Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Thyhet PDK-ja në Drenas

Shko poshtë

Thyhet PDK-ja në Drenas Empty Thyhet PDK-ja në Drenas

Mesazh nga Agim Gashi Wed Sep 16, 2009 9:41 pm

Thyhet PDK-ja në Drenas



Jap dorëheqje nga të gjitha aktivitetet e PDK-së në Drenas, për arsye të parregullsive, neglizhencës dhe hierarkisë partiake brenda strukturave të kësaj partie të udhëhequr nga Jakup Krasniqi dhe satelitët e tij në Drenas”, është shprehur kryetari i nëndegës së fshatit Baicë Rrahim Elshani, duke arsyetuar dorëheqjen e tij nga PDK-ja. Elshani tutje pasi ka falënderuar votuesit për besimin e dhënë në zgjedhjet e kaluara ku kishte marr 2400 vota, ka theksuar në këto kushte, që janë në degën e kësaj partie, nuk ka mundësi që besimi i dhënë nga elektorati të arsyetohet. “Arsye kryesore e dorëheqjes sime është se nuk mund të jem në parti me ata njerëz, të cilët e kanë fyer dhe vazhdojnë të fyejnë Partinë Demokratike dhe vizionin e Thaçit”, tha ai dhe vazhdoi, “nga pazaret që bëhen të dirigjuara nga Jakup Krasniqi druaj se kjo nëndegë nga 98 për qind të votuesve në favor të PDK-së, në këto zgjedhje druaj se kjo përqindje nuk do të arrijë as 25 për qind të votuesve”, Elshani, i cili këtë hap e kishte ndërmarr pas publikimit të listës së kandidatëve të kësaj partie për asamblesë komunale, ka akuzuar se në këtë parti avancohen njerëzit pa vizion pa ide dhe pa guxim, komandantët e Stankovecit, që në asnjë mënyrë nuk i kanë kontribuar çështjes kombëtare.
I. Fejzullahu
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi