Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

AGIM GASHI:PRAP PO QAN FLAMURI I GJERGJIT

Shko poshtë

AGIM GASHI:PRAP PO QAN FLAMURI I GJERGJIT Empty AGIM GASHI:PRAP PO QAN FLAMURI I GJERGJIT

Mesazh nga Agim Gashi Fri Nov 28, 2014 2:16 pm

AGIM GASHI:PRAP PO QAN FLAMURI I GJERGJIT 524147_601951906581521_3584505804910831552_n



AGIM GASHI


PRAP PO QAN FLAMURI I GJERGJIT


Sonte në këtë natë festive
Ofshama e Gjergj Kastrioti përfshiu Arbërinë
Ofshani edhe Ismail Qemali
Ore i mjerë flamur
Më dhimbshëm nuk valove kurr


Edhe plagët e dëshmorëve
Sonte kishin dhimbje
Kullonin gjak shqiptari
Loti rridhte pa ndal përsëri
Për atdheun e përdhosun
Në vrasje
Korrupcion 
E hajni
Nënat kërkojnë varret e t´bijave
Të bijëve trima
Nuseve tona
Por as unazat nuk u gjenden askund
Të dhunuarat e luftës 
Dhunim kombëtar

Në vend të flamurit
Nënat tona sot
Akoma shpalosin kmishat e gjakosura
Të cilat shpërdajnë mesazhe
Se krimi askund në botë
Ska veti civilizuese
Këta tanët i futen veshët në lesh
Kishin halle tjera
Flamuri te dera rënkon
Pikon gjak e lot´

Liria nuk është vetëm e imja
As Flamuri nuk është vetëm i imi
Dhe nuk tentoj të identifikohem
Me nocionet popull e atdhe
Të shenjëta për secilin nga ne
Në shpine nuk po i mbaj
As nuk vej monopol mbi to
I mbaj në zemër

Karaxhozat na e uzurpuan lirinë
Popullin e atdheun
Na e humbën drejtëpeshimin nacional
Nuk e lanë gjakun e ri të mëkëmbet
Dhe me turravrap mortaje
Vunë monopol mbi të gjithat
Që i takojnë secilit
Thanë
Duhet të mbrohen
Kur vetërobrohen

Mu në zemrën e Dardanisë vunë brejtës
Hapsira u mbulue me gërçe
Nervoza kaploi gjeneratat
Varfërinë e morëm si normalitet
Pranuam fatalitetin 
Nisi prap tkurrja e atdheut
Lart në shtyllat i varrur
Loton Flamuri i Skënderbeut

II
Zanat maje Sharrit e Korabit
Pyesin me lot´ në sy
Kur do të vie hareja në këtë Shqipëri
Kur do të ndalet ofshama e Gjergjit
Kur do të ndalet Loti i Ismail Qemalit
Kur do të qeshet varri i Presidentit
Kur do ta feston Adem Jashari
Ditëlindjen e Tij pa lot´ 
More në cilin mot´

Sot po loton edhe Flamuri im
Mërgimi zemrat po i lëndon
Kaherë e kuptova se qenka atdhetari
Të jetosh e të duash në mënyrën tënde
Qenka edhe dhunti
Edhe shumë njerzore
Sa shumë madhështore
Zemrën plot dashuri
Për Nënën Arbëri
Sëbashku me flamurin festojmë
Në vetmi 
E me plot lotë në sy
Urime Festa Kosovë
Urime Festa Shqipëri
E dashura Arbӕri

Vuaj pë jetë e mot´
Kosova mos të ketë FUSNOTË
Dhe një ditë përsëri
Të valoj i lirë Flamuri kuq e zi

28.11.14
Düren

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

AGIM GASHI:PRAP PO QAN FLAMURI I GJERGJIT Empty Re: AGIM GASHI:PRAP PO QAN FLAMURI I GJERGJIT

Mesazh nga Agim Gashi Fri Nov 28, 2014 2:39 pm

AGIM GASHI:PRAP PO QAN FLAMURI I GJERGJIT 10389613_10152523996969077_2927320500505575704_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

AGIM GASHI:PRAP PO QAN FLAMURI I GJERGJIT Empty Re: AGIM GASHI:PRAP PO QAN FLAMURI I GJERGJIT

Mesazh nga Agim Gashi Fri Nov 28, 2014 5:32 pm

AGIM GASHI:PRAP PO QAN FLAMURI I GJERGJIT Male_unbekanntAGIM GASHI:PRAP PO QAN FLAMURI I GJERGJIT Female_unbekanntAGIM GASHI:PRAP PO QAN FLAMURI I GJERGJIT 38497
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

AGIM GASHI:PRAP PO QAN FLAMURI I GJERGJIT Empty Re: AGIM GASHI:PRAP PO QAN FLAMURI I GJERGJIT

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi