Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Faruk TASHOLLI:IBRAHIM RUGOVA DHE AUTOSTRADA "IBRAHIM RUGOVA"

Shko poshtë

Faruk TASHOLLI:IBRAHIM RUGOVA DHE AUTOSTRADA "IBRAHIM RUGOVA" Empty Faruk TASHOLLI:IBRAHIM RUGOVA DHE AUTOSTRADA "IBRAHIM RUGOVA"

Mesazh nga Agim Gashi Mon Nov 14, 2011 1:22 am

IBRAHIM RUGOVA DHE AUTOSTRADA "IBRAHIM RUGOVA"

Faruk TASHOLLI:IBRAHIM RUGOVA DHE AUTOSTRADA "IBRAHIM RUGOVA" FaruktasholliportretFaruk TASHOLLI:IBRAHIM RUGOVA DHE AUTOSTRADA "IBRAHIM RUGOVA" U3_autostradaaa

Faruk TASHOLLI

Kur më 1 shtator të vitit 1995, Ibrahim Rugova, kryetar i Republikës së Kosovës, hodhi idenë për ndërtimin e autostradës Lezhë-Prizren-Prishtinë, kufiri që ndante shqiptarët i ruajtur nga ushtria serbe me tanke e artileri të rëndë,dukej më i hekurt se Muri i Berlinit, skeptikët dhe kundërshtarët e ideve të tij, edhe këtë thënie e morën si tallje. Por ai ishte vizionar dhe mbjellës i optimizmit e jo i defetizmit. Optimizmi i tij nga hapi në hap po bëhet realitet, e tash, edhe me autostradën që mban emrin e tij.

Ibrhim Rugova, dijetar dhe hulumtues i thellësive në fushën e letërsisë dhe të estetikës, politikan i dalë nga hapësirat kulturore shqiptare, kur hyri seriozisht dhe mbeti në politikë, refleksionet e akumuluara jo vetëm nga tradita kulturore, etnike dhe histotike kombëtare, me mjeshtri i shkriu në kontekstin sinkronik të çështjes madhore kombëtare. Ai, nën një pushtet të egër e gjenocidial, si ishte pushteti serb që Kosovën pretendonte ta mbante pjesë të tërritorit të vet, nuk u kufizua në folklorizmat ballkanikë, ku shpesh kanë rrëshqitur dhe kanë mbetur politikanë të lartë dhe akademikë të veçuar, e ruajti aristokracinë e mendimit të lartë politik, edhe atëherë kur ndaj tij u krijua distanca dhe refuzimi nga të tjerët, qofshoin ato figura kombëtare apo ndërkombëtare. Pas një epërsie disavjeçare në përhapjen e së vërtetës për Kosovën në qendrat e vendosjes nëpër botë dhe në sistemin medial ndërkombëtar, derisa po binte sistemi komunist në Jugosllavi e me këtë edhe kishin filluar luftërat për secesion natyral në Slloveni, Kroaci dhe Bosnjë, pikërisht në këto momente , kur Kosova pothuajse harrohej tërësisht, ai dilte me ide madhore që per kontekstin aktual të kohës dukeshin shumë anakronike. Ibrahim Rugova, kryetar i Republikës së Kosovës, i dalë nga zgjedhjet e lira të organizuara në vitin 1992, jo rrallë mbeti i izoluar në raport me ngjarjet e tjera në Ballkan, ku flakët e luftës po përhapeshin me të madhe. Në përpjekje për ta shuar luftën dhe për të gjetur zgjidhje të qëndrueshme për shtetet e dala nga ish Jugosllavia, faktorët vendimmarrës botërorë, sidomos në vitet 1994 dhe 1995, sikur e lanë Kosovën mbrapa dhe i thanë "lamtumirë" çështjes së saj me Konferencën e Dejtonit. Në këtë interval kohe, korifeu i mendimkit aristokrat politik, pra Ibrahim Rugova, në konferencat e tij për shtyp, çdo të premte në Prishtinë, vazhdonte të nxirrte ide madhore, që konform situatës së nderë politikë, uahtarake edhe ekonomike, skeptikët e sidomos kundërshtarët politikë, i merrnin qesharake.

Një ide e tillë, u shqiptua pikërisht në njërën nga konferencat me gazatarë të së premtës, kur më 1 shtator 1995, Ibrahim Rugova tha:" Së shpejti do të bisedojmë me presidentin e Shqipërisë, Dr. Sali Berisha, për fillimin e projektit për ndërtimine autostradës në rrugën e vjetër Lezhë-Prizren-Prishtinë. Kjo, shtoi ai, është një arterie kryesore që tradicionalisht ka lidhur Kosovën me bregdetin. Realizimi i këtij projekti kërkon kohë, por duhet të mendojmë për të tashmen dhe ardhmen", nënvizoi ai para gazetarëve të mediave vendore dhe të huaja. Kur kjo ide, e thënë në orën më të vështirë për shqiptarët, që tash ngjan të jetë profetike pasi është bërë realitet, dëshmon optimizmin e matur të atij njeriu dhe vizionin e qartë për të ardhmen e Kosovës dhe të shqiptarëve, që skeptikët ende e interpretojnë ndryshe. Njeriu që e kërkonte një Kosovë të hapur, me kufij formal dhe të mos vë re ku është kufiri nëse atë e kalon për një qytet më larg për të pirë kafe, nuk është më. Për disa vite pasi e tha këtë ide dhe njëkohësisht që përsëristë po në të njëjtën kohë se hija e luftës ende nuk është hequr nga qielli i Kosovës, ndodhi edhe lufta, edhe çlirimi i Kosovës,ndërsa në anën tjetër, fqinji verior, Serbia, në mënyrë anakronike mbyll kufij dhe pretendon Europën e lirë. Po e njëjta autostradë, tashmë lidhi dy skajet e shqiptarëve dhe pikërisht e njëjta arterie, e mori emrin "Ibrahim Rugova" që në përurim, me emocion të veçantë, kryeministri i Shqipërisë, Ibrahim Rugovën me të drejtë e quajti arkitekt të pavarësisë dhe burrë mendjendritur i Kosovës. Dhe krejt në fund, sa më shumë zgjatet distanca kohore e thënieve sentenciale dhe kuptimplota të Ibrahim Rugovës, autostrada e ideve të tij shtetformuese dhe e integrimeve shqiptare zgjatet dhe zgjerohet edhe përtej detit,duke barazuar Kosovën me Europën.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi