Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Haziri, Thaçit: Ibrahim Rugova kishte ushtri e polici

Shko poshtë

Haziri, Thaçit: Ibrahim Rugova kishte ushtri e polici Empty Haziri, Thaçit: Ibrahim Rugova kishte ushtri e polici

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jan 16, 2014 3:21 am

Haziri, Thaçit: Ibrahim Rugova kishte ushtri e polici R
Haziri, Thaçit: Ibrahim Rugova kishte ushtri e polici

Lutfi Haziri i është kundërpërgjigjur Kryeministrit Thaçi, i cili tha se Lëvizja e Ibrahim Rugovës tentonte ta çlironte vendin përmes konferenca për shtyp. Haziri thotë se Rugova përveç konferencave ka organizuar shtetin paralel si dhe policinë e ushtrinë. Sipas Hazirit, Thaçi po bën deklarata të tilla për shkak të zgjedhjeve.

Anëtari i Kryesisë së LDK’së, Lutfi Haziri ka reaguar pas deklaratave të Kryetarit të PDK’së, Hashim Thaçi, i cili një natë më parë tha për mediat e Shqipërisë se Ibrahim Rugova tentonte të fitonte luftën kundër Serbisë me konferenca për shtyp.
Lufti Haziri thotë se deklaratat e Thaçit nuk janë të vërteta pasi LDK përveç konferencave për shtyp ka pasur edhe forma tjerë të organizimit.
Ai thotë se Thaçi qëllimisht nuk po i zbardh disa detaje të luftës, ku Lëvizja e Ibrahim Rugovës ka gisht edhe në organizimin ushtarak për çlirimin e Kosovës nga Serbia.
“Lëvizja e Ibrahim Rugovës e identifikuar me LDK’në ka qenë e identifikuar me rezistencën aktive, me rezistencën gjithpopullore, e cila ka ndërtuar shtet paralel dhe ka vepru praktikisht në të gjithë fushat e jetës. Duke përfshirë policinë, strukturat e Ministrisë së Mbrojtjes. Janë deklaratat e kohës kur veprimi politik është sublimuar me konferencat për shtyp të premteve në ora 10 për shkak të senzibilizimit botëror”, ka thënë Haziri, për Express, të mërkurën.
Lideri i PDK’së, Hashim Thaçi, i cili kishte qenë udhëheqës politik i UÇK’së ka thënë se Ibrahim Rugova kishte zgjedhur konferencat për shtyp për të fituar lirinë.
“Ne nuk kemi dashur luftë në atë kohë, por njerëzit dëshironin të gjenin një mundësi më të lehtë për të ardhur të liria, kështu që zgjodhën rrugën paqësore. Lëvizja e Ibrahim Rugovës provonte ta fitonte lirinë me konferenca për shtyp”, ka thënë Thaçi.
Por, Lutfi Haziri thotë se Kryetrari i PDK’së qëllimisht s’po i sqaron të gjitha detajet e luftës. “Kanë qenë edhe Policia, edhe Forcat Ushtarake të Republikës së Kosovës. Ajo që ka ndodh gjatë luftës është Marrëveshja e Osllos, të cilën z. Thaçi duhet ta zbardhë. Marrëveshja e Osllos është marrëveshje e luftës ku bashkohen të gjitha forcat, organizatat dhe organizmat në një komandë, në një uniformë dhe nën një emblemë. Dhe, kjo është ajo që ne luftë nuk kemi qenë të ndarë”, ka shtuar ai.
Ai thotë se katërmbëdhjetë vjet pas çlirimit të Kosovës, Hashim Thaçi e ka degraduar shtetin me keqqeverisje. “Deklaratat e fuqishme të Rugovës të gjitha qendrat botërore i kanë marrë dhe i kanë pranuar. Aty është faktuar dhuna sistematike që është bërë ndaj shqiptarëve. Në atë kohë Rugova e pati ndërtuar imazhin e mirë të shqiptarëve që fatkeqësisht sot 14 vjet pas luftës është dëmtuar seriozisht nga kjo lloj qeverisje”.
Haziri thotë se Lideri i PDK’së po gabon kur po bën ndarje të tilla mes krahut të luftës dhe atij të paqes pikërisht kur kemi hyrë në vitin zgjedhor.
Sipas tij, Thaçi kishte fituar në vitin 2008 pikërisht duke bashkuar këta dy krahë, kurse tash kur po e sheh trendin e humbjeve po mundohet të bëjë ndarje të reja.
“Të kthehemi pak te zgjedhjet e vitit 2008, ku z. Thaçi zgjedhjet i ka fituar duke i ofruar krahun paqësor dhe krahun e luftës. Duke u afruar në mes të dy krahëve të luftës. Nuk e di çka i duhet pas vitit 2008 dhe në vitin zgjedhor një ndarje e tillë”, ka thënë Lutfi Haziri./express/
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Haziri, Thaçit: Ibrahim Rugova kishte ushtri e polici Empty Re: Haziri, Thaçit: Ibrahim Rugova kishte ushtri e polici

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jan 16, 2014 3:31 am

Haziri, Thaçit: Ibrahim Rugova kishte ushtri e polici Hashim_te_varri_rugoves_Haziri, Thaçit: Ibrahim Rugova kishte ushtri e polici Hashim_thaci_te_rugovaHaziri, Thaçit: Ibrahim Rugova kishte ushtri e polici Hashim-thaci-te-varri-ibrahim-rugoves-2006-2012Haziri, Thaçit: Ibrahim Rugova kishte ushtri e polici Thaci_kuci_te_rugovaHaziri, Thaçit: Ibrahim Rugova kishte ushtri e polici Hashim_thaci_te_varri_ibrahim_rugovesHaziri, Thaçit: Ibrahim Rugova kishte ushtri e polici U3_thaqi-homazhet-tek-varri-rugoves-210112_779758Haziri, Thaçit: Ibrahim Rugova kishte ushtri e polici Largea_foto1379090539Haziri, Thaçit: Ibrahim Rugova kishte ushtri e polici Rugovagatitu
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi