Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Edhe një zbulim nga jeta e Michael Jackson-it

Shko poshtë

Edhe një zbulim nga jeta e Michael Jackson-it Empty Edhe një zbulim nga jeta e Michael Jackson-it

Mesazh nga Agim Gashi Tue Aug 18, 2009 5:30 pm

Edhe një zbulim nga jeta e Michael Jackson-it

E përgatiti: Diella XHOKLI
Motra atraktive medicinale ka pranuar që për 20 mijë funta të jetë nëna surrogat e Prince Michael II. Këto para ajo i ka pranuar që t’i ndihmojë familjes.


Edhe një zbulim nga jeta e Michael Jackson-it Parisss
Prince Michael II

20 mijë funta i kishte marrë motra medicinale e cila për këtë shumë kishte pranuar që të jetë nëna surrogat e djalit më të vogël të Michael Jackson-it, të voglit Blanket. Mbreti i pop-it, thuhet në këtë raport, se vet e kishte zgjedhur meksikanen Helena-n, që të jetë nëna surrogat e Prince Michael II, pasi që i kishte shikuar më parë edhe disa nëna të mundshme surrogat, të cilat i ishin ofruar, njofton revista britanike ‘Daily Mirror’.
Edhe një zbulim nga jeta e Michael Jackson-it Mika
Sperma ishte e Michael Jackson-it
Helena e kishte pranuar këtë ofertë, njofton ‘Mirror’, që këto para të fituara t’ia dërgojë familjes së saj në Meksiko. Sipas burimeve të njëjta sperma me të cilën është ngjizur Blanket ishte e Michael-it, por ende nuk dihet saktësisht se kush është nëna biologjike. Jackson kishte vendosur për Helena-n, pasi ajo ishte tërheqëse, intelegjente dhe stabile. I ka pëlqyer edhe fakti që është motër medicinale, dhe siç bëhet e njohur që në tërë këtë ‘aventurë’ nuk kishte pasur as problemin më të vogël.
Edhe një zbulim nga jeta e Michael Jackson-it Femijet
Avokati e kishte marrë fëmijën menjëherë pas lindjes
Për atë që është paguar, Helena i kishte fituar paratë ‘shkëlqyeshëm dhe pa vërejtje’, njofton ‘Mirror’. Maria Castillo, mjekja që e ka sjell në këtë jetë Blanket-in e vogël, pohoi që kjo vajzë e kishte kryer lindjen vet, pa ndihmën e këngëtarit të njohur. ‘Në lindje ishte i pranishëm avokati. Menjëherë pas lindjes së fëmijës, ai e kishte marrë me vete. Kur ka përfunduar lindja, nuk e kam ditur se kujt i përkiste ky vogëlush’, rikujton ato momente Castillo.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi