Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Agani ishte dora e djathtë e presidentit Rugova

Shko poshtë

Agani ishte dora e djathtë e presidentit Rugova Empty Agani ishte dora e djathtë e presidentit Rugova

Mesazh nga Agim Gashi Tue May 05, 2009 6:42 pm

Agani ishte dora e djathtë e presidentit Rugova

Akademi përkujtimore në dhjetëvjetorin e vrasjes


Agani ishte dora e djathtë e presidentit Rugova Akademi
“Prof. Fehmi Agani në dhjetëvjetëshin e fundit të shekullit XX ishte njeriu më aktiv i lëvizjes sonë të përgjithshme për liri dhe pavarësi, ai ishte krahu i djathtë i presidentit historik të Kosovës dr. Ibrahim Rugovës”, tha presidenti Fatmir Sejdiu,
Profesor Agani ishte Burrë i madh i Kosovës. Njeri me mendje dhe zemër të madhe, siç e njohim dhe siç e dimë të gjithë. Profesor Agani ishte dhe do të mbetet Heroi i Kosovës. Tërë jetën dhe veprën ia kushtoi lirisë dhe pavarësisë Kosovës".
Profesor Agani, vetëm pak javë përpara se Kosova të dilte përfundimisht nga terri i robërisë, u ekzekutua barbarisht nga forcat serbe. Si shumë veprimtarë të tjerë të Kosovës për liri, pavarësi e demokraci, edhe Fehmi Agani shkoi nga kjo botë pa e pritur agun e lirisë.
“Prof Agani ishte në ekipin politik të punimit, të draftimit, të dhënies së ideve për të gjitha dokumentet politike për të ardhmen e Kosovës, idetë e tij përkraheshin edhe nga ndërkombëtarët, ai ishte vlera dhe ideja e lëvizjës politike kosovare”, theksoi Thaçi.


Në dhjetëvjetorin e vrasjes së akademik Fehmi Aganit, nga policia serbe në Prishtinë, u mbajt një akademi përkujtimore ku ishin të pranishëm presidenti i Republikës së Kosovës Fatmir Sejdiu, kryeministri Hashim Thaçi, ministra, deputetë, liderë të partive politike dhe njerëz të jetës politike e kulturore, familjarë të profesor Aganit e të familjes Rugova,.
Në fjalën e tij presidenti Sejdiu çmoi lart kontributin e prof. Aganit për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Fehmi Agani u vra mizorisht pa e pritur agun e lirisë
Dhjetë vjet më parë Kosova po kalonte tragjedinë më të madhe në historinë e saj. Në pranverën e vitit 1999, e përballur me sulmet ajrore të NATO-s dhe e bindur tashmë se shekullit të sundimit të saj të egër në Kosovë po i vinte fundi, Serbia kreu masakra të papara ndaj popullsisë civile anekënd Kosovës. Përderisa forcat e rregullta policore e ushtarake serbe po e vazhdonin ditë për ditë plojën ndaj qytetarëve të pambrojtur shqiptarë, piromanët e nxitur nga Millosheviqi dhe e gjithë kasta e Beogradit zyrtar, po digjnin shtëpi pas shtëpie, shkollë pas shkolle, duke mos i kursyer madje as objektet e kultit. Pikërisht në ato ditë të rënda, kur Serbia ashiqare po tentonte ta shndërronte vendin tonë në një tokë të djegur, u shua edhe jeta e profesorit të nderuar, politikanit e atdhetarit të madh të Kosovës, akademik Fehmi Aganit.
Profesor Agani, sidomos në dhjetëvjetëshin e fundit të shekullit njëzet, ishte njeriu më aktiv i lëvizjes sonë të përgjithshme për liri e pavarësi. Ai ishte krahu i djathtë i Presidentit historik të Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, i cili, duke e kujtuar shëmbëlltyrën e Profesor Aganit, theksonte: “Kosova ndihet krenare me profesor Aganin, me veprën dhe figurën e tij.” Duke i miratuar në tërësi këto vlerësime të Presidentit tonë të urtë, dr. Rugova, për Profesor Aganin, ritheksojmë se Fehmi Agani gjithmonë ka qenë i veçantë në modestinë njerëzore e morale, cilësi kjo e njerëzve të mëdhenj. Me këto veçori të personalitetit të tij dhe me forcën e argumenteve që shtronte për ta mbrojtur çështjen e Kosovës dhe kauzën nacionale përgjithësisht, Profesor Agani fitonte përkrahjen e diplomatëve të botës dhe respektin për të si burrë shteti i Kosovës. Agani ishte dora e djathtë e presidentit Rugova AKADEMI
Prof. Agani zë një vendin të dalluar në kulturën shqiptare të pjesës së dytë të shekullit të kaluar.
Republika e Kosovës, e integruar në NATO dhe në Bashkimin Evropian dhe në miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka qenë motoja e veprimit dhe e vizionit politik të prijësve të Lëvizjes sonë të përgjithshme për liri, pavarësi e demokraci. Kjo moto mbetet e njëjtë edhe sot, kur Kosova është njohur nga 58 vende të botës demokratike dhe pret njohjet e tjera, për të cilat institucionet e vendit dhe miqtë tanë ndërkombëtarë po punojnë me zell. Me vullnetin e Zotit, kësaj vere, Kosova do të ketë daljen e vet në det, sepse Adriatiku po afrohet me autostradën Durrës-Prishtinë, e cila ka qenë një projekt shpirtëror i Presidentin Rugova dhe po bëhet realitet sot nga Qeveria Berisha. Agani ishte dora e djathtë e presidentit Rugova THACI
Idetë e tij i bashkonin intelektualët
Figura e prof. Aganit u vlerësua lart edhe nga kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, i cili foli për kontributin e prof Aganit dhe për idetë e tij vizionare, në kohët më të vështira, duke u vënë në shërbim të çështjes kombëtare, por edhe duke unifikuar faktorin politik në Kosovë. “Kontributi i prof. Aganit ishte shembull i intelektualit në politikë, në politikën kosovare, por dhe në rajon dhe më gjerë. Kur ai duhet të reagonte, reagoi, kur duhej mobilizimi akademik, intelektual, ai mblidhte njerëzit rreth vetes. Ai prezantonte idetë e tij dhe idetë e tij bashkonin intelektualët, akademikët dhe gjithë lëvizjen popullore”, tha ndër të tjera Thaçi. Ai gjithashtu foli për rolin e prof. Aganit në proceset politike për liri dhe pavarësi që ka kaluar Kosova.
Në emër të Akademisë së Shkencave dhe të Artëve të Kosovës foli Akademik Pajazit Nushi, i cili tha se i ndjeri Agani ishte ndërtues i politikës shkencore në veprimtarinë konkrete politike të shqiptarëve të Kosovës dhe më gjerë dhe nuk ka fjalë apo shkrime që të përshkruhet veprimtaria e prof Aganit. “Me përgatitjen intelektuale prof. Agani ishte bërë nismëtar i idealit njerëzor për hapje të shtigjeve për liri njerëzore dhe kombëtare të shqiptarëve të kërcënuar ekzistencialisht në fund shekullin e kaluar”, tha ndër të tjera akademik Pajazit Nushi. Ai shtoi se Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës ka botuar veprën komplete të mendimit sociologjik, politik dhe të veprimtarisë konkrete të të ndjerit Fehmi Agani.
Të pranishmit i përshëndeti edhe gruaja e Fehmi Aganit, Sadie Agani, e cila shprehu falënderimet për vlerësimin e figurës së Fehmi Aganit.
Agani ishte dora e djathtë e presidentit Rugova FOTOLAJM

Besnik Boletini, BOTA SOT
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Agani ishte dora e djathtë e presidentit Rugova Empty “Agani, tërë jetën ia kushtoi Kosovës”

Mesazh nga Agim Gashi Tue May 05, 2009 7:03 pm

“Agani, tërë jetën ia kushtoi Kosovës”



Agani ishte dora e djathtë e presidentit Rugova _339032_agani300-490x320

Agani gjatë Konferencës së Rambujesë


Nga Express

Profesori, politikani dhe atdhetari i shquar Fehmi Agani ka qenë pjesë aktive në të gjitha aktet madhore të Kosovës, siç janë: Deklarata e Pavarësisë, Kushtetuta e Republikës së Kosovës, Referendumi për Pavarësi dhe ndërtimi i institucioneve të Kosovës.

Kështu ka thënë presidenti Fatmir Sejdiu në akademinë me rastin e 10-vjetorit të vrasjes së Akademik Fehmi Aganit.

Sejdiu tha se Agani ishte krahu i djathtë i Presidentit historik të Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, i cili, sipas presidentit, duke e kujtuar shëmbëlltyrën e Profesor Aganit, theksonte: “Kosova ndihet krenare me profesor Aganin, me veprën dhe figurën e tij. Profesor Agani ishte Burrë i madh i Kosovës. Njeri me mendje dhe zemër të madhe, siç e njohim dhe siç e dimë të gjithë. Profesor Agani ishte dhe do të mbetet Heroi i Kosovës. ka thënë presidenti Fatmir Sejdiu".

Sejdiu rikujtoi se 10 vjet më parë, Kosova po kalonte nëpër tragjedinë më të madhe në historinë e saj. “Në pranverën e vitit 1999, e përballur me sulmet ajrore të NATO-s dhe e bindur tashmë se shekullit të sundimit të saj të egër në Kosovë po i vinte fundi, Serbia kreu masakra të papara ndaj popullsisë civile anekënd Kosovës”.

Sipas tij, përderisa forcat e rregullta policore e ushtarake serbe po e vazhdonin ditë për ditë lojën ndaj qytetarëve të pambrojtur shqiptarë, piromanët e nxitur nga Millosheviqi dhe e gjithë kasta e Beogradit zyrtar, po digjnin shtëpi pas shtëpie, shkollë pas shkolle, duke mos i kursyer madje as objektet e kultit.

“Pikërisht në ato ditë të rënda, kur Serbia ashiqare po tentonte ta shndërronte vendin tonë në një tokë të djegur, u shua edhe jeta e profesorit të nderuar, politikanit e atdhetarit të madh të Kosovës, akademik Fehmi Aganit”, u shpreh presidenti i Kosovës.

Sejdiu theksoi se kontributi i Aganit ishte i jashtëzakonshëm edhe në fushë të arsimit, të shkencës dhe të publicistikës shqipe.

“Me vështrimet e tij, me idetë bashkëkohore dhe me vizionin e gjerë për të ardhmen e kombit të vet, pena e tij përherë zgjonte kërshërinë e lexuesve, madje jo vetëm të atyre të rretheve akademike, por të të gjitha shtresave të shoqërisë në Kosovë, pasi që Agani ishte tanimë një figurë shumë popullore”.

Sipas presidentit Sejdiu, akademik Agani ishte gjithmonë në front të veprimit si në planin publicistik e diplomatik, ashtu edhe në atë të punës në terren. “Profesor Agani është një emër që i dha aq shumë formimit të kulturës politike, shtetërore e njerëzore të vendit tonë. Vokacioni dhe trashëgimia që na e ka lënë ai është pjesë e përkushtimit në punën tonë të mëtejme për ta bërë Kosovën të tillë si ai e ka dashur dhe e ka ëndërruar”, u shpreh ai.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi