Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Itali, procedurat e reja për bashkimin familjar

Shko poshtë

Itali, procedurat e reja për bashkimin familjar Empty Itali, procedurat e reja për bashkimin familjar

Mesazh nga Agim Gashi Fri Dec 19, 2008 1:41 pm

Itali, procedurat e reja për bashkimin familjar



Itali, procedurat e reja për bashkimin familjar Koloseum
Ambasada shpjegon aplikimet që nisin nga 1 shtatori
Ambasada italiane ka bërë të ditur dje procedurat që duhet të ndiqen për bashkimet familjare, të cilat do të fillojnë të aplikohen duke nisur nga data 1 shtator 2008.
Në një njoftim për shtyp, ambasada italiane ka njoftuar se personat me banim në Rrethin konsullor të Tiranës, që dëshirojnë të paraqesin kërkesë për bashkim familjar (bashkëshort dhe/ose fëmijë) me një qytetar shqiptar me banim në Itali, duhet të ndjekin procedurat e mëposhtme: të caktojnë takim përmes shërbimit call center të ambasadës në numrin 0900 404 4000;
të paraqiten në ditën e caktuar pranë agjencisë Albanian Courier (Union Net) më të afërt dhe të dorëzojnë dokumentet e nevojshme, të cilat do t‘i përcillen përmes postës Ambasadës italiane në Tiranë.
"Pasi Zyra e Vizave e Ambasadës Italiane të ketë vlerësuar dokumentacionin e paraqitur, personi do të lajmërohet për t‘u paraqitur pranë Zyrës Konsullore për identifikimin, pagesën e vizës dhe plotësime të mundshme të dokumentacionit", sqarojnë më tej përfaqësuesit e ambasadës italiane në Tiranë.
Ata shpjegojnë se dokumentacioni duhet paraqitur pranë agjencisë Albanian Courier (Union Net) më të afërt. Ky është
dokumentacioni i nevojshëm për të gjitha tipologjitë që përfshin
formularin për kërkesën e vizës. Duhet plotësuar një formular për çdo person. Formulari duhet të plotësohet tërësisht dhe të firmoset. Për të miturit formulari duhet të firmoset nga të dy prindërit. E domosdoshme është pasaporta e vlefshme, të paktën deri në tre muaj pas mbarimit të afatit të vizës së kërkuar; fotokopje e pasaportës; 1 fotografi, format pasaporte; fotokopje e Autorizimit (Nulla Osta) lëshuar nga Sporteli i Vetëm i Emigracionit.
Gjithashtu ekziston edhe dokumentacioni i nevojshëm në bazë të tipologjive. Kështu, për bashkime familjare me bashkëshortin/ bashkëshorten për aplikimin kërkohet një certifikatë martese,
leja e qëndrimit e vlefshme e qytetarit shqiptar rregullisht banues në Itali. Ndërsa për bashkimin familjar të fëmijëve me prindërit duhet paraqitur certifikata e lindjes e djalit ose e vajzës; certifikata familjare, fotokopja e lejes së qëndrimit të prindërve. Për këtë, nëse vetëm njëri prej prindërve është banues në Itali, prindi me banim në Shqipëri duhet të paraqesë një akt pëlqimi për çatdhesimin e djalit ose të vajzës, përpiluar nga një noter shqiptar, përkthyer në italisht dhe noterizuar. Gjithashtu firma e noterit duhet të legalizohet pranë Ministrisë së Jashtme shqiptare.
Ambasada italiane kujton se formularët për kërkesën e vizës dhe listat me dokumentet e nevojshme shpërndahen falas pranë ambasadës, pranë agjencive Albanian Courier (Union Net), janë të afishuara brenda dhe jashtë ambienteve të Zyrës Konsullore dhe mund të shkarkohen në adresën e ambasadës www.ambtirana.esteri.it
Dokumentet e Gjendjes Civile duhet të jenë të lëshuara jo më parë se tre muaj nga autoritetet shqiptare. Ato duhet të jenë të përkthyera në italisht dhe të noterizuara. Firma e punonjësit të gjendjes civile dhe firma e noterit duhet të legalizohet pranë Ministrisë së Jashtme shqiptare.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi