Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Drita Fejza:DIELLIT TE SHPIRTIT TIM

Shko poshtë

Drita Fejza:DIELLIT TE SHPIRTIT TIM Empty Drita Fejza:DIELLIT TE SHPIRTIT TIM

Mesazh nga Agim Gashi Mon Dec 09, 2013 8:59 pm

Drita Fejza:DIELLIT TE SHPIRTIT TIM
 

DIELLIT TE SHPIRTIT TIM

Çdo ditë kur zgjohem,them;
ja iku edhe një natë,
dhe prapë dita duket edhe më e gjate
e sa e sa netë do te ikin mbushur plote mall
duke kërkuar të më njomet buzë e thatë 
me flaket e dashurisë ,me zjarr...

E përmalluar flakërim... 
lutem për këngen e pranverës 
Kërkoj të takohem me Diellin përseri
e ai është bërë zog në krahet e eres...
nuk kthehet më!
Tani ndrinë "qiellin tim"..i kthyer në Lavdi

Sa dëshirë qe kam ta puth me afsh e dashuri, 
Oh, sa me mall, e mallin të më grishte 
në balle aty ku e puthi Liria kur u perball me stuhinë
..dhe shpirtit tim ti largonte stinen vjeshtishte
e ta gezonim bashke Lirine...

Por dikujt i bie fati të vuajë deri në amshim
Aty ku rrahe zemra dhimbja me shtrëngon
e mbyse kohen me mall per ty diell i shpirtit tim,
se një ditë do të përqafoje shpresa më mashtron..!
© Drita Fejza
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi