Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Për Uashingtonin pavarësia e Kosovës storje e mbyllur

Shko poshtë

Për Uashingtonin pavarësia e Kosovës storje e mbyllur Empty Për Uashingtonin pavarësia e Kosovës storje e mbyllur

Mesazh nga Agim Gashi Fri Nov 09, 2012 12:19 pm

Për Uashingtonin pavarësia e Kosovës storje e mbyllur


Për Uashingtonin pavarësia e Kosovës storje e mbyllur Largea_perkoso1352452010
Ndërsa qeveria në Beograd është e gatshme që me rrugë paqësore të zgjidhë problemin e Kosovës, politika e Uashingtonit ndaj Serbisë nuk do të ndryshojë. “Trajtimi” i Serbisë dhe i rajonit në mandatin e dytë presidencial të Barak Obamës do të jetë pak a shumë i njëjtë: - t’i lihet Bashkimit Evropian që të merret me Ballkanin, me një monotorim rigoroz të Shtëpisë së Bardhë.

Kështu raporton nga Uashingtoni e përditshmja e Beogradit “Veçerje novosti”, e cila citon zyrtarë të Departamentit të Shtetit të kenë thënë se Obama do të përqëndrohet në zgjidhjen e problemeve në oborrin e vet dhe se SHBA-ja gjithnjë e më pak do të luajë rolin e policit botëror, transmeton QIK.

Ambasadori Xhon Nej, i ngarkuar për çështje të zgjedhjeve dhe të politikës së jashtme amerikane në Departamentin e Shtetit, ka thënë për gazetën se nuk duhet pritur ndryshime të kursit.

“Nga Beogradi dhe Prishtina pritet që të bashkëpunojnë për të vënë pikën në çështjet e pazgjidhura. Amerika nuk dëshiron të përzihet së tepërmi në dialog, këtë ia ka lënë BE-së, por ndjek me vemendje procesin dhe nëse devijon jashtë kufijve të pranueshëm për Uashingtonin, për të cilin pavarësia e Kosovës është storje e mbyllur” ka thënë Nej për gazetën e Beogradit.

Përveç largimit të Sekretares së Shtetit, në kabinetin e Obamës nuk do të ketë ndryshime të rëndësishme. Kandidat për të trashëguar Hilari Klinton janë senatori Xhin Keri nga Masaçuseci dhe ambasadorja amerikane në OKB, Suzan Rajs.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi