Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kimete Berisha:Zemra e Isa Mustafes

Shko poshtë

Kimete Berisha:Zemra e Isa Mustafes Empty Kimete Berisha:Zemra e Isa Mustafes

Mesazh nga Agim Gashi Sat Feb 15, 2014 8:03 pm

Kimete Berisha:Zemra e Isa Mustafes 403x302433061

KIMETE BERISHA:Zemra e Isa Mustafes

 Isa Mustafa i përmend vrasjet makabre të figurave të ndritshme të LDK-se, vetëm në përvjetore, vit pas viti.

Dje Mustafa ka thënë se LDK-ja është subjekti politik më i prekuri nga vrasjet politike pasluftës në Kosovë, por që ende askush nuk është dënuar për këto vrasje.

Po. Në fillim, pas luftës, LDK e drejtonte gishtin kah PDK-ja, dhe populli po ashtu edhe sot janë të bindur se njerëzit e LDK-së i vrau PDK-ja. 
Por, ndërkohë ndodhi dashuria e paqësorëve mes të dyshuarve për krime dhe viktimave. LDK u magjeps me PDK-në, hyri në koalicion me ta...dhe tani kanë shkuar aq larg, sa që, lëre që nuk ua përmendin vrasjet, por përfaqësuesit e vitkimave të LDK-së rrinë me të dyshuarit e PDK-së për krime, nëpër klube (të tyre) të natës deri në mëngjes. 
Hanë mish gjysmë të pjekur nga e njëjta pjatë, pinë verë të kuqe dhe ujë rugove, qeshin e qeshin. Kënaqen.
Gjithë ditën Sabri Hamiti rri në Ultra me Xhavit Halitin. Por, nuk ia shkruan hartimet shkollore Xhavitit. Veç ia jep do ide. Se, Sabri Hamiti ka qenë edhe vetë i plagosur në dorë, e di çka dhemb shumë plaga, prandaj u bë një dekadë që Sabriu rri urtë, herë pas here kur e përqeshin shokët dhe e i thonë që po frikësohet, atij i vjen inat dhe e zgjat qafën në të majtë, ngrit zërin në të djathtë dhe në Kuvend flet diçka për çmimet dhe në përgjithësi për jetën. Por, nuk flet për anën e plagosur të zemrës së tij.

Pleq! Lakmojnë. 


LDK-ja po e falë spontanisht dhe si me pahiri gjakun e njerëzve të saj të vrarë! LDK duhet të kërkojë hetim ndërkombëtar për këto vrasje. Natë e ditë, në çast, kurrë pa u ndal, duhet të kërkojë vrasësit e njerëzve të saj. LDK është parti e përgjakur, dhe e tillë do të mbetet derisa të zbulohen vrasjet e njerëzve të saj. Kosova çlirohet kur të çlirohen shpirtërat e saj të vrarë. Kush është ai njeri që jeton i lirë edhe pasi që e vrau Enis Zemajn! 

Qysh vritet fëmiu?! 

Qysh vritet njeriu i urtë dhe i mirë, Xhemajl Mustafa!? Dosjet i kanë vjedh, me ndihmën e Sheremet Ahmetit. Gjurmët i kanë fshirë me ndihmën e Bajram Rexhepit, Gjykatat janë të okupuara. Kosova është e tyre. Hetim ndërkombëtar për ta nxjerr gjakun e njerëzve të mirë!Lum ata që i kanë vrarë me pushkë!-e nuk ua kanë futur helmin në bukë! — në Killer Cafe.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi