Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kimete Berisha:Zogjtë e Kryeministrit

Shko poshtë

Kimete Berisha:Zogjtë e Kryeministrit Empty Kimete Berisha:Zogjtë e Kryeministrit

Mesazh nga Agim Gashi Fri Aug 09, 2013 11:27 am

Kimete Berisha:Zogjtë e Kryeministrit 998068_558112114226700_676458819_n
 
Kimete Berisha:Zogjtë e Kryeministrit

 

 

Ditën e Festës së Fitrit, ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, kishe unë s'jam musliman, nuk ua uroi muslimanëve të botës Festën e tyre, por e shfrytëzoi atmosferën festive që të ngushëlloj familjet e të vrarëve para 15-të vitesh në Ambasadat Amerikane në Tanzani dhe në Keni.

Ministri i "ngushëllimeve rajonale" vendosi që të flas për vdekjen edhe në ditën e Festës dhe anglisht cicëroi në twiter:
"I want to remember & honor those who died 15 yrs ago in the US Embassy bombings in Tanzania & Kenya. Our thoughts are with the families".

Në ditë Festash kujtohen të vdekurit dhe të rënët, vizitohen varrezat familjare, por asnjëherë shteti nuk vajton në ditë festash, në mënyrë që mërzia mos t'ia marrë anën gëzimit të njerëzve.
Prandaj, kur bëhen këso lloj ngushëllimesh, menjëherë të shkon mendja të një kalkulant që shfrytëzon vdekjen tragjike të njerëzve para 15-të vjetësh, për të ndërtuar karrierën e tij përmbi vuajten e huaj.

Ngushëllimet formale të ministrit shprehin ambicien e tij të madhe për t'u pëlqyer nga Departamenti i Shtetit Amerikan, me shpresë se del dikush nga spiunët e CIA-s dhe ia përcjell cicërimat nekrofile ministrit Hoxhaj, shkon e i tregon Presidentit Obama, e pastaj Presidenti gëzohet që ministri i jashtëm i Kosovës në vend se të uroj, ai ngushëllon edhe në ditën e Festës.

Njerëzit vdesin edhe në ditë festash, por të ngushëllosh për vrasjet që kanë ndodhur para 15-të vjetësh për ta injoruar Festën e muslimanëve të botës është një taktikë patetike dhe përpjekje e shkretë e ministrit Hoxhaj.

Në të njejtën ditë, Enver Hoxhaj e lëshoi edhe një "bombë", kur gjatë shprehjes së tij të pakënaqësisë lidhur me vizitën e shefit të UNMIK-ut në Rumani, tha se Farid Zarif s'ka pasur çfarë të kërkoj në Rumani, në cilësinë e ministrit të Jashtëm të OKB-së.
Se, dihet kush është ministër i jashtëm dhe kush flet për Kosovën në Rumiani, të gjithë e dinë kush është ministër i jashtëm i Kosovës, përveç OKB-së që e ka ministrin e vet të jashtëm për Kosovën Farid Zarifin.

Se, sipas tij, UNMIK-u po e pengon anëtarësimin e Kosovës në OKB.
UNMIK-u është organizatë e OKB-së.
Ministrit Enver Hoxhaj i lumtë që i zbuloi qëllimet e errëta të OKB-së ndaj OKB-së.
OKB-ja, tha, po e pengon anëtarësimin e Kosovës në OKB.

Natyrisht që po. Ban Ki-moon është dualist, është i mençur, se ia doli ta bëjë OKB-në e bashkuar Organizatë ku vendoset individualisht, dhe ta bëjë OKB-në që të veprojë kundër OKB-së.
E ka prurë punën deri këtu, ku OKB-në nuk e kupton më as ministri Enver Hoxhaj, i cili thotë se OKB-ja po e pengon Kosovën të anëtarësohet në OKB.

Kryeministri Thaçi që mbante shpresa në ta, i kishte sytë më së shumti te ish-Profesor Balhtazari (Hajredin Kuçi) dhe Enver Hoxhaj, po bindet këtyre ditëve se ata gjithnjë e këndojnë këngën e njejtë- si zogjtë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kimete Berisha:Zogjtë e Kryeministrit Empty Re: Kimete Berisha:Zogjtë e Kryeministrit

Mesazh nga Agim Gashi Fri Aug 09, 2013 12:09 pm

Kimete Berisha:Zogjtë e Kryeministrit Lufta-e-gjergj-kastriotit-se-bashku-me-popullin-kundra-turqve-osman
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi