Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Thyhet zyra e AAK së në Drenas

Shko poshtë

Thyhet zyra e AAK së në Drenas Empty Thyhet zyra e AAK së në Drenas

Mesazh nga Agim Gashi Wed Oct 21, 2009 1:14 am

Thyhet zyra e AAK së në Drenas

Mbrëmë vonë, nga persona të panjohur, është thyer zyra e AAK-së në Drenas.


Thyhet zyra e AAK së në Drenas AAK%20DRENAS
Zyra e AAK-së Drenas

Zyrtarët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës kanë njoftuar se mbrëmë vonë, në rrethana të pasqaruara dhe nga persona tash për tash të panjohur, është thyer zyra e këtij subjekti politik në Drenas.
Sipas zyrtarëve të Degës së AAK së në Drenas, ky sulm me qëllime të paracaktuara politikisht, ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, thuhet në njoftim.
Me këtë rast, AAK e ka dënuar fuqishëm sulmin në selinë e partisë dhe ka kërkuar identifikimin e menjëhershëm të tyre dhe marrjen e masave ligjore.
Ndër të tjera, zyrtarët e AAK së vlerësojnë se pavarësisht këtyre sulmeve, siç thonë nga rivalët politik në Drenas, por edhe në qendra të tjera të vendit, ndëshkimi më i madh ndaj veprimeve të tilla të ulëta me motive të dobëta do të jetë vota e qytetarëve të Kosovës.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi