Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vdes Steve Jobs, themeluesi i kompanisë Apple

Shko poshtë

Vdes Steve Jobs, themeluesi i kompanisë Apple Empty Vdes Steve Jobs, themeluesi i kompanisë Apple

Mesazh nga Agim Gashi Thu Oct 06, 2011 11:44 am


Vdes Steve Jobs, themeluesi i kompanisë Apple

Vdes Steve Jobs, themeluesi i kompanisë Apple Steve-Jobs-007

Themeluesi i kompanisë Apple dhe shefi i saj ekzekutiv, Stiv Xhobs vdiq në moshën 56 vjeçare pas një beteje të gjatë me kancerin e pakreasit që nga viti 2003 dhe një transplantimi të mëlçisë në vitin 2009.
Kompania e teknologjisë kompjuterike bëri njoftimin dje vonë, duke thënë se ajo humbi vizionarin dhe gjeniun e saj krijues, ndërsa bota humbi një njeri të mrekullueshëm. Në njoftimin e Apple thuhet se “ne që kemi patur fatin emadh ta njihnimi dhe të punonim me Stivin kemi humbur një mik të shtrenjtë dhe një instruktor frymëzues”.
Në njoftimin e kompanisë thuhet gjithashtu se shpirti i tij do të jetë përgjithmonë në themelet e Apple-s.
Presidenti Barak Obama shprehu ngushëllimet në një deklaratë me shkrim, duke thënë se Xhobs ishte mes novatorëve më të mëdhenj amerikanë. Zoti Obama tha se Xhobs “ripërkufizoi të gjitha industritë”, e bëri Internetin “jo vetëm të përdorshëm, por edhe të kapshëm dhe argëtues” dhe arriti atë që ai e përshktoi si perspektivë të rrallë historike të ndryshimit në vështrimin tonë të botës.
Xhobs dha dorëheqjen nga posti i shefit ekzekutiv të gjigandit të tekonologjisë në muajin gusht.
Ai u lind më 24 shkrut 1955 dhe u rrit në Kaliforni, në atë zonë që u bë e njohur si Lugina Silikon, qendër industrisë amerikane të teknologjisë. Ai nuk mbaroi studimet universitare.
Në vitin 1974, Xhobs la punën që kishte si teknik i në një kompani lodrash video dhe shkoi në Indi për të gjetur iluminizmin shpirtëror. Kur u kthye sëandejmi, ai dhe shoku i tij, Stiv Voznjak filluan të punon në garaxhdin e shtëpisë së Xhobsit për kompjuterin e parë Apple.
Vdekja e Stiv Xhobs vjen një ditë pasi kompani njoftoi për iPhone-in e shumëpritur, i aftë për t’iu përgjegjur komandave zanore
.

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi