Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

ELIDA BUÇPAPAJ:SHQIPËRIA ASHT

Shko poshtë

ELIDA BUÇPAPAJ:SHQIPËRIA ASHT Empty ELIDA BUÇPAPAJ:SHQIPËRIA ASHT

Mesazh nga Agim Gashi Sat Feb 25, 2012 8:23 pm

ELIDA BUÇPAPAJ:SHQIPËRIA ASHT U3_u3_Elida5


ELIDA BUÇPAPAJ:SHQIPËRIA ASHT


Shqipëria asht diell,
andërr, zhgjandërr,
asht shi, breshër, borë,
furtunë, stuhi,
stuhi në gotë;
delir,
gënjim, zhgënjim
asht pranverë, verë,
verë e kuqe, e bardhë,
dehëse,
dehje
verë e dielltë,
Drin, Bunë, Vjosë,
Shkumbin, Valbonë;
asht Liqen, kodër, mal,
fushë e ultësirë;
asht ofshamë,
Oh,
Ohër, Prespë,
Shkodër, Vlorë,
Tiranë, Gjirokastër,
Vermosh, Durrës, Konsispol;
Shqipëria asht, geg e toskë,
asht shkodranë, tiranas,
lab e malsorë;
Malësi, Qytet e Bregdet;
asht shpresë, zemrim,
rebelim, pajtim,
e prapë zemëratë;
asht pyll, hije nëndiell,
det,
perëndim dielli në Adriatik,
perëndim dielli në Jon,
lindje e diellit në Dajt,
lindje e Diellit në Shkëlzen,
lindje e diellit
atje ku i thonë ujit ujë
e bukës bukë;
Shqipëria asht nana ime,
nana jote, nana jonë,
e vujtun, e coptume,
e zhvatun, e pakun,
e lindur, e rilindur, e ringjallur;
Shqipëria asht nisja,
fundi dhe vazhdimi jonë,
i gjithmonshëm, i gjithhershëm,
i përhershëm, i përjetshëm, eternel,
përpara se të lindnin qytetërimet,
atëher kur u ngjiz bota;
Shqipëria asht Eva dhe Adami,
asht fillimi i fillimit,
asht e para,
më përpara se fjala,
asht mrekullia dhe mërzia e botës,
e prapë mrekullia, e prapë mërzia,
asht trishtimi i zgjatur me kilometra;
Shqipëria asht trishtimi, gjenia dhe magjia;
asht shi, baltë, aluvion, trafik pakuptim;
asht dehja, fryma, frymëmarrja,
ajri, qielli, era,
balona në qiellin e rimtë të pranverës,
në dorën e vogël të një fëmije,
fëmijët, fëmijët asht Shqipëria
asht gjithçkaja, asht e gjitha ashtu si e ka lind Zoti
e nana…

ELIDA BUÇPAPAJ:SHQIPËRIA ASHT U3_Kreshnike
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi