Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Diktatori mbante një ushtri skllavesh seksi

Shko poshtë

Diktatori mbante një ushtri skllavesh seksi Empty Diktatori mbante një ushtri skllavesh seksi

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jun 05, 2013 8:04 pm

Diktatori mbante një ushtri skllavesh seksi



Diktatori mbante një ushtri skllavesh seksi Largea_403x30280440kim_jong_il_selective_girls_thumb_medium400_2801370438322Ka shumë histori mbi ish- liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong-il. Babai i udhëheqësit aktual, quhej “Udhëheqësi i dashur”.
Me urdhër të tij janë ekzekutuar dhe internuar mijëra njerëz. Vendi mes Kinës dhe Koresë së Jugut është më i izoluari në planet dhe informacionet vijnë kryesisht nga ata që arratisen. Një prej tyre është edhe japonezi Kenji Fujimoto, i cili ka punuar si shef kuzhine për diktatorin për 11 vite.
Por më pas ia doli që të arratisej, për të sjellë disa detaje pikante nga jeta e ish- diktatorit në një intervistë për revistën GQ. -Kim kishte shumë vajza, të cilat i mbante si skllave seksi. Ato rrëmbeheshin ende pa mbushur 16 vjeç, virgjëresha, jetime, prindërit e të cilave ishin zhdukur në kampet e ndëshkimit. Por kishte edhe femra nga Tajlanda.
Kim Jong-il e quante këtë “Batalioni i kënaqësisë” ose Kippumjo. Femrat e këtij divizioni bëhesh këngëtare, kërcimtare ose masazhatore.
“Jo” nuk ishte në fjalorin e tyre. Kim kishte pasion që këto femra të bënin ndeshje boksi, pasi kjo e eksitonte. Dhe diçka: asnjë mashkull tjetër nuk i prekte me dorë. -Kim kishte shije të shtrenjta.
Fujimoto udhëtonte në mbarë botën për të bërë pazar: haviar në Iran, peshk në Tokio, birrë në Danimarkë. Ndërsa konjakun e preferuar, për të cilin shpenzonte 700 mijë dollarë në viti, e merrte në Francë. Madje në Pekin porosiste ndonjëherë Big Mac të McDonald’s. -Diktatori kishte themeluar një Institut për Jetëgjatësinë. 200 punonjës nuk bënin asgjë tjetër përveçse mendonin se si të zgjasnin sa më shumë jetën e “Udhëheqësit të dashur”.
Ushqimi kishte një rëndësi të veçantë. Kontrollohej diçka në detaje dhe vetëm ushqimi perfekt lejohej. Ushqimi gatuhej vetëm me dru nga një mal i shenjtë, ku ka lindur lideri. -Humori i tij ishte i çuditshëm. Kështu, diktatorit i dukej gallatë që të urdhëronte që shefit të tij të kuzhinës, Fujimoto, t’i rruheshin qimet pubike përpara dasmës me një këngëtare koreano- veriore. -Kur
Fujimoto u largua njëherë për në Japoni, Kim i vendosi nga pas një vrasës. Kur u rikthye në Korenë e Veriut, Fujimoto e pyeti diktatorin për këtë çështje dhe ai u përgjigj: Harroje, rëndësi ka që jeton.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi