Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Homazhe pranë varrit të kolonel Tahir Zemajt, në 12 vjetorin e vrasjes (Foto)

Shko poshtë

Homazhe pranë varrit të kolonel Tahir Zemajt, në 12 vjetorin e vrasjes (Foto) Empty Homazhe pranë varrit të kolonel Tahir Zemajt, në 12 vjetorin e vrasjes (Foto)

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jan 04, 2015 7:36 pm

Homazhe pranë varrit të kolonel Tahir Zemajt, në 12 vjetorin e vrasjes (Foto) Largea_perkujtohet1420381097

Homazhe pranë varrit të kolonel Tahir Zemajt, në 12 vjetorin e vrasjes (Foto)


(I plotësuar) - Në organizim të bashkëluftëtarëve, sot, në 12-të vjetorin e vrasjes tinëzare, në fshatin Strellc të komunës së Deçanit u bënë homazhe për Heroin e Kosovës, Kolonel Tahir Zemaj, ish-Kryetarin e Forumit Rinor të LDK-së në Deçan, Hasan Zemaj si dhe Enis Zemaj të cilet u vranë nga një dorë tradhtare më 4 janar 2003 në Pejë.

Të pranishëm në homazhe ishin zëvëndëskryeministri Shala, bashkëluftëtar të Zemajt, zyrtarë të lartë të LDK-së, deputetë dhe kryetar komunash e shumë qytetarë e bashkëvendas.


Sot homazhe për kolonel Tahir Zemajn



Në organizim të bashkëluftëtarëve, sot, në 12-të vjetorin e vrasjes tinëzare, në fshatin Strellc të komunës së Deçanit do të organizohen homazhe për Heroin e Kosovës, Kolonel Tahir Zemaj, ish-Kryetarin e Forumit Rinor të LDK-së në Deçan, Hasan Zemaj si dhe Enis Zemaj të cilet u vranë nga një dorë tradhtare më 4 janar 2003 në Pejë.
Në këtë kuadër të këtij organizimi ftohen të gjithë të interesuarit që të marrin pjesë në këto homazhe që do të fillojnë në orën 12: 00., tek varri i heroit në Strellc të Epërm, përbri rrugës magjistrale Deçan - Pejë.

Veteranët e Brigadave 134, 131, 133 dhe " Mërgimi" të UÇK-së në kuadër të njësive institucionale te Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës. M.L.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi