Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Hashim Thaçi është pro bartjes së shamisë nëpër shkolla

Shko poshtë

Hashim Thaçi është pro bartjes së shamisë nëpër shkolla Empty Hashim Thaçi është pro bartjes së shamisë nëpër shkolla

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jan 12, 2014 8:55 pm

Hashim Thaçi është pro bartjes së shamisë nëpër shkolla

Hashim Thaçi është pro bartjes së shamisë nëpër shkolla Largea_foto_kushtrim_ternava_shefqet_krasniqi_1528_746274-jpg1389539737
Imami i Xhamisë së Madhe në Prishtinë, Shefqet Krasniqi ka thënë se Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi është pro bartjes së shamisë nëpër shkolla.
Sipas tij, Kryeministri pasi ka dalë pro është kundërshtuar ashpër nga zyrtarët e PDK'së.
"...fjala vjen shaminë, ai (Hashim Thaçi) ka qenë pro por është kundërshtuar rreptë madje edhe nga pjesëtarë të partisë së vet për të mos thënë rrethit të ngushtë", ka thënë Krasniqi.
Ai ka folur edhe për Lutfi Hazirin, i cili kishte thënë gjatë fushatës zgjedhore se s'do të lejoi të përjashtohen asnjë nxënese për shkak të bartjes së shamisë.
Krasniqi ka thënë se beson se Haziri do të mbajë fjalën e dhënë gjatë fushatës.
"Lutëm dhe shpresoj se do ta mbajë fjalën e dhënë dhe qëndrimin shumë korrekt që e ka shfaq gjatë fushatës për të cilin edhe e kam falënderuar menjëherë, madje edhe publikisht siç edhe e dini. Përndryshe mandati zgjedhor kalon shumë shpejt dhe jo vetëm ai por secili politikan do të përballët me po këta qytetarë", ka shtuar ai.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi