Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Intervistë e Bajrush Morinës me Ukë Rugovën:Familja e Presidentit Rugova përkrah dhe voton për Isa Mustafën

Shko poshtë

Intervistë e Bajrush Morinës me Ukë Rugovën:Familja e Presidentit Rugova përkrah dhe voton për Isa Mustafën Empty Intervistë e Bajrush Morinës me Ukë Rugovën:Familja e Presidentit Rugova përkrah dhe voton për Isa Mustafën

Mesazh nga Agim Gashi Sat Nov 30, 2013 11:59 pm

Intervistë e Bajrush Morinës me Ukë Rugovën:Familja e Presidentit Rugova përkrah dhe voton për Isa Mustafën
 

Intervistë e Bajrush Morinës me Ukë Rugovën:Familja e Presidentit Rugova përkrah dhe voton për Isa Mustafën Uka1
Ekskluzivisht për "Bota sot” flet Ukë Rugova

Familja e Presidentit Rugova përkrah dhe voton për Isa Mustafën

“LDK-ja është familja jonë politike, është shtëpia jonë tradicionale, është e djeshmja, e sotmja dhe e ardhmja jonë, e familjes së presidentit tonë historik Ibrahim Rugova” thotë për “Bota sot” Ukë Rugova, djali I presidentit Ibrahim Rugova. Intervistoi Bajrush Morina Ukë Rugova është emër i njohur për opinionin shqiptar në Kosovë e më gjerë. Ai ka qenë emër i përmendur edhe atëherë kur nuk ka qenë pjesë e politikës, ndërkaq është bërë emër i interpretuar në opinion prej se bëri hapat e parë të hyrjes në politikë. Për Ukë Rugovën është shkruar shumë, është folur shumë, në ndërkohë që ai më së paku ka preferuar të flasë për vetveten. Jo se nuk ka pasur çka të thotë por sepse ka preferuar që të mos flas vend e pa vend e rend e pa rend prandaj ka zgjedhur heshtjen si formë të refuzimit politik për të qenë pjesë e përfoljeve politike të ditës. Saktësisht tre vjet më pas, Ukë Rugova ka vendosur të flasë për lexuesit e gazetës “Bota sot” dhe për opinion shqiptar. Mjaft kanë folur të tjerët për Ukën, tash flet Ukë Rugova për veten, familjen Rugova, për LDK-në, për Isa Mustafën, për Institucionet e vendit dhe për të ardhmen e tij në skenën politike.

Kam zgjedhur “heshtjen” për shkak të stabilitetit politik e institucional

Bota sot: Zoti Ukë Rugova, po bëhen më shumë se tre vjet prej se keni vendosur të hyni në ‘ujërat e trazuar” të politikës por pak keni folur, pak jeni deklaruar ndërkaq për ty shumë është folur e është shkruar?

Ukë Rugova: Së pari më lejoni që përmes gazetës tuaj, gjithë shqiptarëve kudo që janë t’ua uroj festën kombëtare të 28 Nëntorit. Kjo festë simbolizon unitetin e shqiptarëve për të ndërtuar lirinë, demokracinë dhe pavarësinë e shtetit shqiptar që u kurorëzua në Vlorë më 28 Nëntor të vitit 1912. Liria, demokracia dhe pavarësia e Kosovës ka qenë edhe filozofia politike e presidentit Ibrahim Rugova dhe në këtë frymë edhe unë jam edukuar, sepse babai im na ka edukuar edhe neve fëmijëve në këtë frymë të lirisë, demokracisë e pavarësisë si dhe të unitetit kombëtar. Kjo filozofi politike e unitetit kombëtar për liri, demokraci e pavarësi tejkaloi përmasat e një edukimi familjar dhe u shndërrua në një filozofi politike nacionale për më shumë se dy dekada dhe u përqafua nga mbarë populli shqiptar i Kosovës e më gjerë që kulmoi me shpalljen e pavarësisë së Kosovës. Tashti t’i kthehem përgjigjes së pyetjes tuaj. Unë deri më tash kam zgjedhur “heshtjen” për shkak të stabilitetit politik e institucional të Kosovës. Për mua më tepër kanë folur dhe kanë shkruar të tjerët. Në periudha të caktuara kohore, më kujtohet se edhe babai, presidenti Rugova, preferonte heshtjen. Ka pasur momente kur kanë shkruar artikuj e kanë dhënë deklarata nga më të ndryshmet për presidentin. Madje kishte edhe presione nga brenda që të deklarohej presidenti, t’i demantonte shumicën e shkrimeve e deklarimeve që të tjerët i bënin në adresë të presidentit. Por ai, mbaj mend që thoshte, “gjethet e kalbura bijnë vetë në tokë, në kohën e vjeshtës!”. Unë, në momentin që kam vendosur të hyj në politikë, natyrisht se e kam qenë i vetëdijshëm se do të jem pjesë e debateve të ndryshme politike e mediave. Por unë nuk jam lëshuar në debate të tilla sepse me dëshirën time kam hyrë në politikë dhe jam i vetëdijshëm se duhet të duroj edhe lëvdata por edhe kritika. Nuk kam faqe time në Facebook .

Bota sot:Dhe tash keni zgjedhur kohën që të flisni?

Ukë Rugova: Unë nuk jam tip i deklaratave të mëdha, ashtu sikurse Presidenti Rugova preferoj që të flas më pak e të punoj më shumë.

Bota sot: Keni folur apo jeni deklaruar përmes Facebook-ut?

Ukë Rugova: Ajo që dua të them në fillim është se unë nuk kam faqe time të Facebook-ut dhe nuk menaxhoj një faqe të tillë.

Bota sot: …Por të tjerët duket se kanë folur apo janë deklaruar në emrin tuaj?

Ukë Rugova: Po, unë megjithëse nuk kam qenë pjesë e debateve për mua, kam përcjellë të gjitha shkrimet, deklarimet dhe debatet për mua.

Bota sot: Zoti Ukë Rugova, kohëve të fundit ka pasur shkrime e deklarime se Ukë Rugova mbështet LDK-në dhe Isa Mustafën për kryetar të Prishtinës, se Ukë Rugova është takuar me Isa Mustafën, por ka pasur edhe deklarime se Uka është “neutral” ndaja zgjedhjeve lokale, ndaj LDK-së e isa Mustafës etj?

Ukë Rugova: Po, jam në dijeni të këtyre deklarimeve. Që në fillim dua të sqaroj pozicionin tim por edhe të familjes së Presidentit Rugova në relacion me LDK-në, kryetarin Isa Mustafa dhe kandidimin e tij për kryetar të Prishtinës. Ne si Familje e Presidentit Rugova përkrahim dhe do të votojmë Isa Mustafën për kryetar të Prishtinës. Pra as familja e Presidentit Rugova nuk mund të jetë neutrale ndaj zhvillimeve politike në vend, ndaj LDK-së dhe ndaj kandidimit të Isa Mustafës për kryetar të Prishtinës.

Po, jam takuar me Isa Mustafën

Bota sot: Isa Mustafa ka deklaruar se është takuar me ju kohëve të fundit?

Ukë Rugova: Po unë jam takuar me kryetarin e LDK-së Isa Mustafa. Jemi takuar me interes dhe iniciativa të përbashkëta. Kemi biseduar për çyshtje të rëndësishme dhe mund të them se kemi pasur mirëkuptim të ndërsjellë për shumëçka që ka të bëjë me aktualitetin politik.

Bota sot: Kjo do të thotë se mes jush, LDK-së e Isa Mustafës “është shkrirë akulli!

Ukë Rugova: Mes meje, LDK-së e Isa Mustafës nuk ka pasur asnjëherë “akull”. Unë kam hyrë në politikë përafërsisht kur Isa Mustafa ka marrë përgjegjësinë që të udhëheq LDK-në. Madje unë dhe “Lista Ibrahim Rugova” kemi qenë alternativë pozitive e zhvillimeve të brendshme në LDK më vitin 2010 në përkrahje të Isa Mustafës.

Bota sot: Por e vërteta është se për një moment pati një ftohje, për të mos thënë një “akull mes jush!”?

Ukë Rugova: Ajo që mund të them nga pozicioni i sotëm kohor është se në atë kohë ndodhën zhvillime të shpejta e të jashtëzakonshme në Kosovë, prandaj edhe vendimet e asaj kohe mund t’i quaj të jashtëzakonshme.

Isa Mustafa po e afron dhe ribashkon elektoratin e shkapërderdhur rugovian

Bota sot: Pse sot jeni me Isa Mustafën dhe me LDK-në?

Ukë Rugova: LDK-ja është familja jonë politike, është shtëpia jonë tradicionale, është e djeshmja, e sotmja dhe e ardhmja jonë, e familjes së presidentit tonë historik Ibrahim Rugova. Unë jam rritur në frymën e filozofisë politike të LDK-së, nga pozicioni im, në mënyrë indirekte kam qenë pjesë e zhvillimeve të LDK-së për më shumë se dy decenie. Kryetari i LDK-së Isa Mustafa mori LDK-në në një situatë shumë të ndjeshme dhe të vështirë për LDK-në dhe për Kosovën , në një periudhë më pak se një muaj para zgjedhjeve të jashtëzakonshme 2010. Por ai e mori seriozisht drejtimin e LDK-së dhe sot, pas gati tre vjetësh ka arritur që të afrojë dhe ribashkojë në masë të madhe elektoratin e shkapërderdhur rugovian dhe LDK-ja po e merr veten dhe po rikthehet si parti e fuqishme politike në vend. Këto merita padyshim se i përshkruhen Isa Mustafës, si lider i LDK-së.

Bota sot: Megjithatë, Ukë, ju jeni pjesë e koalicionit qeverisës, pra nuk jeni me LDK-në, së paku formalisht në Kuvend?

Ukë Rugova: Unë ju thashë se zhvillimet në vitin 2010 ishin të jashtëzakonshme, edhe vendimet atëherë ishin të jashtëzakonshme. Unë jam pjesë e ndërtimit të Institucioneve të Kosovës, jo për interesa të mia personale, por për interesa shtetërore. Unë jam i vetëdijshëm se të jesh pjesë e koalicionit qeveris do të thotë te jesh cak i sulmeve dhe etiketimeve të ndryshme. Por unë nuk jam politikan i politikave të momentit, të politikave të çastit. Në politikë, mbijetesa është sfidë. Presidenti Rugova thoshte në politikë duhet të gëlltitësh gurë të nxehtë e mos të ndryshosh në fytyrë. Si në sferat tjera të jetës e sidomos në politikë durimi është çelësi kryesor i suksesit. Të jesh pjesë e koalicionit qeverisës nuk do të thotë se jam kundër LDK-së. LDK-ja ka qenë pjesë e zhvillimeve politike në koalicione me shumicën e partive politike. Në momente të caktuara në politikë duhet të tejkalohet “rubikoni” i vetvetes. Ju kujtohen të gjithëve vendimet e Presidentit Rugova si në Rambuje në vitin 1999 pastaj në vitin 2005 kur dha dorëheqje nga posti i kryetarit të LDK-së. I përmenda këto dy raste të vendimeve të Presidentit Rugova si shembull i tejkalimit të interesave personale për ato shtetërore. Pra unë jam pjesë e koalicionit qeverisës në këtë mandat, por nuk jam kundër LDK-së, madje siç e thashë edhe më lart LDK-ja është familja ime politike e trashëguar nga Presidenti Rugova ashtu siç jemi familja e Tij e ngushtë e trashëguar nga ai nëna ime bashkëshortja e Presidentit Fana, Mendimi Teuta si dhe tash së fundi nuset Blerina e Blerta, mbesat dhe nipi Eva Ariani dhe Ana Sofia.

Do të jem pjesë e procesit të rregullt zgjedhor në LDK

Bota sot: A do të jeni pjesë e zhvillimeve politike në LDK në të ardhmen?

Ukë Rugova: Siç e thotë shpesh Bashkëpunëtori i ngushtë i Presidentit Rugova dhe miku ynë familjar Profesori i nderuar Alush A. Gashi : “Jeta është më e gjatë se një mandat politik ” andaj them se jeta ime politike do të vazhdoj edhe pas këtij mandati legjislativ. Unë do të jem pjesë e zhvillimeve të brendshme në LDK në procesin e rregullt zgjedhor të LDK-së që duhet të ndodhë vitin e ardhshëm.

Bota sot: Do të jeni pjesë e zgjedhjeve të brendshme në LDK si “Lista Ibrahim Rugova” apo si pjesë e procesit të brendshëm në LDK?

Ukë Rugova: Lista Ibrahim Rugova është lista e LDK-së, është LDK. Lista… nuk janë “ata të tjerët”, jemi në të gjithë të djeshmit, të sotmit dhe të ardhshmit në LDK.

Bota sot: A keni biseduar me Isa Mustafën për synimet e juaja politike në LDK dhe cili ka qenë reagimi i tij?

Ukë Rugova: Unë ju thashë se në takim me liderin e LDK-së Isa Mustafën, kemi biseduar për dy çështje të rëndësishme dhe mund të ritheksoj se kemi pasur mirëkuptim të ndërsjellë për shumë çështje që kanë të bëjnë me aktualitetin politik sot dhe nesër.
 
/Intervistoi: Bajrush Morina/Botasot.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi