Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rritet rivaliteti Mustafa – Sejdiu

Shko poshtë

Rritet rivaliteti Mustafa – Sejdiu Empty Rritet rivaliteti Mustafa – Sejdiu

Mesazh nga Agim Gashi Sat Oct 22, 2011 12:03 pm

Rritet rivaliteti Mustafa – Sejdiu


Rritet rivaliteti Mustafa – Sejdiu Rritet-rivaliteti-Mustafa-Sejdiu-280x300

Prishtinë, 22 tetor 2011 – Ndarjet dhe thyerjet brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) nuk kanë të ndalur. Rivaliteti ndërmjet kryetarit aktual, Isa Mustafës, dhe atij të dikurshmit, Fatmir Sejdiu, për ta rimarrë lidershipin e partisë vetëm sa po thellohet.

Ndonëse nuk komunikojnë njëri me tjetrin, një zyrtar i lartë i kësaj partie i ka deklaruar gazetës në kushte anonimiteti, se gjithnjë e më shumë po shtohen zërat nga strukturat e partisë për nevojën e rikthimit të kryetarit të dikurshëm Fatmir Sejdiu në krye të LDK-së, pas dështimit të Isa Mustafës për ta reformuar partinë.

Ai ka thënë se kryetari i dikurshëm i LDK-së, Fatmir Sejdiu, po e përgatit terrenin për ta rimarrë fuqishëm postin e të parit në partinë që e kishte drejtuar disa vite me radhë. Sipas këtij zyrtari, në LDK kjo nuk është sekret, edhe pse zyrtarisht nuk e konfirmon askush.

Edhe vetë Sejdiu në një intervistë dhënë ditëve të fundit nuk e ka fshehur ambicien për t’u rikthyer në krye të LDK-së, pasi, siç është shprehur ai, një gjë e tillë po kërkohet nga degët.

“Kjo nuk do të thotë se jemi në përgatitje për ta ‘kallur’ shtëpinë, por sigurisht për të avancuar LDK-në”, ka thënë Sejdiu.

Lideri i dikurshëm i kësaj partie ka rrëfyer edhe për “ndërskamcat” që i janë bërë në eliminimin e tij nga skena politike, por edhe për “pazarllëqet” në Kuvendin e fundit Zgjedhor, ku ai pësoi humbje karshi rivalit të tij,

Isa Mustafa.

Një zyrtar i lartë i LDK-së ka adresuar kritika ndaj Isa Mustafës, duke thënë se kryetari i LDKsë po e shkatërron partinë. Sipas këtij burimi, komunikimi ndërmjet Mustafës dhe Sejdiut nuk ekziston fare.

Madje, ai ka treguar se Sejdiu, edhe pse është anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të partisë, nuk ftohet nëpër mbledhje, ndonëse merr pjesë si anëtar i paftuar.

Në anën tjetër, Haki Rugova, nënkryetar i LDK-së, i ka hedhur poshtë këto deklarime duke thënë se “Sejdiu ftohet sikurse secili anëtar tjetër i Këshillit të Përgjithshëm dhe merr pjesë nëpër takime”.

Megjithatë, Rugova nuk ka mundur të deklarohet nëse Mustafa dhe Sejdiu komunikojnë njëri me tjetrin. /zëri/

Dërgoi:Xhavit Ramadani
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi