Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju flet Qeveria e Kosovës me “gojë të mbyllur!”

Shko poshtë

Ju flet Qeveria e Kosovës me “gojë të mbyllur!” Empty Ju flet Qeveria e Kosovës me “gojë të mbyllur!”

Mesazh nga Agim Gashi Tue Nov 15, 2011 9:17 pm

Ju flet Qeveria e Kosovës me “gojë të mbyllur!”

Ju flet Qeveria e Kosovës me “gojë të mbyllur!” 15.11.2011-ZKM-01

Njoftimi i disa medieve se Lirim Grajçevci, këshilltar politik i kryeministrit Hashim Thaçi do të jetë zëdhënës i Qeverisë së Kosovës ka mbetur vetëm njoftim në letër![/size]

Pothuajse nuk kalon asnjë mbledhje e qeverisë, e gazetarët të mos jenë të interesuar për emërimin e zëdhënësit të qeverisë. Sa herë një pyetje e tillë i është bërë zëvendëskryeministrit Hajredin Kuçi, që është i vetmi zyrtarë qeveritarë që pas mbledhjeve të qeverisë u përgjigjet interesimit të gazetarëve për çështje të ndryshme, përgjigja ka qenë e njëjtë: “shumë shpejt do të emërohet zëdhënësi”. Por ky afat kohorë ‘shumë shpejt’, për zëvendëskryeministrin Kuçi mbetet i papërcaktuar, meqë që nga formimi i qeverisë, tash e 9 muaj, ky institucion mbetet pa zëdhënës. Mos emërimi i zëdhënësit më së shumti po ndikon në punën e gazetarëve. Në mungesë të marrjes së ndonjë informate nga zyrtarët e lartë, të cilët në të shumtën e rasteve kur kontaktohen janë të zënë me aktivitete e tyre të përditshme, gazetarët mbeten ‘peng’ të përgjigjes edhe për shkak të mungesës së zëdhënësit.

[size=24]Tallje me gazetarët

Gazetarja e televizionit ‘Vizion plus” Marsida Kruja, thotë se mungesa e zëdhënësit të qeverisë tregon mungesën e respektit të qeverisë ndaj njerëzve të medias. “Po të kemi parasysh faktin se një situatë e tillë po zgjat pafundësisht, atëherë mund të them se kjo është tallje me gazetarët dhe regres në lirinë e medias. Për shumë pyetje nuk dimë se kujt ti drejtohemi për të na dhënë një përgjigje të saktë, çka do të thotë se mungesa e zëdhënësit ndikon edhe në profesionalizmin tonë”, shprehet ajo.

Tekstin e plotë mund ta lexoni në numrin e ditës së mërkurë në “Bota sot”
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi