Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

LDK e indinjuar me Demaçin për fyerjet ndaj Tahir Zemajt

Shko poshtë

LDK e indinjuar me Demaçin për fyerjet ndaj Tahir Zemajt Empty LDK e indinjuar me Demaçin për fyerjet ndaj Tahir Zemajt

Mesazh nga Agim Gashi Thu May 02, 2013 4:09 pm

LDK e indinjuar me Demaçin për fyerjet ndaj Tahir Zemajt



LDK e indinjuar me Demaçin për fyerjet ndaj Tahir Zemajt Largea_tahirzemaj1992-jpg1367487208
Lidhja Demokratike e Kosovës shpreh indinjatën e thellë ndaj deklaratave të z. Adem Demaçi lidhur me kolonel Tahir Zemajn, ish-komandant i UÇK-së në Zonën Operative të Dukagjinit dhe drejtues e fitues i betejave të Loxhës, i vrarë pas luftës, së bashku me djalin Enisin dhe kushëririn Hasanin, nga autorë të panjohur edhe sot.
Deklaratat e tilla fyejnë rëndë familjen Zemaj, bashkëluftëtarët e Tahir Zemajt dhe qytetarët e Kosovës.
Lidhja Demokratike e Kosovës konsideron se është detyrë e çdo qytetari të Kosovës që ta nderojë veprën e madhe të heronjve tanë.
Heroi i Kosovës, kolonel Tahir Zemaj, ka qenë një nga drejtuesit kryesorë të luftës në Kosovë, një nga profesionistët që kanë drejtuar dhe kanë fituar beteja.
Lidhja Demokratike e Kosovës do të nderojë përherë veprën e madhe të kolonel Zemajt dhe të bashkëluftëtarëve të tij në shërbim të lirisë së Kosovës.
Lidhja Demokratike e Kosovës, kolonel Tahir Zemajn e ka njohur në periudhat më të rënda të vendit tonë si njeri të sakrificës, i gatshëm të luftojë për çlirimin e vendit, me autoritet dhe i respektuar nga bashkëluftëtarët dhe qytetarët e Kosovës, dhe si i tillë ai është simbol i lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. BS
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi