Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

ELIDA BUÇPAPAJ:MOS MË DIL MË PËRPARA SYSH-poezi

Shko poshtë

ELIDA BUÇPAPAJ:MOS MË DIL MË PËRPARA SYSH-poezi Empty ELIDA BUÇPAPAJ:MOS MË DIL MË PËRPARA SYSH-poezi

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jun 16, 2013 11:02 am

Poezi nga ELIDA BUÇPAPAJ

MOS MË DIL MË PËRPARA SYSH


ELIDA BUÇPAPAJ:MOS MË DIL MË PËRPARA SYSH-poezi U2_elidabu%C3%A7papaj1

mos më dil më përpara sysh
në rrugën time
virtuale
apo
reale
sepse
janë ca faza
kur njeriu
bëhet si sfungjeri i ngopur
dhe nuk e toleron më
pafytyrësinë


dhe pas kësaj
prit furtunë
jo furtunë në gotë
por furtunë
si shuplakë në fytyrë
me 200 kilometra në orë
furtunë që të merr
me vete
si rreckë
ashtu si je
fëlliqësirë


sepse gota
është mbushur 
dhe ka kohë që derdhet lumë
e lumi tash është bërë det


mos më dil më përpara sysh
tani prit
vetëm
tolerancë zero
prej pafytyrësisë tënde
verdhacuke
nga overdoza 
e ligësisë


tani mos prit 
që t'i ngre kështjellë durimit
duke ulëritur me zorrët e barkut
e po lëre, varja
kaloje edhe kësaj here
bëj sikur nuk e vë re
ki mëshirë për mjerimin
shiko sa për të qarë hallin është
bërë shkretia
sa nuk i hyn në sy asgjë
dhe shpirtin e ka të boshatisur
si kuti cironkash
në kazanin e mbetjeve
urbane


mos më dil më përpara sysh
ta them në emrin tim
e në emrin e të shumtëve
që i ke gërdisur
dhe kur u del
përpara
gjëja e parë mbyllin sytë
sa të kesh thyer qafën
gjëja e dytë
mbajnë frymën
që të mos i ndotësh
ajrin
me pisllëkun tënd
fytyrë miu


gjëja e tretë
nuk të durojnë më
s'ka më kurtuazi
hipokrite
mirësjellje
bajate
sensi i masës
është tejkaluar
durimi
është bërë kryengritës


tani prit atë që i ke gatuar vetes
në guzhinën e pisllëkut
të të derdhet mbi ty
e ti gjej vrimë ku të futesh...
vrimë miu
ashtu sa një grimë
që nuk të sheh
dot asnjë shpirt njeriu


shko në fundin e botës
shko në djall
shko në theqafje
në fund të fundit
shko ku të duash
veç mos më dil më përpara sysh


ELIDA BUÇPAPAJ
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi