Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mitrovica ndahet legalisht në nëntor

Shko poshtë

Mitrovica ndahet legalisht në nëntor Empty Mitrovica ndahet legalisht në nëntor

Mesazh nga Agim Gashi Sat Aug 24, 2013 5:45 pm

Mitrovica ndahet legalisht në nëntor

Mitrovica ndahet legalisht në nëntor F1_24-legalisht-balline-2-hiqet-nr-61377335383

Mitrovicë, 24 gusht - Tridhjetë ditë pas certifikimit të rezultateve nga KQZ për zgjedhjen e organeve të reja të Komunës së Mitrovicës së Veriut dhe atyre të Mitrovicës së Jugut, pritet të nisë “shkurorëzimi” legal i dy zonave që tash për tash janë të ndara me barrikadë. Ky qytet do t’i ketë pas 3 nëntorit dy komuna me të njëjtin emër, por me “mbiemra” të ndryshëm.

Që procesi i konsolidimit të Mitrovicës së Veriut të shkojë mbarë dhe bartja e resurseve dhe gjërave nga Mitrovica e Jugut të bëhet në rregull, Qeveria e Kosovës e ka hartuar një udhëzim administrativ (nr. 2013/02), që rregullon mënyrën e përfundimit të tranzicionit  që pritet të nisë në atë pjesë të vendit. Kështu në tre vjetët e ardhshëm pas zgjedhjeve të 3 nëntorit, Mitrovica e Veriut dhe ajo e Jugut do të kenë një bord të përbashkët.

Si shkruan gazeta Tribuna, me këtë udhëzim administrativ është përcaktuar përbërja dhe funksionimi i bordit të përbashkët. Udhëzimi administrativ parasheh në detaje mënyrën e funksionimit të bordit në fjalë, i cili do të përbëhet nga 11 anëtarë. Pesë anëtarë të Bordit zgjidhen nga kryetari i ri i Komunës së Mitrovicës së Jugut dhe pesë të tjerë nga kryetari i Mitrovicës së Veriut.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mitrovica ndahet legalisht në nëntor Empty Re: Mitrovica ndahet legalisht në nëntor

Mesazh nga Agim Gashi Sat Aug 24, 2013 7:50 pm

Mitrovica ndahet legalisht në nëntor 994839_10200201148807585_878522538_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi