Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Asllan Dibrani:Hamdi Ndrecaj Komandant "Panteri" po vdes nga një sëmundje e rënd!

Shko poshtë

Asllan Dibrani:Hamdi Ndrecaj Komandant "Panteri" po vdes nga një sëmundje e rënd! Empty Asllan Dibrani:Hamdi Ndrecaj Komandant "Panteri" po vdes nga një sëmundje e rënd!

Mesazh nga Agim Gashi Fri Mar 08, 2013 11:18 pm

Asllan Dibrani:Hamdi Ndrecaj Komandant "Panteri" po vdes nga një sëmundje e rënd!


Hamdi Ndrecaj komandant Panteri pjesëmarrës i tri luftërave në Kosovë, Maqedoni dhe Preshevë i braktisur nga bashkëluftëtarët aktual në Qeveri po vdes nga një sëmundje e rënd!



Asllan Dibrani:Hamdi Ndrecaj Komandant "Panteri" po vdes nga një sëmundje e rënd! Hamdi-nrecaj1Hamdi Ndrecaj komandant "PANTERI"

- Hamdi Ndrecaj komandant me pseudonimin "PANTERI" po edhe pjesëmarrës i katër luftërave me atë të Kroacisë.
- Letërthirrje -apel dhe reagim të hapur organeve shtetërore në tri shtetet shqiptare, nga Asllan Dibrani, ish i burgosur politik, gazetar dhe publicist anëtar i kryesisë se "Lidhjes së "Shkrimtarëve Artistë dhe Krijuesve Shqiptar në Gjermani" veprimtar shumëvjeçar dhe humanist.
- Fillimi spontan i rrëfimit të luftëtarit Hamdi Ndrecaj Komandant "Panteri" intervistë!
- Letërthirrje -apel dhe reagim të hapur organeve shtetërore në tri shtetet shqiptare!
- Histori e dhimbshme mbi sakrificat e lavdishme te heroit tone Besim Ndrecaj dhe familjes Ndrecaj.
- Fletdëshmi mbi ndihmat dhe solidariteti me këtë familje nga Diaspora shqiptare, klubi "Kadri Zeka" nga Nurtingeni-Shtutgard.
- Ta shpëtojmë jetën e komondantit të nderuar Hamdi Ndrecaj-Komondant “Panteri”
Biseda dhe brengat tona mbi gjendjen aktuale politike, ekonomike, por edhe kulturore ishte biseda me mikun tim, ish të burgosurin politik nga burgu famëkeq i Nishit në Serbi. Biseda spontane na përplasi edhe me gjendjen aktuale të ish "Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës", sipas Syle Mujës qe me njoftoj për gjendjen e komandantit, pjesëmarrës i katër luftërave, luftëtari i sakrificave që vetmohej veten me qindra here ku gjendja e tij na përpiu të gjitha planet e këtyre ditëve qe u bë epiqendër në shpirtin tonë që vendosëm me mikun tim Syle Mujën të komunikojmë ma për se afërmi me ish këlshedrën dhe luftëtarin Hamdi Ndrecaj Komandant" Panteri"qe mbrojti me dinjitet atdheun tonë të shtrenjte nga pushtuesit sllav por per fat te kqe plagët e asaj lufte e solli deri në greminë të vdekjes. Mjeti ma i shpejt ishte faqja e FB- ja pë ta ndihmuar që përdorëm e ku po e paraqes si fillim komunikimin tonë, dialog bisede spontane me zotin Ndrecaj;



Asllan Dibrani:Hamdi Ndrecaj Komandant "Panteri" po vdes nga një sëmundje e rënd! Asllan-dibrani--hamdi-ndrecaj--syle-mujajAsllan Dibrani - Hamdi Ndrecaj - Sylë Mujaj
Asllan Dibrani dhe Sylë Muja në dialog rrëfimi me luftëtarin e lirisë dhe komandantin e Brigadës Operative të Batalionit të parë 112 "Mujdin Aliu" pas rënies heroike të bashke luftëtarit të tij komandant "Rokit" merohet Hamdi Ndrecaj komandant me pseudonimin "PANTERI" po edhe pjesëmarrës i katër luftërave me atë të Kroacisë!
- Fillimi spontan i rrëfimit të luftëtarit Hamdi Ndrecaj Komandant "Panteri" intervistë!
- Përshëndetje miku im Asllan Dibrani, posa morra një kërkesë për miqësi nga ju dhe me kënaqësi e pranova dhe ju falënderoj për interesin tuaj dhe të zotit Sylë Muja qe keni shpreh gatishmërinë të përballeni me gjendjen time shëndetësore.
Asllan Dibrani, Sylë Muja: -Po kemi nderin, zoti Hamdi Ndrecaj të ndihmojmë, dhe t'i ndajmë dhimbjen dhe sakrificat se bashku kur veç paka shumë mësuam për përkushtimin tuaj për çështjen e kombit, për qëndresën tuaj, për ballë armiqve shekullor. Mjafton kjo qe mësuam nga ju, meqë edhe ne ishim pjesëtar në shërbimin e atdheut me shumë vite i shëruam dhe po i shërojmë plagët qe pësuam nga Serbia pushtuese, andaj i kemi përjetuar dhimbjet për idealin e kombit, dhe për këtë kemi obligim vëllazëror ta ndihmojmë njeri tjetrin, pikërisht në situatën tuaj që ke nevojë sot për neve!
- Hamdi Ndrecaj Komandant "Panteri": Miq të nderuar, edhe se me dhimbje të madhe po i përjetoj këto çaste, ju them se jeni njerëzit e parë që po më afroni ngrohtësi edhe me anën e fjalëve shërohen njerëzit, por unë i kam humbur shpresat, oh vëllezër dhe këto dhimbje dhe sëmundja qe me rrëmbeu janë sinjalet e fundit për jetë dhe shume afër vdekjes, por megjithatë po mi zbutni këto dhembje me iniciativën e juaj se kam dëshirë qe mos ta provojë perëndia as një njeri, me këtë sëmundje dhe dhimbje, por nuk kisha dashtë të vdes si kafshë i përbuzur deri në këtë shkallë nga ata qe i ngjeshëm armët së bashku kundër armiqve në frontin luftarak! Kam mbet rrugëve, pa bukë dhe dinjitet, sepse nuk ju desha dhe nuk shkova mbrapa pas lufte, pas haraçeve të tyre dhe poshtërsive të pa fundme qe i bënë popullit zullumqaret dhe uzurpuesit e "Qeverisë Aktuale" qe disa kishin qenë në frontin luftarak vetëm spektator dhe tani po bëjnë folklor me të kaluarën tonë dhe sakrificat e UÇK-së, po edhe të popullit në tërësi qe emrat tonë përmendën vetëm sa për te vjel vota dhe për manipulime elektorale në prag të zgjedhjeve..
- Kjo bisede me ish luftëtarin Hamdi Ndrecaj Komandant" Panteri ishte shumë rrëqethëse dhe shumë prekëse me rastin e deklarimit të tij dhe vazhduam epilogun e bisedës ma tutje qe na nxiti edhe për publikimin e këtij shkrimi duke ju bërë thirrje për mes kësaj letre, edhe institucioneve të larta shtetërore qe sot janë ne sektorët e ndryshme në shërbimin e atdheut, por edhe atyre uzurpatorëve qe i kanë zënë vendet e huaja në kolltukët e buta me vota të vjedhura, njerëz abuzues, injorant të pa vetëdijshëm dhe antikombëtar, qe po e injorojnë progresin drejt një shteti juridik kulturor dhe ekonomik, por edhe social në rastin konkret të luftëtarit të lirisë zotit Hamdi Ndrecaj Komandant" Panteri !
- Asllan Dibrani, Sylë Muja: - Me keqardhje po i përjetojmë rrëfimet e juaja zoti Hamdi, po e kuptojmë gjendjen tuaj, ju falënderojmë dhe kemi nderin që bisedojmë dhe komunikojmë me ju andaj sakrificat e juaja dhe atë qe e keni bërë ju për atdheun është një krenari për ju dhe për UÇK-në. Or mik i bekuar, me keqardhje po e përjetojmë zhgënjimin tuaj në klasën politike, por shpresojmë se do te bëhet mirë do të jesh prapë miku i tyre i armëve dhe i idealeve kombëtare.
- Hamdi Ndrecaj Komandant "Panteri": - Me keqardhje po ju them se nuk më kanë dhëne kurrfarë prove qe të më dalin në ndihmë dhe do të vdes me dinjitet, se unë skam luftuar me plaçkit e robëruar ketë popull, po me çliruar. Dukuritë e tilla po lansojnë botëkuptime qe liria e tyre u vodh nga banditët qe na e turpëruan edhe uniformen ushtarake dhe idealin tone për jetesë qe kishim me i çliruar trojet tona nga pushtuesit shekullore!.
- Asllan Dibrani, Sylë Muja: - I nderuar a mund të mësojmë diçka ma shume për sëmundjen tuaj dhe problemet shëndetësor qe po ankoheni?
- Hamdi Ndrecaj Komandant "Panteri": Po miqtë e mi,ju jap informata dhe të dhëna të cilat me sollën në buzë varri!. Kam bërë përpjekje shërimi që sa kohë, dhe diagnoza është kjo:
- Jam shumë keq dhe i sëmur nga hepatiti. Do te thotë pjesa me e madhe e mëlçie është e dëmtuar në tërësi. diagnoza nje eshte kjo.
dg .heppatits obs hcv hbsag pozitiv,qe eshte vdekje prurëse dg hta.dislinidemia .hert lemis . Dhe se duhet mjekim i gjatë dhe i shtrenjtë, ndërsa unë nuk jam në gjendja as sa për një fotografim të thellë ta paguaj vet se jam i pa punë i braktisur i harruar i sëmura! Kështu qe i kam quar duart, nuk kam forcë ma, nuk kam shpresë ma, dhe kështu që po dergjem dita ditës dhe po tretem, po i afrohem asaj qe nuk e kam dëshiruar të vdes kështu rrëfen nder të tjera zoti Hamdi Ndrecaj!...
- Asllan Dibrani, Sylë Muja: -A keni kërkuar ndonjë ndihmë nga organet kompetente qeveritare, që je i sëmurë, një njëri i tri luftërave po edhe i asaj në Kroaci, keni lëne gjurmë veprimi dhe me qe mësuam se edhe keni pas një reputacion dhe rol në "Ushtrinë Çlirimtare të Kovës", të asaj në Maqedoni dhe Preshevë besojmë në organet tona se e gëzoni një respekt dhe ju dëshmoni se jeni kontribuuesi i arritjes së "lirisë", është edhe dhuratë e juaja qe deputet tanë qe janë ulur ne karriget e buta në funksione të ndryshme!!!
- Hamdi Ndrecaj Komandant "Panteri": - Po si skam kërkuar or miq, por përgjegjëja është se "kemi punë ma të mëdha dhe ma të rëndësishme se e jotja" kështu qe jam pajtuar të vdes, pasi nuk kam rrugë tjetër gjer me sot nga as kush nuk kam pranuar, apo marr ase një cent ndihmë apo diç tjetër ... Gjë që sëmurja ngadalë- ngadalë po më shkatërron, dhe nëse nuk i duhesh sot dikujt, apo nuk je si më parë i fort të qarku, të rrokulliset edhe dheu nder këmbë... Tash më, as kush nuk të respekton, as kush nuk të përkrah?!. Kjo është vërtet e tmerrshme të populli ynë, çlirimtarët e vërtet mbesin rrezginë e matrapazëve, uzurpuesëve dhe manipulanteve ordiner në Kosovë, gjë që vendi po shkon drejt greminës. Ky popull nuk e ka meritua, por edhe unë si pjesëtar i luftës, aq ma pak qe nuk i kam bishtnuar as edhe një here luftës, as interesave kombëtare, as sot as në të kaluarën unë si person, por edhe familja ime, ka lënën gjurmë ne favorin e këtij populli që ndoshta do te vjen një ditë dhe do të bashkohemi në një ombrellë qe e kemi pas ma herët gjatë historisë.
- Pas këtyre fjalëve me Hamdi Ndrecaj Komandant "Panterin" ne ngelem me gojëhapur duke u shokuar dhe me një alarm shpirtëror u gjetëm në një pozitë të pa lakmueshme, gjë qe mbetëm pa koment?!... -Nga situata e parë shumë alarmante dhe reale u angazhuam që ta publikojmë një shkrim me ushtarakun dhe komandantin mbi gjendjen e tij shëndetësore shumë te rënd, po edhe me një kontonumrer që ta ndihmojmë edhe ashtu vepruam qe këto dite është publikuar në FB, por artikullin qe po e shkruaj i nxitur nga një padrejtësi dhe çoroditje nga ngërzit kompetent në Kosove vendosa tu bëjë apel dhe letër të hapur komunikative, organeve të Kosovës dhe atyre shqiptare ma gjënë me sa vijon drejtuar:

- Te respektuar dhe te nderuar organe kompetente dhe drejtues të vendit ju drejtohem me këtë letër-apel dhe reagim të hapur:

- Letërthirrje -apel dhe reagim të hapur organeve shtetërore në tri shtetet shqiptare, nga Asllan Dibrani, ish i burgosur politik, gazetar dhe publicist anëtar i kryesisë se "Lidhjes së "Shkrimtarëve Artistë dhe Krijuesve Shqiptar në Gjermani" veprimtar shumëvjeçar dhe humanist.

1. Zonjë e nderuar Kryetarës së Republikës së Kosovës zonjes Atifete Jahjagaj.

2. Zotëri i nderuar i Qeveritar - Kryeminstrit të Republikës së kosovës z. Hashim Thaqi.

3. Zotëri i nderuar i Kuvendit Parlamentar - Kryeparlamentarit të Republikës së Kosovës z. Jakup Krasniqi.

4. Zotërinj të nderuar të Administratës civile të OKB-së e cila funksionon në Kosovë.

5. Zotëri të nderuar të Këshillit për të drejtat e njeriut në Kosovë dhe Bruksel

6. Zotëri të nderuar Kryetarëve të partive politike në Kosovë.

7. Zotërinj të nderuar të Ministrisë se Shëndetësisë në Kosovë Ferid Agani.

8. Zotërinj të nderuar nga Qeveria, Parlamenti dhe organet administrative të Shqipërisë.

9. Zotërinj të nderuar dhe bashkëluftëtar i zotit Hamdi Ndrecajt, zoti Ali Ahmeti dhe klasa politike shqiptare në Maqedoni.

10. Zotëri të nderuar te të gjitha mediave elektronike në "Trojet Shqiptare" dhe të diasporës që dha një kontribut të madh në çlirimin e vendit përmes kësaj letër bëjmë-apel dhe reagim të hapur si ma poshtë:
Nuk ishte e lehte për të shkruar as për të reaguar por gjaku, sakrificat dhe idealin e djemve dhe vashave të UÇK-së, ish të burgosurve politik nuk me lanë hapësirë të mbetem spektator i ngjarjeve të fundit që po ndodhin. Lufta dhe vlerat e tyre qe i patën, duke i lëne edhe eshtrat për ta çliruar vendin nga okupatori, nuk po na lënë të qetë!
- Me vjen keq qe ka ardhë, deri të një reagim dhe një luftënxitje, njeri kundër tjetrit, në mes shqiptarëve, po për hire të idealeve dhe sakrificave qe i kam dhënë edhe vet si ish i burgosur politik dhe veprimtar shume vjeçar me pa Kosovën të lirë, pa nderskamza, pa bashibozuk, pa injorant, pa manipulues, pa demagog dhe pa njerëz të shitur, pa identitet qe i njollosin institucionet tona ato qe i ndërtuam me mund e me djersë, të shumë njerëzve siç është rasti i zotit Hamdi Ndrecaj Komandant "Panterin". Mbetet që të apelohet që ta ndihmoni, ju njerëz që meritoni të jeni aty, në institucionet tona, duke i larguar ata që e njollosën komandantin e tri luftërave!. Largoni ata që po shkelin në gjakun e dëshmorëve, ata që po e hanë djersën e popullit, ata që nuk janë ma tepër se kukulla në qeverinë aktuale qe dirigjohet nga mashe e huaj sipas orkestrimit të tyre, duke e lënë në baltë pjesën ma vitale të kombit, familjaret e dëshmove ku do ta ndërlidhi me biografinë e luftëtarit dhe trimit qe po i afrohet momenti të kaloj në botën tjetër nga injorantet dhe uzurpuesit në qeverinë tonë dhe institucionet tona!
Me këso letrash deri me tash, ju kemi drejtuar okupatorit serb edhe nga burgjet për padrejtësitë që na u kanë bërë të gjithë bashkevuajtesve të mi dhe popullit të Kosovës, duke filluar nga ish të burgosurit politik, nga burgu i Nishit me mbi 200 veta, si Ali Lajqi, Berat Luzha, Sali Sefa, Gani Kocin, Martin Çuni, Bajram Kosumin, Sejdi Veseli, Xajë Nura, Muhamet Rugova, Gani Krasniqi Ramadan Pllana Rexhep Maqedanci etj pa i përfshirë ish të burgosurit politik nga burgjet e Pozharevcit, Goniotokut, Vranjes, Leskovcit, në Mitrovicen e Sremit, Idrizova dhe dhjetëra e dhjetëra burgje tjera qe edhe i lanë eshtrat në ato burgje nga torturat serbe në saje të kësaj beteje të deri tashme pason biografia e Hamdi Ndrecaj Komandant "Panterin" sa për njoftim!
- Hamdi Ndrecaj Komandant "Panteri" rrjedh nga një familje e fshatit Maqitevë, në komunën e Therandes (Suharekës). Familja e tij ishte njëra ndër familjet ma me zë në historinë e re qe i shërbeu atdheut dhe Kosovës martire nga e cila do ti hyjmë në hak kësaj familje, po qe se nuk do ti publikojmë vlerat e saj përmes heroit të Kombit Besim Ndrecajt që i fali kjo familje Kosovës, në ngjarjen e vitit 1995. Bëri jehonë të bujshme në opinionin kombëtar dhe dridhi themelet e Jugosllavisë sllaviste. Po paraqesim ne pika të shkurta biografinë e djalit të axhës se Hamdi Ndrecajt qe duke qene i pa thyeshëm la gjurmë edhe të Hamdiu që aso kohe ishte fare i brishtë, po pasoj frymëzimi dhe ideali për kombin rezultojë edukatën e tij që ti ndjek, pas hapat e të parëve tanë, po edhe të Besim Ndrecajt krenaria e kombit!
Histori e dhimbshme mbi sakrificat e lavdishme të heroit tonë Besim Ndrecaj dhe familjes Ndrecaj.
Besimi u lind në fshatin Maqitevë të komunës së Suharekës (Therandës) më 10.05.1956. Ai u lind në kohën e aksionit të armëve, ku me dhjetëra patriotë që donin lirin për atdheun e tyre gjeten vdekjen nën torturat nga më mizorët nga xhelatët me shpirt djalli Tito-Rankoviç dhe sahanlëpirësit shqipfolës të tyre. Në vitin 1956 lindi Besim Nrecaj, fëmija i tretë më radhë nga të shtatë fëmijët e babë Ademit dhe nënë Meleqes, e cila vdiq duke lënë jetim pesë djem e dy vajza.
- Kishte një dashuri të madhe për arsimin, në vitin 1971 mbaroi me sukses të shkëlqyeshëm shkollën fillore ”Vladimir I. Lenini” në fshatin Mushtisht të Therandës, pra ai për 8 vite me radhë kishte udhëtuar nga fshati i tij i lindjes Maqitevë për në shkollën e Mushtishtit, ndërsa shkollën e mesme të gjeodezisë në Gjakovë e mbaroi po me sukses të shkëlqyeshëm në vitin 1975, andaj ai edhe shkruante poezi e prozë. Më të mbaruar shkollën e mesme punësohet në Drejtorin e Gjeodezisë të Suharekës -Therandës, ku me ndërgjegje të lartë kombëtare mbronte të drejtat e klasës punëtore shqiptare në atë organizatë punuese. Ka dëgjuar e ka lexuar pastaj për të kaluarën e popullit shqiptar që ishte përplot vuajtje, nga mizoritë e pushtuesve më të egër e më barbar të jugosllavo-serbo-malazezo-maqedone, duke i pas edhe ne kujtim Turqinë pushtuese. Njëkohësisht kishte dëgjuar edhe për qëndresën heroike të trimave Tahir e Nebih Meha, Rexhep Mala e Nuhi Berisha dhe së fundit për bashkëveprimtarin e tij Alush Kryeziun etj.
Nga këto ide të tij përparimtare, drejtori serb kërkon që Besimi ta lëshoj vendin e punës, pas një konflikti verbal me këtë drejtor serb. Besimi me një shufër të hekurit e sulmon drejtorin duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore. Për këtë në vitin 1978 Besimi është dënuar nga Gjykata Komunale për kundërvajtje e Suharekës.
Në vitin 1979 familja e Besimit shpërngulet nga fshati malor i Maqitevës në fshatin "Malësi e Re" komuna e Prizrenit. Në ndërkohë po atë vit ai merr ftesën për të shkuar në shërbim ushtarak në armatën shoviniste jugosllave në Divule të Splitit në Republikën e Kroacisë.
Qysh në fillim të shërbimit në atë burg kolektiv, Besimi bie ndesh me oficerët neoçetnik të cilët i bëjnë presion psikologjik rekrutit të ri shqiptar, me qëllim që ta thyenin shpirtin e tij tejet atdhetar. Oficeri serb me bindje çetnike i fut në konflikt me Besimin dy ushtar serb, por me guximin dhe forcën fizike që kishte ky shqiptar sy patrembur është përleshur me oficerin dhe dy ushtarë të tjerë serb, ku oficerin e lëndon rëndë duke e therur me thikë dhe ushtarët kanë pasur lëndime paksa më të lehta. Për këtë ai është dënuar me 21 muaj burg të rëndë në qelit e burgut të Lepogllavës në Kroaci. Gjatë qëndrimit në burg ai kalitët edhe më shumë dhe krijon bindjen e tij se në krijesën artificiale të federatës jugosllave shqiptarët nuk kanë vendin dhe sa më pare shqiptarët duhet të dalin nga Jugosllavia e kalbur.
Në vitin 1982 Besimi është liruar nga burgu i Lepogllavës së Kroacisë dhe arrin në burgun e madh të quajtur Kosovë ku populli shqiptar i Kosovës ishte ngritur kundër Federatës Jugosllave dhe haptas po kërkonin Shtetin e tyre Shqiptar "Kosovën Republikë"! Po këtë vit Besimi arrin të punësohet në Organizatën Bujqësore Industriale në Shirokë në sektorin e gjeodezisë. Bishat çetnike jugosllavo-serbe dhe tradhtarët shqipfolës, po e mbanin nën vëzhgim të përhershëm, ishte viti 1982 ku forca të shumta të milicisë Federative Jugosllave nën masa të jashtëzakonshme dhune e terrori mbanin nën çizmen pushtuese shqiptarët e Kosovës.
- Ky nga aktivitetet e përhershme ilegale nderoj strategjinë me 28 nëndori të vitit 1987, Lëvizja ndërron formën e veprimtarisë organizative në Lëvizje Guerile: ”Shqipet e Lirisë”, formohet brigade 28-128, ku Besim Nrecaj emërohet komandant i Njësitit Gueril për Suharekë, ”Zjarri 002”, dhe merr pseudonimin “Forca”, ku maturia, trimëria, dhe konspiracioni ishin virtytet të larta për Besimin.
Viti 1990 situata në Kosovë sa vjen e rëndohet, ngjarja e nxënësve të helmuar nëpër shkolla fillore e të mesme, nga ana e aparatit represiv të çetnikëve serb, i ka tronditur mbar shqiptarët, dhe situata gjithnjë e më tepër po dilte jashtë kontrollit. Besim Ndreca me bashkëveprimtarët e tij të lëvizjes çlirimtare kishin deklaruar në shumë vende se do të hakmerreshin dhe se ky do të jetë edhe fundi i Serbisë.
Një ditë si ato ditët e pararendëse që mbretëronin nën dhunë e terror, milicia serbe në Suharekë kishte planifikuar arrestimin e Besimit në Stacionin e autobusëve. Aksionin për arrestimin e tij e kishte marrë një epror i milicisë së Stacionit të Suharekës me dy milic të tjerë. Përpara i del eprori dhe e urdhëron të ndalet, pas tij veprojnë edhe dy milicët tjerë të cilët tentojnë t'ia vejnë prangat, por sa hap e mbyll sytë, Besimi me zhdërvjelltësinë e tij arrin ti largon dhe për pak sekonda arrin ti dorëzohen milicët që ndodheshin përpara tij. Ishte ajo revolja e Besimit që i kishte dozuar këto bisha të mjera. Ai e kishte tani tërësisht në dorë situatën ku urdhëroi milicët e çarmatosur ti dërgoj në drejtim të Stacionit të milicisë së Suharekës dhe kështu ai po i thoshte eprorit të dorëzuar se nuk është lehtë me ja marrë shqiptarit armën nga brezi. Më pas kur ka arritur të Stacioni i milicisë ka kërkuar të takohet me komandantin edhe pse asnjëherë më parë se ka njohur, komandanti i milicisë i habitur nga kjo situatë, ku Besimi i është drejtuar me fjalët: ”… Merri këta këlyshët e tu dhe kurrë më të mos më dalin përpara, kësaj radhe t'i dorëzova të gjallë, por po tentuan të më dalin në një rast tjetër përpara s'ke për t'i pare kurrë më të gjallë…”. Kjo ngjarje ishte akti më sfidues për pushtuesin, pas ngjarjes heroike të 13 majit të vitit 1981 ku nga pushkët e Tahir e Nebih Mehajt.
Po këtë vit një ditë gushti të nxehtë vere, ai ishte në një dasmë shqiptare, ku kishte një numër të madh dasmorësh, flamuri kombëtar shqiptar valëvitej në krye të dasmorëve. Forca të mëdha të milicisë në rrugën magjistrale Suharekë – Prizren afër fshatit Gjinoc i ndalojnë dasmorët dhe më dhunë ua marrin flamurin, Besimi shkon në drejtim të milicëve dhe pas një kacafytjeje me ta, ua merr flamurin dhe ua kthen dasmorëve, dhe Besimi për ta u bë hero.
Kështu vitet kalonin njëri-tjetrin Besimi u gjendej në ndihmë gjithë atyre njerëzve që kishin nevojë për të.
Viti 1995 këtë vit kishte marrë hov aksioni ushtarako-policor për grumbullimin e armëve, një dhunë dhe terror i tmerrshëm si dhe duke luajtur me nderin e shqiptarëve, po ndodhte si në kohën e satrapit Tito-Rankovq të viteve 1955-56. Soldateska fashiste e diktatorit Millosheviq po i keqtrajtonte çdo ditë me dhjetëra shqiptarë. Po thuaja se të gjitha fshatrat e komunës së Suharekës dhe një pjesë të fshatrave të Prizrenit ishin për çdo ditë në shënjestër të këtyre bandave neoçetnike të Millosheviqit dhe Sheshelit. Njëri ndër më të egrit dhe më mizorët ishte krimineli dhe komandanti i postëkomandës së milicisë në Lubizhd të Prizrenit, Dragan Shoshkiq i ardhur me detyrë në Prizren nga qyteti i Pejës, ky kishte çerdhen çetnike në Sredskë të Reçanit, ai me vartësit e tij e mjerisht me ta ishin edhe disa shqipfolës që ishin shitur tek serbi e malazezi, po ushtronin në popullatën shqiptare tortura nga më mizoret, ku përdorej elektroshoku dhe dajaku i bejsbollit dhe tortura tjera më çnjerëzore. Këta neoçetnik gjakpirës, përkrahej haptas nga dy kriminel edhe më famëkeq të komandave policore të Prizrenit, komandant Petroviqi me bashkëpunëtor të tij dhe ai i Suharekës komandanti Millan Shipka, kuptohet me urdhër të aparati shtetëror të Serbisë po bëhej ky terror tejet i egër ndaj shqiptarëve të cilët kërkonin të drejta dhe liri kombëtare.
Më 3 Maj të vitit 1995, në orën 9 të mëngjesit një togë milicësh me në krye Dragan Shoshkiqin, ia mësyjnë për ta bastisur edhe shtëpinë e Besim Nrecës në fshatin Malësi e Re të Prizrenit. Lidhur më këtë rast rrëfen bashkëshortja e Besimit, Sheride Daka – Nrecaj, me të cilën Besimi u martua në vitin 1983 dhe i la amanet asaj gjashtë fëmijë. Albanin, i cili edhe pse i ri mori pjesë në luftën çlirimtare në UÇK dhe UÇPMB, Albanën, Hekuranin, Arbnorën, Granitin, dhe Malësorin. Ajo rrëfen ngjarjen: ”Një togë milicësh të armatosur deri në dhëmbë dhe të veshur me jelek antiblumb erdhën në shtëpinë tone në orën 9 të mëngjesit të 3 majit të vitit 1995 dhe kërkuan Besimin. Unë i thashë Hekuranit shko tregoju se ai është në punë në Shirokë.
Dragan Shoshkiqi, ka marrë për detyrë të shkoj tek personi i shumë kërkuar Besim Nrecaj, në pretekstin e konfiskimit të armës, të cilën e barte pa autorizim dhe nuk e hiqte asnjëherë nga brezi, më pas Shoshkiqi dhe milic tjerë, shkojnë në OBI, në Shirok në vendin e tij të punës, duke njoftuar edhe njësitet tjera të stacionit policor të Suharekës e në veçanti komandantin e milicisë kriminelin dhe çetnikun Millan Shipka i cili ishte edhe anëtar i “Crna Rukës” së Beogradit. Sapo kanë arritur në Shirok në vendin e tij të punës milicia i ka njoftuar rojet për aksionin e milicisë, ngase janë në dijeni se Besimi bart armë pa leje me vete. Ai është gjetur me kolegë të tjerë në vendin e punës. Shoshkiqi ka kërkuar me emër Besimin dhe ai është përgjigjur, më pas është kërkuar nga punëtorët të lëshojnë zyrën e Besimit, ata të gjithë kanë dale, në mënyrë të befasishme vepron Besimi, nxjerr revolen e tij dhe e vret komandantin Dragan Shoshkiq, duke i thënë:”… se atë që ke kërkuar e gjete tani eh biri i shkinës…”, dhe plagos rëndë zv.kom. e Millan Shipkës, Dragan Dobrosavleviqin. Besimi ua merr armët të dyve dhe më shpejtësi rrufeje largohet nga vendi i tij i punës.
Kjo tregonte se pushtetit represiv jugosllavo-serb u kishte dalur situata nga dora, anipse kjo makineri vrastare këmbëngulte se sistemi i tyre gjenocidist kontrollonte gjithçka. Kështu atyre më propaganda nuk po u shitej në Kosovë, këtë rrenë propagandistike ua kishte prishur Tahir e Nebih Meha, Rexhep Mala e Nuhi Berisha, Alush Kryeziu dhe së fundmi Besim Nrecaj, i cili u kishte krijuar një situate rrëmuje në radhët e pushtuesit jugosllavo-serb. Edhe pse atë ditë të 3 majit ende nuk e kishin shpallur gjendje të jashtëzakonshme, por shtet-rrethimi dukej hapur në hapësirat e mbarë Kosovës. S'ishte më një pamje e zakonshme kjo për komandantin kriminel Petroviq dhe Shipka, ishte kjo një situatë, ku ata dhe zagarët e tyre ndjeheshin tërësisht të frikësuar, kjo frikë shihej tek surratet e tyre. Kjo situate e papritur kishte shthurur mitin e federatës jugosllavo-serbe e cila ishte bërë si një kull prej letre. Më të dëgjuar se Besimi e kishte vrarë komandantin e stacionit të milicisë së Lubizhdës, Shoshkiqin, ky lajm i papritur, e ngriti në këmbë gjithë aparatin shtetëror terrorist serbo-malazez, kudo nëpër rrugët e Kosovës. Dëgjohej zhurma e makinerisë së rëndë ushtarako policore. Realiteti ndërroi formën e vetë, ata pushtuesit terrorist jugosllavo-serb, që mburreshin se nuk kanë frikë nga shqiptarët, tani i kishte kapluar frika dhe paniku, u vra komandanti që kishte krijuar famë në ndëshkimin e shqiptarëve. Tani po vajtonin djalin e vetëm "cërnagori dhe cërnagorka", ata tani po e shanin dhe mallkonin Jugosllavinë e Titos-Rankoviqit e Millosheviqit!
Po këtë ditë të 3 majit, vëllai i Besimit Xhemajliu rrëfen: ”… Aty kah ora 12 me tu kthyer nga puna në shtëpi më vërsulën afërsisht 300 milicë, më torturuan mizorisht duke më kërcënuar se nëse nuk dorëzohet Besimi të gjithë Nrecajt do ti vrasim…”. Besimi kishte arritur ti takonte bashkëshorten e tij dhe fëmijët duke i sugjeruar ata që të shkonin në Grykoc të tezja Sabrie, duke ia lënë amanet fëmijët bashkëshortes së tij dhe niset për të shkuar në shtëpi me i marr armët që kishte. Por, aty ishte vë një rrethim i hekurt dhe ai pozicionohet në disa llagëme të Fusha e Thatë mbi fshatin Legjendë dhe priste që ti afroheshin ato mijëra forca të cilat kishin bërë një shtet rrethim të hekurt në të dy zonat Suharekë e Prizren. Për dy orë rresht Besimi kishte bërë një luftë të hapur dhe të ashpër afërsisht me mbi 3000 forca ushtarko-policore të armikut, tre helikopter ushtarak ishin afruar istikamit të Besimit për ta zënë të gjallë, por trimit i punon fati dhe arrin ta plagos pilotin e njërit nga të tre helikopterët dhe ata mezi arrijnë të shpëtojnë, por nga dy helikopter të tjerë mitralohet nga lartë istikami i Besimit, zbrazin breshëri plumbash, por ama edhe Besimi zbraz plumbat nga armët e tij dhe qëllon pa mëshirë mbi gjakatarët pushtues dhe më në fund aty kah ora 15, Besimi bie heroikisht në fushën e nderit, duke luftuar si hero i vërtetë i legjendave tona shqiptare, luftoi një zemër heroi me mbi 3000 mijë ushtar e milic serbo malazez e me hafijet shqipfolës!
Më 5 Maj 1995 vargu i gjatë i mijëra pjesëmarrësve në kortezhin funeral, me dhjetëra kurora e buqeta lulesh ishin tubuar në fshatin Legjendë për ti dhënë lamtumirën e përjetësisë Besim Ndrecës. Trupi i tij mbështjellur me flamurin kombëtar shqiptar, po kalonte rrugës për në varrezat e Malsisë së Re, pranë tytave të shumta të forcave armike.
Në shtratin e tokës Shqipëri që aq shumë e deshi Besimi, u lëshua trupi i heroit, i mbuluar me buqeta lulesh që mbuluan me dheun e tokës mëmë heroin e pavdekësisë Besim Nrecën me te cilën u solidarizuan me mijëra njerëz duke e ndihmuar po edhe nga diaspora shqiptare, ku po i sjell dëshminë nga klubi ynë SHKSH "Kadri Zeka" në rrethin e Shtutgardit në Nurtingen, një ndihmë solide prej 1000 markave te atëherëshme që i pranoj Shehride Ndrecaj shoqja e të njërit nga Arban Hoxha.

Asllan Dibrani:Hamdi Ndrecaj Komandant "Panteri" po vdes nga një sëmundje e rënd! 0_630x414_images_stories_2013_shksh-kadri-zeka-1mije-euro
Fletë dëshmi mbi ndihmat dhe solidariteti me këtë familje nga Diaspora shqiptare, klubi "Kadri Zeka" nga Nurtingeni-Shtutgard.
Në shenjë respekti, në vitin 1995, dhe te shqetësuar me kryetar Xhafer Leci, Arban Hoxha nënkryetar, Bedri Islami sekretar dhe Hajrullah Matoshi arkëtar, Ndihma të tilla ishin anembanë diasporës.



Asllan Dibrani:Hamdi Ndrecaj Komandant "Panteri" po vdes nga një sëmundje e rënd! 0_300x377_images_stories_2013_piktur-syle-mujajPortret i punuar i heroit të popullit nga artisti-piktor Sylë Muja Besim Ndrecaj nga Zvicra dhuruar familjes Ndreca

Kjo ishte historia e familjes Ndrecaj, qe kombit i dha bijtë e vet luftëtar në mesin e tyre edhe Hamdi Ndrecaen legjendë e gjallë qe u përbuzën nga bashibozuket aksidental që gjenden sot në qeverinë e Kosovës dhe i mohuan shërimin dhe ndihmën hallexhiut, Hamdi Ndreces!... Andaj Lufta e Kosovës e pa shmangshme sipas operacioneve antishqiptare serbosllave, kjo familje nuk ju nda synimeve për ta çliruar vendin dhe nga kjo familje ju bashkangjten luftës se lavdishme të UÇK-së me dhjetëra luftëtar, ku po e veçojmë Hamdi Ndrecaj Komandant" Panterin" po kësaj familje atdhetare.
Hamdi Ndrecaj Komandant "Panterin" po i kësaj familje atdhetare. Edhe ky ka lindur me 31.01. 1969, në fshatin Maqitevë, komuna e Therandës, shkollën fillore e ka kryer në fshatin Mushtisht, dhe qe ne klasën e 8-te të shkollës fillore ka ra ndesh me regjimin serbo- jugosllav. Ndëshkimi ishte largimi nga shkolla. Hamdiun e detyruan të shkoj në shkollën e fshatit Bukosh për ta mbaruar pjesën e mbetur, në atë kohë shpërndante materiale, fletushka me përmbajtje nacionale qe pushtuesi i quante armiqësore dhe antijugosllave. Ishte në atë kohe në bashkëpunim me Fadil Ndrecajn dhe Ali Botushen i cili veç ishte në burg aso kohe ne vitin 83-të. Familja ra ne sytë e pushtetit gjë që zullumi kundër tyre vazhdonte edhe pas betejës se Besimi Ndrecës siç cekëm edhe ma lartë. Familja u detyrua të shpërngulem për në Ferizaj, ndërsa pjesëtaret tjerë te familjes ngeli në Malësi te re të Prizrenit. Si qellim i thyerjes se kësaj familje edhe fizikisht, por morali i kësaj familje sikur e indoktrinoj luftëtarin e tri luftërave zotin Hamdi Ndrecajn, të jetë në ballë të betejave për tokat shqiptare.
Në Ferizaj mbaroj shkollën e mesme dhe ne vitin 88-të, ra në burg, si i burgosur i FB.
Një pjesë të burgut e mbaroj në Leskovc, pjesën tjetër në Dubarvë.
Gjithsejtë me 24 muaj burg, pas mbarimit të burgut ju ngushta ekzistenca dhe veprimtaria e tij kundër pushtuesit. Atij si mbeti ma hapësire veprimi dhe u detyrua të shpërngulet nga Kosova në Kroaci dhe regjistroi fakultetin teknik, në Zagreb. Nuk pati fat, se veç filloj sh'thurja e asaj "PIS JUGOSLAVISË" në atë kohë.
Nga Zagrebi iku ne Buje dhe Piran i cili u aktivizua si aktivist i HDZ, në Kroaci siç vepruan një numër i madh shqiptarësh qe ma në fund u keqpërdoren nga pushteti i Kroacisë qe edhe sot ka djem shqiptar, nëpër burgje si përgjegjës gjeja mbi (gjenocidin kudër serbëve), njëri ndër ta Zenel Krasniqi i arrestuar nga Interpoli në qytetin e Shtutgardit të Gjermanisë dhe nuk dihet fati i tij se sa vite u dënuar!?...
Mirëpo gjithnjë duke parë jo perspektivë, Hamdiu emigroj në Gjermani ku qëndroj gjerë m e 27 nëntor të vitit 98-të, kur thirri zëri i atdheut për ti dal zot Kosovës. Kryesisht ai qëndroj në qytetin Hof afër Munihut në Republikën e Baiernit. Edhe se e kishte statusin e rregulluar e lëshoj Gjermaninë për t'u kthyer në frontin e luftës në Kosovë.

Asllan Dibrani:Hamdi Ndrecaj Komandant "Panteri" po vdes nga një sëmundje e rënd! 0_300x241_images_stories_2013_hamdi-nrecaj2Asllan Dibrani:Hamdi Ndrecaj Komandant "Panteri" po vdes nga një sëmundje e rënd! 0_300x225_images_stories_2013_hamdi-nrecaj3
Hamdi Ndrecaj komandant "Panteri" në frontin e luftës në Kosovë nga e cila tyta e pushkës së tij do ti vras ata të pa shpirtit uzurpatorë e vendeve qeveritare dhe si dhanë ndihmë luftëtarit dhe çlirimtarit të Kosovës pjesëmarrës i 4 luftërave!



Asllan Dibrani:Hamdi Ndrecaj Komandant "Panteri" po vdes nga një sëmundje e rënd! 0_300x300_images_stories_2013_hamdi-nrecaj4Hamdi Ndrecaj komandant "Panteri" foto me shokët e vet

Hamdi Ndrecaj në Kosovë u angazhua në brigadën 138-të njësiti mburoja me zjarr, si ushtar i cili morri me dhjetëra here aksione frontale kundër pushtuesve që dha kontribute të mëdha në Kosovë deri në mbarimin e luftës. Ai lente përshtypje të shokët edhe në ngritjen e moralit, ku ishte zona ma e zjarrtë me forcat çetnike, ju paraprinte luftëtareve tjerë, gjë qe trimëria e tij ishte evidente kudo.
Pas përfundimit të luftës e Kosovës ai me një përgatitje profesionale të luftëtarit dhe i frymëzuar për lirimin e tokave shqiptare nga çizmja e sllavëve maqedon vazhdoj veprimtarinë e vet. Ishte organizator për luftën në Iliridë, në "UÇK-ën" (Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare) në Maqedoni. Ka qenë njëri nga bashkë themeluesit e saj. Ka shërbyer nga 14 marsi gjerë në marrëveshjen e kornizës së Ohrit, si komandant operativ i korpusit të tretë dhe komandant i përgjithshëm për intervenime të shpejta, pas rënies se dëshmorit, komandant "ROKI", nga Kopernica e Kamenicës. Hamdi Ndrecaj ka marrë postin e tij si komandant operative i batalionit të parë në Brigadën 112, gjerë në mbarimin e Luftës në Maqedoni.

Asllan Dibrani:Hamdi Ndrecaj Komandant "Panteri" po vdes nga një sëmundje e rënd! 0_221x399_images_stories_2013_hamdi-nrecaj5Asllan Dibrani:Hamdi Ndrecaj Komandant "Panteri" po vdes nga një sëmundje e rënd! 0_300x399_images_stories_2013_hamdi-nrecaj6
Luftëtari Hamdi Ndrecaj komandant "Panteri" foto me shokët e vet tashme një luftëtar me përvojë në pikat strategjike duke mbrojtur vendin!
Ka shërbyer në UÇK në 2001 si komandant të Mujdin Aliu. Hamdi Ndrecaj komandant "PANTERI" e ka udhëhequr atë njësit i cili vepronte ne rajonin e Tetovës dhe me gjënë. Ishte i shquar dhe i nderuar nga bashke luftëtaret dhe qytetarët dhe të gjithë bashkëkombësit. Për heroizmin e pashoq gjatë betejave të një pas njëshme përfitoj një respekt të madh në popull, po edhe në spektrin ushtarak. Meritat dhe rezultatet e tij ishin për ti admiruar dhe komandant Panteri kishte shprehur edhe mospajtimin dhe mosmarrëveshjeve me disa anëtar të shtabit te përgjithshëm te USHTRISË ÇLIRIMTARE KOMBETARE. Ky këmbëngulte dhe nuk dëshironte qe marrëveshja e Ohrit të firmosej nga Shtabi i përgjithshëm, mirëpo pas disa trysnive kishte pranuar një marrëveshje te tillë, por vetëm në formën e një armëpushimi të qëndrueshëm. Komandant Panteri ka disa intervista qe u transmetonin në televizionet me prestigjioze te EU dhe botës. Shumë botime ne gazetën tetovare FAKTI janë të arkivuara. Dy ditë para se te përfundoj lufta u plagos në kokë dhe i theu dy brinje po morri edhe plagë te rënda në krahun e majtë gjatë përplasjes në luftime në vendin Drenovc të Tetovës, ishin plagë qe po i kushtojnë shumë e shtrenjtë sot komandant Panterit në mungesën e kushteve për shërim...



Asllan Dibrani:Hamdi Ndrecaj Komandant "Panteri" po vdes nga një sëmundje e rënd! Hamdi-nrecaj7Ka shërbyer në UÇK në 2001 si komandant të Mujdin Aliu. Hamdi Ndrecaj komandant "PANTERI" e ka udhëhequr atë njësit i cili vepronte ne rajonin e Tetovës dhe me gjënë!
Ai pas kësaj lufte, ishte edhe pjesëmarrës në Luftën e Preshevës i cili as njëherë nuk ju nda aspiratave tona për çlirimin e vendit nga e cila sot ai është i zhgënjyer në klasën politike në te gjitha trojet shqiptare nga lidershipat, që në kohë paqe e rrezikojnë tokën tonë të përbaltet akoma nga armiqtë shekullor, ku si rast konkret është edhe gjendja ma e re në Maqedoni që shqiptarët po torturohen e vriten në tokat e veta nga uzurpatorët sllav, apo edhe rasti i Mitrovicës qe është një folklor politik edhe nga faktori shqiptar, pos ati serb!
Pra me thirrjen e kushtrimit në Kosovë dhe Iliridë - Hamdi Ndrecaj, apo siç njihej me mirë Komandant Panteri ishte kyçur në radhët çlirimtare për liri dhe bashkim në betejat kundër soldateskes karpatiane, duke luftuar fyt për fyt me bishat e egra djallëzore për të mbrojtur dhe çliruar tokat tona shqiptare. Komandant Panteri – Hamdi Ndrecaj ishte çdo here aktiv aty ku u thirr kushtrimi për çlirim e liri, duke filluar nga lufta e Kroacisë, Ushtrisë Çlirimtare te Kosovës dhe Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare 2001 ne Iliridë ne zonën e Tetovës. Hamdi Ndrecaj nga gjykatat sllavo maqedane është i dënuar politik në mungesë me burg kohëzgjatje prej 22 vjetësh.
Asllan Dibrani:Hamdi Ndrecaj Komandant "Panteri" po vdes nga një sëmundje e rënd! 0_238x283_images_stories_2013_hamdi-nrecaj8Asllan Dibrani:Hamdi Ndrecaj Komandant "Panteri" po vdes nga një sëmundje e rënd! 0_300x283_images_stories_2013_hamdi-nrecaj9
Hamdi Ndrecaj gjithnjë ne gatishmëri për ta mbrojtur vendin nga agresoret sllav!
Hamdi Ndrecaj ka 4, fëmijë të rritur në shkolla. Dy janë në fakultet, një në shkollë të mesme dhe një në shkollën fillore, i pa punë i braktisur i përbuzur nga njerëzit kompetent në Kosovë Maqedoni dhe në Shqipëri? Nga pasojat e plagëve i lartpërmenduri përfitoj sëmundje kronike qe u bë alarm në zemrat tona nga e cila dita ditës po i rrezikohet jeta qe tu përballoj dhimbjeve të pa mëshirshëme, andaj bëjmë apel në te gjitha instancat e lartpërmendura dhe qytetar qe ta ndihmojmë komandantin tonë me ndihmën aq sa keni mundësi, po edhe nga organet kompetente qe u përballë me injorance kërkojmë përgjegjësi, kush janë ata i din komandant Panteri ne saje të kësaj shtrojmë kërkesë - apel për ndihmë:
TA SHPETOJMË JETËN E KOMANDANTIT TE NDERUAR, KOMANDANTIT TONËHAMDI NDRECAJ – PANTERI:
Gjendja shëndetësore e Hamdi Ndrecaj – Komandant Panteri është e përkeqësuar vëllezër shqiptar dhe vullnetmirë, ndihma e juaj sot lypset-kërkohet për luftëtarin e lirisë i cili vuan nga një sëmundje e rëndë shëndetësore është duke u trajtuar pranë Qëndresë Klinike Universitare të Kosovës –Prishtinë.
Lutën të gjithë ata të cilët kanë mundësi, që sado pak me mjete financiare të ndihmojnë Hamdi Ndrecaj – Komandant Panteri, të kenë respekt për nderë të sakrificës së tij që e bëri ai për çlirim dhe bashkim të Kosovës dhe Trojeve Tona Etnike. Neve na kërkohet të kemi mëshirë, nderë, mirëkuptim, humanizëm për luftëtarin e lirës z.Hamdi Ndrecaj të cilët falë këtyre burrave jetësojmë "lirinë në Kosovën Shqiptare ajo qe është". Pra sot këta burra na bëjnë të jetojmë të lirë dhe me dinjitet. Zoti i Bekoftë të gjithë ata qe shtrijnë dorën dhe i dalin në ndihmë z.Hamdi Ndrecajt i cili "o sot o kurrë" ka nevojë për neve.
Gjendja aktuale shëndetësore e komandantit është shumë e dobët dhe ai më shumë se kurrë ka nevojë që populli i tij ti dalë në ndihmë në mungesën e organeve kompetente ti japin ndihmë, tani qe janë në gjahun e plaçkës dhe korrupsionit që e injorojnë arterien e bazës kombëtare, nga e cila herëdokurdo duhet të japin llogari pranë këtij populli, njerëz të pa ditur që janë në ballë të shumë institucioneve!.
Lutën të gjithë ata të cilët kanë mundësi, që sado pak me mjete financiare të ndihmojnë Hamdi Ndrecaj - Komandant Panteri.
Përmes këtij shkrimi e falënderoj edhe spitalin austriak, AKH në qytetin e Linzit të i cili gjeta përkrahjen e shërimit të Hamdi Ndreces, duke ju falënderuar dy aktivisteve dhe njerëzve human shqiptar, qifti bashkëshortor zonja Adriana dhe zoti Nasr Sherifi bashëkvendas të mi nga Dabisheci i Gallapit (Gollakut) me projektin e tyre "Edhe unë kam drejt shërimi" qe është parapare për ti ndihmuar të varfrit dhe invalid e luftës nga Kosova që në saje të veprimtarisë se këtij qifti bashkëshortor, organet austriake janë zotuar se do ti ndihmojnë 20 pacient kosovar në vit.
Rrëfimi im të zoti Hamdi Ndrecaj, se unë e gjeta lidhjen dhe duhet ti përktheni dokumentet ne gjuhen angleze ose ne atë gjermane për diagnozën e sëmundjes tuaj ai mu përgjegj.
- I nderuar miku Asllan Dibrani je shume i nderuar, por unë kam harruar që ta them se unë kam një fletëarrest ndërkombëtar nga Interpoli i lëshuar nga Maqedonia, ku mbeta i shokuar, prandaj shansi i fundit të dashur miq, e vëllezër dhe motra, intelektual, bashkëluftëtar ju njerëz qe keni ndërgjegjejen e pastër që gjendeni në Qeverinë aktuale në të tri shtetet ndihmoni Hamdi Ndrecajn përmes edhe një euro të juaj, jeta e tij do të shpëtoj, përmes këtyre kontakteve mesa vijon:
Kontaktet për informata janë ma poshtë:
1.Tel. i Hamdi Ndrecajt drejtpersedrejt:
00377-44727393
Email adresa ndrecaj40@hotmail.com
2.Asllan Dibrani Gjermani
Tel. 0049 - 711/54065201
0049 - 711/81477553
Mobil: 0049- 172/ 134 91 96
Mobil: 0049- 179/ 501 74 84
art@asllandibrani.com
info@asllandibrani.com
3. Sylë Muja Zvicër
Tel. 0041763240558
0041 919701645
mozaiku.81@hotmail,com
mujajsyle@gmail.com
Kontonummer i djalit të Hamdi Ndrecajt i Dardanoit është si ma posht:
DËRGESAT E NDIHMES PËR MES WESTERN UNION
HAMDI NDRECAJ
F. Muzeqine, Komuna: Shtime, rruga veteranet e UÇK, 70002, Kosovë.
NR. I letër njoftimit:
MPB.1015155759
Nr. Tel. 0037745312309
ose, 00377744727393
apo kush mundet për mes bankës.
* * * * *
Account number: 13-04-0030039.62
Address of beneficiary: SHTIME
City: SHTIME Country: Kosovo
Bank name: Bank for Business
Address of the bank: str. UÇK, 41,
City: Pristina, Country: Kosovo
________INTERMEDIARY BANK___________
56A :Intermediary Bank Bank
Name: DEUTSCHE BANK A. G.Frankfurt am Main, Germany
SWIFT: DEUTDEFF
Account No.: DE8950070010093600580057A:
BUNSRS21XXX: BANK FOR BUSINESS:PRISHTINE KOSOVE:UÇK STR, 41: 10000 PRISHTINE: KOSOVE
- Letërthirrje -apel dhe reagim të hapur organeve shtetërore në tri shtetet shqiptare, nga Asllan Dibrani, ish i burgosur politik, gazetar dhe publicist anëtar i kryesisë se "Lidhjes së "Shkrimtarëve Artistë dhe Krijuesve Shqiptar në Gjermani" veprimtar shumëvjeçar dhe humanist.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi