Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

AGIM GASHI:UNË PRAP MBETA KY QË JAM

Shko poshtë

AGIM GASHI:UNË PRAP MBETA KY QË JAM Empty AGIM GASHI:UNË PRAP MBETA KY QË JAM

Mesazh nga Agim Gashi Mon Dec 02, 2013 11:20 pm

AGIM GASHI:UNË PRAP MBETA KY QË JAM 1467308_10151822610359077_1302398727_n
 
AGIM GASHI:UNË PRAP MBETA KY QË JAM
 
Tërë jetë u mundova 
Të ndryshoj njëherë 

E ta shof veten si do të dukem 
Më ndryshe se sa jam
Nuk arrita kurrë 
Mbeta ky që jam
Të tjerët më thanë budalla e hamam
Unë prap mbeta ky që jam

Unë prap mbeta ky që jam

Jetova e njoha turli katahyki
Njoha njerz të mirë
Më të mirë se vetë jeta
Njoha edhe të kqinjë 
Më të kqinjë se vetë apokalipsa

Unë prap mbeta ky që jam

Kurr tradhëtisht s´punova 
As me të mirët 
E as me të kqinjët
Dhe prap tradhëtar më thane
Më rrahën e më shanë
Kafsha e zezë ta haj
Vegel e askujt smunda me ju ba
Mbeta vetëm vegël e popullit
Vegël e atdheut
Të cilit i përkulem deri në dhe
Deri në qiell i ngritem
Një jetë u shkrina për këtë tokë madhështore
Në fund më thanë:
I pa vlerë ti je

Unë ptap mbeta ky që jam

Pash me sytë e mi
Atë që sduhet ta shihja kurr
Se si i mirrej me dhunë liria atdheut
Se si tregtonin me lirinë e këtij populli
Se si tradhëtonin varret kombëtare
Se si shitnin gjakun e dëshmorëve
Se si e hanin kafshatën e të varfërit
Se si i dhunuan gratë e dhunuara
Dhe prap më shanë
Më vranë 
Ma shpuan trupin me thika
Unë nuk u zmbrapsa
Unë nuk ika

Unë mbeta ky që jam

Sot bota po ndryshon
Sot dhimbja kudo më përvëlon
Për të varfërit e të sëmurit
Për invalidët e luftës e punës
Për gratë e dhunuara
Për të pagjeturit
Për profesorët e dijetarët pa punë
Për rininë që sillet si pa cak

Unë mbeta ky që jam

Dhimbje kam edhe kur shof 
Që politika u bë biznes
Luftohet për vota
Pa zgjedh mjete 
Pa kursyer para
Në emrin e dëshmorëve
Me gjakun e tyre
Vishen e krihen pspillosen
Shkojne pranë varreve 
I falenderojnë që në emrin e tyre
Iznismen u bënë
Hej sa hata hata hata
Thërras me sa zë që kam
Unë mbeta ky që jam

Unë prap mbeta ky që jam

02.12.13
Düren
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi