Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Basha pas fitores: Do punoj që PD të jetë parti e ëndrrave dhe shpresave për të rinjtë

Shko poshtë

Basha pas fitores: Do punoj që PD të jetë parti e ëndrrave dhe shpresave për të rinjtë Empty Basha pas fitores: Do punoj që PD të jetë parti e ëndrrave dhe shpresave për të rinjtë

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jul 23, 2013 7:28 pm

 
Basha pas fitores: Do punoj që PD të jetë parti e ëndrrave dhe shpresave për të rinjtë Largea_basha-demokrati1374586997

Basha pas fitores: Do punoj që PD të jetë parti e ëndrrave dhe shpresave për të rinjtë


Olldashi: Zgjedhja e kreut të PD përmes një procesi të deformuar


(I plotësuar)-
Lulzim Basha u zgjodh kryetar i Partisë Demokratike me rreth 80.39% të votave

Pas zyrtarizimit të fitores për kreun e ri të Partisë Demokratike, Lulzim Basha falenderoi të gjithë mbështetësit për besimin që i dhanë dhe rivalin e tij në këtë Sokol Olldashin dhe theksoi se do të punojë pa ndaluar, që kjo parti të vazhdojë të jetë ajo e ëndrrave dhe shpresave për të rinjtë.
Basha ka theksuar se marrja e detyrës është një përgjegjësi e madhe, duke shtuar se do të përkushtohet të ecë në vizionin e themeluesve të Partisë Demokratike.
”Do të jap gjithçka me përkushtimin më të lartë ndaj jush. Do mbështetem fort te vizioni dhe tek kurajo e themeluesve, e Azem Hajdarit. Do mbështetem tek energjia e militantëve dhe tek vlerat e paçmueshme të liderit historik Sali Berisha”-ka theksuar Basha
Ai ka theksuar se PD-ja do të ndërtojë një opozitë të fortë, ballore dhe alternative.
“Do të kemi përballje publike të përhershme për çdo problem dhe sektor për qytetarët. Ne jemi partia që beson tek sipërmarrja e lire, tek shtresa e mesme dhe taksat e ulta:- vijoi Basha, ndërsa vlerësoi procesin e votimit përmes parimit një anëtar, një votë dsi dëshmi të vlerave demokratike.


Lulzim Basha u zgjodh kryetar i Partisë Demokratike me rreth 80.39% të votave, ndërsa kandidati tjetër Sokol Olldashi mori 19.61% të votave.

Oldashi: Shumë anëtarë nuk votuan se nuk kishin emrat në listat

Në një deklaratë për mediat pas humbjes në zgjedhjet për kryetarin e ri të Partisë Demokratike, Sokol Olldashi deklaroi se këto zgjedhje u zhvilluan përmes një procesi të deformuar, pasi shumë anëtarë nuk votuan se nuk kishin emrat në listat, të cilat sipas tij në asnjë moment nuk u vunë në dispozicion.


Por pavarësisht humbjes Olldashi u shpreh i vendosur për të vijuar misionin opozitar.

Berisha uron Bashën: Urimet më të përzemërta kryetarit të ri të PD-së

Kryeminsitri Sali Berisha ka uruar kryetarin e sapozgjedhor të Partisë Demokratike. Nëpërmjet një postimi në rrjetin social facebook Berisha i uron suksese Lulzim Bashës dhe fton për përkushtim për një fillim të ri të Partisë Demokratike.
“Te dashur miq, ju ftoj te urojme te gjithe se bashku sukseset me te medha kryetarit te ri te PD, z.Lulzim Basha, i cili u zgjodh dje me nje mbeshtetje plebishitare nga anetarsia e PD. Lulzim Basha eshte historia e suksesit te te riut shqiptar ne liri dhe qe i ka bere sherbime te çmuara PD, vendit dhe kombit te tij. Ju ftoj te punojme fort e me perkushtim nen udheheqjen e liderit tone per nje fillim te ri e te fuqishem te PD, vendimtar per fitoren e ardhshme te saj, integrimin dhe zhvillimin e Shqiperise!”-shkruan Berisha.


Lulzim Basha zgjidhet kryetar i Partise Demokratike. Pak minuta me pare eshte mbyllur numerimi I votave te te gjithe atyre qe votuan per kryetarin e ri te Partise Demokratike. Numerimi nisi rreth ores 3:30 te mengjesit te sotem dhe u zhvillua ne ambjentet e pallatit te Kongreseve ne Tirane. Pritet qe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Partise Demokratike te certifikoje rezultatin per te bere me pas publik fitoren e Bashes. Ishin 10 grupe pune qe nisën hapjen e kutive dhe numërimin e fletëve të votimit. Secili grup ishte I përbërë nga 4 anëtarë, dy të zgjedhur nga Kryesia e Partisë Demokratike ndërsa dy të tjerët të zgjedhur respektivisht nga dy garuesit, Basha dhe Olldashi. Jane numeruar rreth 41 mije e 360 fletë votimi.


Demokratët zgjedhin kryetarin e ri, nis procesi i numërimit të fletëve të votimit


Rreth orës 03:30 minuta të ditës së sotme ka nisur numërimi i votave për të zgjedhur pasuesin e Sali Berishës në krye të Partisë Demokratike. Shkak i vonesës së nisjes së numërimit u bë mbërritja me vonese e kutisë së Sarandës, e cila mbërriti rreth orës 03:20 minuta të ditës së martë.

Në procesin e numërimit do të marrin pjesë 10 grupe me nga 4 persona secila, 2 janë të zgjedhur nga kryesia e partisë dhe nga një përfaqësues për secilin kandidatë. Numërimi i fletëve të votimit zhvillohet në Pallatin e Kongreseve.

Është mbyllur me rreth 1 orë vones procesi i votimit për shkak të rradhëve që kishte në disa qendra votimi, pritet të filloj numrimi i votave të hedhura nga anëtarësia e Partisë Demokratike dhe shpallja e kreut të ri të PD-së.

105 mijë anëtarë të Partisë Demokratike me kartën dixhitale në dorë shqëruar me paspaortë biometriek apo kartë identiteti iu drejtuan kutive të votimit për të zgjëdhur mes Lulzim Bashës dhe Sokol Olldashit kryetarin e tyre të ri.
Një ndër 54 qendrat e votimit u vendos në Partinë demokratike, ku do votonin edhe deputete apo anëtarët e këshillit kombëtar.
Edhe këtu si në disa qendra të tjera pati demokratë që nuk e gjenin emrin në listën e votimit, por nga Sali Berisha, Lulzim Basha dhe Jozefina Topalli procesi u vlerësua si dinjitoz dhe standard në politikën shqiptare.


Votën e tij kandidati tjetër Sokol Olldashi vendosi ta japë rreth orës 19, në minutat e fundit para mbylljes që procesit të votimit, atëherë kur pjesa dërrmuese e anëtarësisë të ketë bërë zgjedhjen e saj.

Numërimi i fletëve të votimit nis pasi të mbërrijnë në Tiranë të gjitha kutitë e rretheve. Në hollin e Pallatit të Kongresve do të ngrihen dhjetë grupe numërimi me nga katër anëtarë.

Basha voton në garën e brendshme të PD


Pasi votoi në selinë e Partisë Demokratike, për kreun e kësaj force politike, kandidati Lulzim Basha, vlerësoi garën e brendshme si një vlerë të demokracisë.

“Falenderoj militantët dhe anëtarët e Partisë Demokratike për pjesëmarrjen në fushatë dhe për pjesëmarrjen në zgjedhjen e kryetarit të partisë më të madhe në vend. Me këto zgjedhje ne i tregojmë mirë shqiptarëve por edhe kundërshtarëve tanë politik se ne dimë të mbrojmë më mirë vlerat e demokracisë, e gjithëpërfshirjes, vlerat e votës dhe të shprehjes me votë të këtij procesi”- tha Basha.

Berisha: Sot ditë historike për Shqipërinë

Kryeministri në detyrë i Shqipërisë, Sali Berisha, deklaroi se sot është një ditë historike, pasi që do zgjedhin për herë të parë në historinë e tyre dhe të Shqipërisë, kryetarin e ri të Partisë Demokratike me parimin “Një anëtar një votë”.
“Të dashur miq, sot ditë vërtet historike për PD! Ne, anëtaret e saj, do zgjedhim për herë të parë në historinë tonë, por dhe të vendit, me një garë të vërtet me parimin "Një anëtar një votë", Kryetarin e ri të PD. Rroftë Partia Demokratike dhe anëtarësia e saj.”, shkruan Sali Berisha në rrjetin social facebook.


Voton Olldashi: Shumë demokratë nuk kanë patur emrin në lista

Kandidati për kreun e Partisë Demokratike, Sokol Olldashi ka votuar ne limitet e kohes se orarit zyrtar, në qendrën e votimit brenda selisë blu. Ai falënderoi të gjithë demokratët që morën pjesë në votime, ndërsa u kërkoi ndjesë atyre që nuk mundën ta bënin këtë.
Sipas Oldashit ka patur një numër të konsiderueshëm anëtarësh që nuk e kanë patur emrin në listë, duke u mohuar kështu të drejtën për të votuar. Olldashi hodhi hije dyshimi, kur tha se një natë më parë janë shtuar në lista një kontingjent prej më shumë se 2400 anëtarësh. Ai tha se kishte menduar se ishin pikërisht persona të cilët nuk e kishin emrin në listë, ndaj pohoi se kjo do të jetë një çështje që do ta ndjek më tej. Olldashi përgëzoi po ashtu edhe kandidatët rival në garën për kreun e PD-së.
Rreth 105 mijë anëtarë të Partisë Demokratike i janë drejtuar sot kutive të votimit për të zgjedhur kryetarin e tyre të ri pas dorëheqjes së Sali Berishës. Qendrat e votimit janë hapur në orën 08:00 dhe mbyllen në orën 19:00, me përjashtim të rasteve kur ka ende anëtarë pa votuar.


 

Basha pas fitores: Do punoj që PD të jetë parti e ëndrrave dhe shpresave për të rinjtë Bs_22071343
FILLON NUMERIMI I VOTAVE PER KREUN E PD - Anetare te PD, duke transportuar kutite e votimit ne ambientet e Pallatit te Kongreseve, ku do te numerohen votat per zgjedhjen e kreut te ri te Partise Demokratike

Basha pas fitores: Do punoj që PD të jetë parti e ëndrrave dhe shpresave për të rinjtë Berisha-0433_22071302

Kryeministri Sali Berisha, duke votuar ne seline e PD, gjate votimeve per te zgjedhur kreun e ri te Partise Demokratike.

Basha pas fitores: Do punoj që PD të jetë parti e ëndrrave dhe shpresave për të rinjtë 645-22071309

Kryetari i Bashkise se Tiranes Lulzim Basha, duke hyre per te votuar ne seline e PD, gjate votimeve per te zgjedhur kreun e ri te Partise Demokratike, mes dy kandidaturave kryebashkiakut Lulzim Basha dhe ministrit te Transportit Sokol Olldashi.

Basha pas fitores: Do punoj që PD të jetë parti e ëndrrave dhe shpresave për të rinjtë Topalli-_22071321

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, duke hyre per te votuar ne seline e PD, gjate votimeve per te zgjedhur kreun e ri te Partise Demokratike.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi