Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gani Qarri:KADARE DHE ÇMIMI BRITANIK I "PAVARËSISË"

Shko poshtë

Gani Qarri:KADARE DHE ÇMIMI BRITANIK I "PAVARËSISË" Empty Gani Qarri:KADARE DHE ÇMIMI BRITANIK I "PAVARËSISË"

Mesazh nga Agim Gashi Mon Apr 22, 2013 5:36 pm

Gani Qarri:KADARE DHE ÇMIMI BRITANIK I "PAVARËSISË" 197098_186744451367167_5537842_s

Gani Qarri:KADARE DHE ÇMIMI BRITANIK I "PAVARËSISË"

Gani Qarri:KADARE DHE ÇMIMI BRITANIK I "PAVARËSISË" P22kadare_357582Kadare, si krijuesi më i adhuruar tek lexuesit vendorë dhe njëri nga më të adhuruarit në gjuhët e huaja, si në atë frënge, spanjolle, italiane e për më tepër në gjuhën angleze, i cili u nderua edhe me çmime ndërkombëtare, është dhe mbetet shkrimtar i madh!




Pa dyshim se ky autor i çmuar, mbetet njëri nga shkrimtarët më të mëdhenj kombëtar ,veprat e mirënjohura të të cilit jo vetëm se janë shumë të kërkuara kudo flitet shqip, por edhe janë përkthyer në mbi 40 gjuhë të ndryshme të botës.
Ndaj nisur nga ky fakt, shumë nga shqiptarët pyesin me të drejtë, se si asnjëherë deri më tani, këtij personaliteti kaq të spikatur kombëtar e ndërkombëtar, nuk i`u ofrua, asnjë nga postet ministrore, të paktën- bile ai i kulturës, pasi që Kadare edhe në ditët tona mbetet ambasadori më i mirë i njohjes së botës me kulturën dhe gjuhën shqiptare,për të cilin jo rrallë shkruhet në shtypin e huaj.
(...)
Kjo u vërtetua edhe një herë më tepër, me vendosjen e emrit të tij të nderuar në listën e ngushtë të gjashtë kandidatëve kryesorë për çmimet më prestigjioze evropiane dhe botërore si çmimi “The Indenpendent”, fakte këto të cilat flasin mjaft për arritjet e çmuara dhe kualitetet e ndritshme që ai si krijues i posedon.
Kur flitet për Kadarenë, nuk mund të kalohet pa u përmendur raporti i tij me kombin dhe historinë e popullit shqiptar si dhe shpjegimet me besnikëri që ai në librat e tij u bën traditave, dokeve, miteve dhe luftërave reale për mbijetesë të popullit tonë të vogël,rrethuar nga shtete fqinje hegjemoniste të cilat në momente vendimtare, neve si popull, ditën të na shkaktonin edhe vuajtje të mëdha.
(...) Veprat e tij, janë të përkthyera dhe vlerësuar lart kudo, ndaj sipas gazetës së njohur angleze “The Guardian në mesin e 6 shkrimtarëve botërorë, për çmimin, prestigjioz “The Independent Foreign Fiction Prize 2013″ me të drejtë është përzgjedhur edhe Emri i nderuar i shkrimtarit tonë të madh.
Kjo duhet të na bashkojë si shqiptar dhe bëjë krenarë të gjithëve si popull, sepse vlerësimi i tillë i Kadaresë, në përmasa ndërkombëtare, na bënë të kuptojmë se krijimtaria e tij ka lënë gjurmë të pashlyeshme jo vetëm në gjuhën, kulturën dhe historinë e vendit që i takon, por edhe në vende e kontinente tjera, kulturë dhe gjuhë të ndryshme të botës, që nga ajo angleze, franceze, italiane, spanjolle e dhjetëra gjuhë tjera kudo në botë.
Ai gjatë gjithë karrierës së tij të bujshme, qëndroi përherë i palëkundur në vijën kombëtare, i shkroi historisë sonë dhe besoi gjithmonë në forcën e popullit shqiptar, i cili sado i vogël, e i pa-krah që ishte, edhe në rastet më të vështira arriti të mbijetonte.
Kadare edhe tani del me vendosmëri në mbrojtjen e historisë sonë kombëtare nga mësymjet më të reja të sulltanëve bashkëkohor, për ndryshimin e saj, të cilës më së miri ai diti ti shkruaj dhe përjetësoj në veprat e mëdha që krijoi.
Emri i tij, gjen vlerësim të lartë kudo e sidomos në Angli, ku sivjet për herë të dytë është njëri nga kandidatët kryesor për çmimin “The Indenpendent”, me veprën “Darka e Gabuar”, përkthyer nga John Hodgson. Herën e parë Kadare pati konkurruar në vitin 2007, për këtë çmim, me veprën “Pasardhësi”,me ç`rast kryesoi listën e kandidatëve gati deri në fund.
“The Independent Foreign Fiction Prize”, është i vetmi çmim i madh britanik, themeluar në vitin 1990, nga gazeta “The Independent”, me të cilin nderohet vepra më e mirë letrare e një autori të huaj, përkthyer në anglisht,çmim ky për të cilin u përzgjodh edhe shkrimtari ynë,dhe fituesi i çmimit të parë “Man Booker International më 2005”, Ismail Kadar
Ismail Kadare, me veprën “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” në konkurrencë me 31 shkrimtarët më të njohur të 25 vendeve të botës, në mesin e të cilëve edhe shkrimtarë të përmasave botërore si Milan Kundera,më 24 qershor të vitit 2009, në Ovideo të Spanjës, pati fituar çmimin “Princi i Asturias” për Letërsi .
e..
Ndaj, këtij shkrimtar të mirënjohur shqiptar me famë botërore, i cili kohë më parë ishte kandidat edhe për çmimin Nobël në letërsi,pas nderimit me çmimin prestigjioz “Man Booker International Prize”-më 2005, dhe “Princi i Asturias”- më 2009 në Ovideo të Spanjës,i urojmë me gjithë zemër që më 20 maj të vitit 2013, edhe pranë “Royal Institute of British Architects”, në Londër, të kurorëzohet me çmimin prestigjioz Britanik, “The Independent”.
Për shumicën e pjesëtarëve të kombit tonë të vogël, Ismail Kadare mbetet një simbol i madh frymëzimi letrar, por edhe një emër i nderuar i atdheut, i cili përmes përshkrimit besnik të këngëve, miteve legjendave,ngjarjeve dhe historisë reale, të rëndë por edhe të lavdishme të popullit që i takon, u bë një personalitet me shumë vlera,që për shumë kohë diti të rris ndjenjat patriotike tek të gjithë shqiptarët dhe prodhojë atdhedashuri me përmasa historike për kombin kudo, pa dallim ndarjesh e kufijsh të imponuar, në të gjitha hapësirat e shtrirjes sonë gjeografike.
Ndaj, duke u nisur nga këto dhe fakte tjera të cilat flasin në favor të shkrimtarit tonë, Ismail Kadare meriton përkrahjen e të gjithë bashkëkombësve kudo. Ai si simbol i letrave shqipe, gëzon më shumë popullaritet se cilido shkrimtar tjetër në vend dhe në botë,kështu që përkrahja jonë për Kadarenë, nuk duhet të mungoj as kësaj radhe, për të dëshmuar edhe një herë nderimin e merituar që atij i takon si personalitet i dalluar letrar e kombëtar tek të gjithë shqiptarët pa dallim.

(Nxjerrë nga një shkrim më i gjatë)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi