Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gaxherri: Koalicioni LDD- AAK, jo parimor

Shko poshtë

Gaxherri: Koalicioni LDD- AAK, jo parimor Empty Gaxherri: Koalicioni LDD- AAK, jo parimor

Mesazh nga Agim Gashi Mon Apr 29, 2013 8:33 pm

Gaxherri: Koalicioni LDD- AAK, jo parimor



Gaxherri: Koalicioni LDD- AAK, jo parimor Largea_besa1367248699Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Dardanisë (LDD), Besa Gaxherri ka bërë të ditur se ka qenë kundër vendimit të kryetarit të partisë Nexhat Daci, për të hyrë në koalicion Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) apo me cilindo subjekt tjetër, për arsye krejtësisht parimore.
Gaxheri ka treguar se përveç saj edhe shumica e anëtarëve të LDD-së kanë qenë kundër këtij veprimi, duke shtuar se vendimi i Dacit ka qenë krejtësisht jo parimor dhe në kundërshtim me statutin e partisë.

“Nexhat Daci më emëroi mua dhe dy koleg nga LDD-ja në krye të një komisioni për të arritur marrëveshje për të hyrë në koalicion me LDK-në, komision i cili është aprovuar në kryesinë e LDD-së. Pa përfunduar ky proces, na fton në mbledhjen e kryesisë dhe na tregon për vendimin që e ka marrë për të hyrë në koalicion me AAK-në”, tha ajo.
“Në Kryesi të partisë është dhënë pëlqimi që një komision nga LDD-ja të hyjë në bisedime për koalicion me LDK-në, ku gjithçka ka qenë parimore, statutare dhe obligative”, ka deklaruar Gaxherri.
Sipas saj, ky veprim ka qenë skandaloz dhe krejtësisht i papranueshëm. Çdo subjekt politikë ka obligim që ta respektoj statusin e vet ka thënë ajo duke shtuar se demokracia buron prej partive politike.
“Prandaj në Kosovë nuk kemi demokraci të mirëfilltë dhe nuk kemi respektim të listës së parimeve sepse vet partitë politike nuk janë në nivelin e duhur”, ka theksuar ajo.
Nënkryetarja e LDD-së, shprehet se për këtë shkak ka rrjedhë pakënaqësia dhe kundërshtimi i saj. Nuk do të lëshoj pe ka thënë Gaxherri, dhe për këto çështje, sipas saj, njihet si politikane, e cila tenton t’i ruajë parimet në vazhdimësi.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi