Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

PDK thyhet edhe në Drenas

Shko poshtë

PDK thyhet edhe në Drenas Empty PDK thyhet edhe në Drenas

Mesazh nga Agim Gashi Sat Aug 24, 2013 5:34 pm

PDK thyhet edhe në Drenas 403x302106593foto_(1)
PDK thyhet edhe në Drenas


24.08.2013


Malisheva nuk po mbetet rast i izoluar i ikjes së anëtarësisë së PDK-së. Iniciativë e ngjashme me atë që është krijuar në vendlindjen e Fatmir Limajt, është paralajmëruar se do të formohet edhe në Drenas, komunën prej nga vjen kryeparlamentari Jakup Krasniqi.

Të pakënaqur me zhvillimet në parti pas Kuvendit të fundit zgjedhor, një grup i cili ishte pjesë e degës së PDK-së në Drenas, ka vendosur që Grupin Politik për Demokratizim ta regjistrojë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve si iniciativë qytetare. Përfaqësuesi i kësaj iniciative, Shemsi Elezi, ka thënë për Tribunën se një iniciativë e tillë është bërë për shkak të pakënaqësive me qeverisjen e PDK-së në Drenas, shkruan tribuna.
Sipas tij, kjo parti nuk ka bërë sa duhet për zhvillimin dhe përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve të kësaj komune. “Iniciativa jonë ka për qëllim përmirësimin e jetës se qytetarëve të komunës së Drenasit. Ne jemi duke punuar në të gjitha fshatrat duke kërkuar votat e qytetarëve të pakënaqur me qeverisjen aktuale”, ka thënë Elezi, i cili kishte arritur të bëhej asamblist në Kuvendin Komunal të Drenasit nën ombrellën e PDK-së./standardi.info
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi