Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

SHQIPTARI QË PRETENDON SE KA BËRË ZBULIM PËR NOBEL (Burimi: Reporteri, Www.Reporteri.Net)

Shko poshtë

SHQIPTARI QË PRETENDON SE KA BËRË ZBULIM PËR NOBEL (Burimi: Reporteri, Www.Reporteri.Net) Empty SHQIPTARI QË PRETENDON SE KA BËRË ZBULIM PËR NOBEL (Burimi: Reporteri, Www.Reporteri.Net)

Mesazh nga Agim Gashi Sat Aug 31, 2013 9:20 pm

SHQIPTARI QË PRETENDON SE KA BËRË ZBULIM PËR NOBEL (Burimi: Reporteri, Www.Reporteri.Net)
 
SHQIPTARI QË PRETENDON SE KA BËRË ZBULIM PËR NOBEL (Burimi: Reporteri, Www.Reporteri.Net) 22_07_13_19806_1

Ka bërë një zbulim që beson se do të jetë revolucionar për ndriçimin, pasi kostoja e tij është fare e vogël. Naser Rahmonaj, nga Kosuriqi i Pejës, që deri në vitin 1991 kishte shërbeu në ushtrinë ish Jugosllave, si teknik aviacioni, thotë se kombinimi i telave të bakrit, magnezit dhe ujit të kripur, na japin një bateri e cila mund të qëndrojë deri në gjashtë muaj jetëgjatësi.
Zbulimin e tij tanimë e ka vënë në jetë, duke ndriçuar kishën Foshka e Shenjtë në fshatin Batvaçi të Istriës në Kroaci.
Nëse zbulimi i Rahmonajt vihet në jetë duke e shndërruar në prodhim industrial, atëherë bateritë që ne sot përdorim, do t’i përkasin së kaluarës. Bateritë e Rahmonajt, nuk ndotin ambientin dhe mund të jenë në funksion për të gjitha shërbimet sikurse bateritë standarde që ne sot përdorim. E më e rëndësishmja e gjithë kësaj, ato janë edhe me jetëgjatësi më të madhe se sa aktualet.
“Bateritë e tanishme nëse i përdorni në një ndriçues xhepi të 4.5 voltëve do t’u ndriçojnë 4 orë pa ndërprerë me intensitet të njëjtë. E njëjta bateri që unë kam zbuluar do të ndriçonte 10 ditë pa ndërprerë”, thotë Rahmonaj në një bisedë për IP Magazinë.
Edhe më të vlefshme dhe premtuese, këtë lloj baterie e bënë kostoja e lirë e prodhimit. Ai thotë se mund të duket qesharake, por për ta ndriçuar një objekt nuk nevojitet më shumë se sa disa tela bakri, pak magnez nga hedhurinat dhe ujë të kripur.
Rahmonaj thotë se ka pasur disa kontakte me kompani të cilat do të mund ta qonin përpara zbulimin e tij, por synim kryesor ka çmimin Nobel, ndërsa patentën thotë se do t’ia falë njerëzimit.
Përveç Kroacisë, atje ku tashmë prej vitesh ndërton të ardhmen e tij dhe të familjes, Rahmonaj shprehë dëshirë zbulimin e tij ta funksionalizojë edhe në Kosovë. Siq shprehet ai, “dua ta ndriçojë Kosovën”. “Do të dëshiroja që qeveria të më jepte dritë të gjelbër, që të hapja një fabrikë ku përveç tjerash do të punësoheshin njerëz të cilët do të prodhonin një produkt që do të eksportohej në tërë botën
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi