Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Diaspora udhëhoqi luftën çlirimtare të Kosovës

Shko poshtë

Diaspora udhëhoqi luftën çlirimtare të Kosovës Empty Diaspora udhëhoqi luftën çlirimtare të Kosovës

Mesazh nga Agim Gashi Sat Aug 03, 2013 4:24 pm

Diaspora udhëhoqi luftën çlirimtare të Kosovës

Diaspora udhëhoqi luftën çlirimtare të Kosovës Largea_403x302101308dsc_0485-460x3451375465367
U mbajtën ditët qendrore të diasporës shqiptare. Në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz u mbajt aktiviteti qendror i manifestimit tradicional “Ditët e Diasporës në Kosovë”, që u organizua nga Ministria e Diasporës e Republikë së Kosovës. ” Nga këtu dua t’ju siguroj se Kosova do të jetë vend i mundësive për secilin bashkatdhetar. Ky është borxh yni ndaj jush”, ka thënë Makolli.
Ministri i Diasporës në Qeverinë e Kosovës, Ibrahim Makolli, në hapje të këtij manifestimi tha se suksesi i bashkatdhetarëve tanë në diasporë, në veçanti i atyre që krijojnë vepra, është sukses yni si komb. “Mërgata jonë luajti rol te rëndësishëm në çështjen tonë kombëtare, e cila ishte bartëse e rezistencës dhe luftës çlirimtare. Mërgata jonë është një pasuri kombëtare, akademike, politike, kulturore, sportive dhe, si e tillë, ka një vëmendje të veçantë nga institucionet shtetërore. Shoqëria jonë, me vetë faktin se tashmë ka krijuar mekanizma shtetëror për përkujdesje të mërgatës, dëshmon përkushtimin që kanë institucionet në tërësi në drejtimin e kësaj pjese të popullit, e cila numerikisht nuk është e vogël”, theksoi ministri Makolli. “Mërgata shqiptare ka qenë dhe vazhdon të jetë ambasadori më i mirë i Kosovës gjithandej nëpër botë”, tha ministri i Diasporës, Ibrahim Makolli. Ai theksoi se e kanë zgjedhur Prekazin, vendlindjen e Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe të familjes Jashari, për vendtakimin e këtij manifestimi për faktin se është vend i bashkimit, i lavdisë dhe i krenarisë kombëtare.
“Nga ky vend i shenjtë për të gjithë shqiptarët filloi një epokë e re, prandaj e kemi për obligim që pasardhësve tanë t’ua shpjegojmë rëndësinë e këtij vendi . E thonë që historia krijon heronj , por në këtë vend heronjtë e bënë historinë”, tha ministri Makolli. Ai, po ashtu, e vlerësoi lart kontributin e mërgatës, duke thënë se historia jonë sikur e ka caktuar fatin që pikërisht mërgata të jetë pikënisja dhe strumbullari i lëvizjeve kombëtare për liri, pavarësi, identitet dhe mirëqenie të shqiptarëve. ” Nga këtu dua t’ju siguroj se Kosova do të jetë vend i mundësive për secilin bashkatdhetar. Ky është borxh yni ndaj jush”, ka thënë Makolli.
Në emër të familjes Jashari, Rifat Jashari i falënderoi të gjithë mërgimtarët për kontributin e tyre, duke thënë se qëndruan pranë çdoherë duke e ndarë dhimbjen dhe krenarinë bashkë me familjen Jashari. Ai i porositi të gjithë që të jenë të bashkuar dhe të angazhohen për Kosovën siç e deshën dëshmorët, sepse, -shtoi Rifat Jashari,- vetëm në atë mënyrë respektohen ata. Ndërkohë, në emër të diasporës, të pranishmit i përshëndeti nënkryetari i shoqatës “Vatra”, Agim Rexhepi, i cili i vlerësoi lart kontributin dhe angazhimet e mërgimtarëve nëpër periudha të ndryshme historike të Kosovës.
Ndërkaq, simboli i rezistencës kombëtare, Adem Demaqi, theksoi se sot Kosovës i duhet uniteti politik, si dhe qëndrueshmëria ekonomike, ngase tash jemi shtet i pavarur dhe tërë bota duhet ta dijë se ne dimë të ndërtojmë dhe të mbajmë shtet. “Duhet t’i leme inatet dhe përçarjet dhe të bashkohemi në rrugën tonë të zhvillimit e të integrimit. Ne duhet ta kuptojmë se ende jemi në luftë me Serbinë, e cila po bene gjithçka për të na penguar në rrugën tonë”, theksoi Demaqi, duke shtuar se kur kujtojmë ditët e diasporës kujtojmë edhe sakrificën e gjithë atyre qe ranë në luftë për mbrojtjen e Kosovës. Andaj ditët e diasporës duhet të ruajnë kujtimet e rrugës sonë për liri e pavarësi.
“Sot është ditë e veçantë për ne ngase ditët e diasporës tashmë po institucionalizohen, duke shënuar një nga vlerat tona më të çmueshme, diasporën tonë të shtrenjtë. Shteti ynë u mbajt gjallë për vite e dekada nga vet diaspora shqiptare, e cila në momentet më të vështira i qëndroi krah shtetit të Kosovës, duke u bërë bartëse e rezistencës paqësore dhe luftës së armatosur. Ne duhet të dëshmojmë se jemi shtet i qëndrueshëm dhe i përgjegjshëm jo vetëm në aspektin politik, por edhe në atë ekonomik. Sot me shumë se kurrë na duhet uniteti, përgjegjësia e qeverisja e përgjegjshme”, theksoi Demaqi.
Ne fund të manifestimit ministri i Diasporës, Ibrahm Makolli, dhe baca Rifat Jashari, ndanë çmime dhe mirënjohjeve për kontributin e figurave më eminente të diasporës shqiptare. Ndër dy figurat më të ndritura të futbollit evropian, çmimi iu nda edhe futbollistit Xherdan Shaqirit e Fatmire Bajramit.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Diaspora udhëhoqi luftën çlirimtare të Kosovës Empty NDARJET E MIRËNJOHJEVE JO VALIDE PËR MËRGATEN

Mesazh nga Agim Gashi Sat Aug 03, 2013 4:27 pm

NDARJET E MIRËNJOHJEVE, JO VALIDE PËR MËRGATEN

Shiqova programin dhe ndarjen e mirënjohjeve për njerzit tanë të mërgatës shqiptare. Thënë të drejten nuk isha i pajtimit me ndarjet e këtyre mirënjohjeve.Kjo përzgjedhje është sa euforike aq edhe e pa drejtë. Janë lënë anash qindra poet e shkrimtarë, artist e piktor,veprimtarë të cilët shkrinë jetën dhe pasurinë e tyre për lirinë e atdheut, dhe as që u përmenden. Sa e sa njeriu derdhi milionat e tij për liri e sot nuk ia përmend emrin askush.Sa e sa njerzit vdiqen në aksionet për atdheun, duke luftuar me armë në dorë, ranë dëshmorë në fronte, e sot nuk ua përmendi as emrin se lene më ti përkujtojnë familjet se shteti akoma mendon për juve,Ncuk, askujt si bie ndërmend jo as për juve e as për neve. Nuk jamë kunder sportistëve, Xherdanave e Shaqirave, hallall u qoftë, por të ri bre me i shperblye atdheu për që i dhanë disa gola për ekipet e shtetet e hueja! Njerzit u flijuan, e dhanë jeten ndersa shperblehen golshenuesit e Evropes.
Jamë befasue kur edhe Rifat Jashari si mërgimtar i bvjeter kishte pranuar që tu qitet hi syve mërgimtarëve me disa copa letrash pa vlerë.
Mërgata shqiptare i ka hap sytë.Ajo e di se kend e ka veprimtarë e kend tradhëtar. Mirënjohejt të cilat ndahen pa pyet komisione nga diaspora, do të jenë të pa vlefshme dhe jo vlide.
Mërgata do ose të ndahen mirënjohje për meritorët ose të mos i nadhet askujt.
Për dikend nënë e për dikend njerk bën vetëm te qeveria e Kosovës. Askund tjeter se gjen kështu!

Agim Gashi
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Diaspora udhëhoqi luftën çlirimtare të Kosovës Empty Re: Diaspora udhëhoqi luftën çlirimtare të Kosovës

Mesazh nga Agim Gashi Sat Aug 03, 2013 4:47 pm

Diaspora udhëhoqi luftën çlirimtare të Kosovës 933884_614034838619935_543206845_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Diaspora udhëhoqi luftën çlirimtare të Kosovës Empty Re: Diaspora udhëhoqi luftën çlirimtare të Kosovës

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi