Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

AGIM GASHI:PO VAJTON PRAP KOSOVË E MJERA

Shko poshtë

AGIM GASHI:PO VAJTON PRAP KOSOVË E MJERA Empty AGIM GASHI:PO VAJTON PRAP KOSOVË E MJERA

Mesazh nga Agim Gashi Sat Nov 02, 2013 12:22 am

AGIM GASHI:PO VAJTON PRAP KOSOVË E MJERA A07ec9e37e5



AGIM GASHI:PO VAJTON PRAP KOSOVË E MJERA


(E shkruar dhe e kënduar sot më 01.11.13, duke qarë për atdheun tim)

Moj Kosovë e mjera ti
Prap shkau po të hyp mbi, 
Ta shkel gjakun e dëshmorve, 
Të shkel në prag e të shkel n`vorre
T´prish qetsinë, ta then kufinin,
Ta djeg mallin e jau qet timin….
Të vijë çetnik, të vjen Vulini,
Po kështu ska askund në botë
Policinë ti shtrin përtokë.

Ah, moj Kosovë çka po thue
Pse po vuen kshtu bashkë me mue?
Pse stë vjen Ty pak fuqia?
Me mi qetsue kto ment e mia, 
Por po vuen kështu n´mjerim,
Bashkë me Ty dhe shpirti im. 

Oooo, moj Kosovë, Kosova e mjerë,
Po të vin ata që të kan therr, 
Që n´zakone na kan ngacmue, 
Vajza e motra na i kan dhunue!
Që na kan gri me mitraloza
Shpi e pleme hi e bloza,
Që na i humbnin lulet tona
Mos t´ju gjenden as kufomat, 
Hiq spo teren syt e mi
Moj Kosovë e mjera ti.

N´shekuj gjithë ti ke vajtue
Gjithë në vaj e gjithë idhnue,
Gjithmonë ti nën thundërr t´vështirë
Tue të shkelë, n´ty skishin mshirë,
Shumë gjaksor ksajd kan kalue
Tue të vra edhe coptue.

Ti moj tokë e Dardanisë
Kur t´mori thundrra e osmalisë,
Të vrau, t´preu e të plaçkiti, 
Të dhunoi e haraç të qiti,
E tash prap të erdh Turqia
Hiq sta ndal dhunën Serbia,
Moj Kosovë e mjera ti
Po ta bajnë edhe ma zi
N´ball që i ke kta djemt e kqi.

Moj Kosvë e mjera ti
Prap Serbija gjak po t´pi,
Si mos me kanë Kosova e parë
Ty që të donte Shqipni mbarë,
Dikur rrzojshe krajla e sulltana
Djemt besnik ti bante nana,
Që sju dhimbsej aspak jeta
Për me vdekë për troje t´veta.

Sot prap ty t´ka rrokë mjerimi
Të vjen shkau e të del timi,
T´vjen Vuçiçi e t´vjen Vulini,
T´vjen Daçiç e çetnik tjerë
Që t´kan vra e të kan therrë,
Që n´zakone të kan dhnue
N´Graçanicë mbajnë tubim
Me ma zhduk atdheun tim.

Nga thellsia e nëtokës
Del nji za, za i nënlokes, 
Kam durue mbi tremijë vjet,
Më kan vra e më kan rjep,
Kam durue sa ma ska 
Shtatqind herë me gjak jam la.
Kurr ma shumë se sot skam hjek,
Jam ngulfat, spo shof me sy,
Po më coptojnë bijt e mi,
Po më shesin e po më vjedhin,
Ma sulmun besën e nderin,
A ka djal që del mbi dhe
Me shpëtue këtë atdhe!

01.11.2013
Düren


 
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi