Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Çun LAJÇI:Humbem zoti I.Rugova!

Shko poshtë

Çun LAJÇI:Humbem zoti I.Rugova!  Empty Çun LAJÇI:Humbem zoti I.Rugova!

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jun 11, 2014 1:06 pm

Çun LAJÇI:Humbem zoti I.Rugova!  10343504_298477003650001_2385550791015060056_n

Çun LAJÇI:Humbem zoti I.Rugova!

Se Isa me dur n'xhepa e Sabriu tue u dridhë nuk mujshin me vallzu mbas Ismetit me shami.Tani le t'vajtojmë mbi shamiat e tyne.Pusho i qetë se ne mirë jemi.Andrrojmë akoma!

Çun LAJÇI:Humbem zoti I.Rugova!  558986_283909511730578_1195671073_n

Ti urtaku i Ukë Rugovës

/ Presidentit I.R /

Bukur të rrika hirësia jote n'bronz
Thua mbi supe ke varur kodër e fushë
Ti urtaku i urtë i Ukë Rugovës
Mëkat që s'mund të flasësh e t'na e thuash
Atë përrallën e bukur
Për malin më pushkë!
"Kush braktis malin
Tue lakmue fushën
Ka braktisë pushkën
Lirinë e ka përbuzë!
Ai që ik nga populli ka ikur nga atdheu e zoti!
Zoti e denon robin e vet!
Shumë herë na ndrydhën e na shtrydhën
Por s'ikëm nga shalli e plisi
Qendruam mes qiellit e tokës
Rrënjët n'dhe na i breu urithi
Degët na i thyen shtërgatat,por prap pipa nxorri lisi"
Dy herë u kollite e t'u këput rrëfimi.
Buzëqeshja tu ngri,dora mbeti e shtrirë
Na le mes zjarrit e Janarit as djegur as ngrirë

Mëkat që ike dje,mëkat që sot nuk je
Në ditën tënde t'madhe t'Pavarësisë
Mëkat që mbetëm vetëm,mëkat që s'je më ne
Ti valvisim çmendurisht flamujt e Dardanisë
Bashk ta këndojmë kushtrimin për Kosovën e Rugovën
Mëkat,çelsin ja le gjarpërit,rojës së shtëpisë
Tani përjetësisht pusho e mos pyet se ç'bëhet këndej!
Kollitesh e t'prishet gjumi i përjetsisë!
Nuk ke pse shqetësohesh president
Këtu mirë po shitet lëkura.Atdheu mirë po grimcohet.Liria matet me ura!
Me Ty s'merremi,s'dimë ishe a s'ishe
T'kujtojmë vetëm kur druajm nga djajt,
E lutemi të busti m'katet t'na i fal zoti!
Ti ece gacave e gjëmbave për Ne
U the jemi Dardan edhe kur ta mbyllën gojën
Edhe kur t'than së Ti s'ke Zot as Fe
Edhe kur deshtën të t'varrosin për së gjalli,
Ti vetëm
buzëqeshe e shallin n'qafë e vare.
Unë s'iki nga atdheu i robëruar the
Së më mallkon Uka,Meshari e Lahuta!
Dhe u shkrumove për ne!

E Ne burrërisht të dëshpruam!
E ti krenoheshe me ne, më Zhujat e Selmanve tu
Ju kam shall rreth qafe si Zhujin n'Kullë
Nokshiq e Sheremet rreth qafe i kam
N'Rugovë Zhuj,Selman n'Prishtinë
N'Shkup e n'Tiranë Zhuj Selman ju kam!

E ne Zhujat tu burrërisht të dëshpruam
Andaj mos pyet se ç'bëhet këndej!
T'merr kolli prap e t'prishet përjetësia!
Pusho përjetsisht,dëshpërimin na e le neve
Ne mirë e kemi,mirë po shitet lëkura
Dhëmbja e mallkimi mirë po ecin trotuareve
Në çdo skutë shtrëngon shalli i mjerimit
Gërhamat na dëgjohen tej kodrava
Rrudhim lëkurat e grimcojmë kujtimet për Ty
Turma qejsh nuhasin parfumet e zonjave
Ne nuhasim urinën e shkelim bajgat e tyre shesheve!
Mbretëri qejsh i thonë k'saj s'ka mahi!
Durojmë ulurimat,tërbimin e kafshimin!
Sa keq kur krimbat e arës tënde të hanë,tha dikush
E jeton më shpresën së afër s'e ke varrimin!
Sa keq kur bima që rrite heq dorë nga ti!
E ne Ademat e Azemat e Zhujat të zhgënjym
Ty që rreth qafe na mbështolle e kurrë s'na hoqe
Së dhembja s'tu hoq për Ne e Dardaninë!
Dhe drejt lirisë gacave ece prore
Ti sugari i Rugovës më shalla t'bardhë
President i Dardanisë që kokëlartë rri n'shtatore.


22.09.2013
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi