Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shefqet DIBRANI:KOZERI: POPI I LDK-së?!...

Shko poshtë

Shefqet DIBRANI:KOZERI: POPI I LDK-së?!... Empty Shefqet DIBRANI:KOZERI: POPI I LDK-së?!...

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jun 11, 2014 9:28 pm

Shefqet DIBRANI:KOZERI: POPI I LDK-së?!... 10269450_10203602929936722_3746827366364888941_n



Shefqet DIBRANI:KOZERI: POPI I LDK-së?!...
 
“Barbarët erdhën për të mos shkuar
ndër vatrat tona donin qëndruar
në qytete e katunde dyndeshin pa lindur dielli
në bujtina rrinin gjersa këndonte gjeli
Gotat i cakërronin mbi varret tona
(zakon i moçëm për sojin e barbarëve
dolli e aheng të ngritin mbi varre)”
 
Prishtina natën

(Nga libri me poezi: Shefqet Dibrani, “ANATOMIA E BRYMËS”, faqe 138 – 139).


Prologu:


E mbaj mend mirë se shtëpia ime ishte në Fshat që kishte një Shpat dhe një “Breg të Madh”, kurse rruga kalonte përgjatë truallit, arës dhe kopshtit në një gjatësi diku 300 m. Ajo shtëpi e vogël prej qerpiçi ndodhej në anën e poshtme të rrugës kurse sipër ndodheshin dy palë varreza, “tonat” dhe “të tyret”, përkatësisht të serbëve ortodoks të cilët kanë shkuar nga aty në fund të viteve të shtatëdhjeta, duke lënë mbi varre vetëm kujtimin e zi, që më pas tregoheshin si përralla të trishtëta nëpër odat e fshatit tonë. Siç thamë, fshati e ka edhe “Bregun e Madh”, i cili ishte në një pllajë tokë me re, tokë e papërcaktuar që llogaritej në pronësi të shtetit. Ndonëse asnjë përrallë për atë breg s’ka pas dhe askush gjë s’ka treguar, një ditë, ndër ditët moderne në Kosovën e Pavarur, pikërisht “kryeçlirimtari?!” dhe “Popi i LDK-së”, na kanë thënë se do ta bëjmë vend ku gratë-pelegrine do të kryejnë ritualin e vizitave të fundjavës për t’i parë burrat e tyre që mrizojnë mëtanë parmakëve të trashë që janë bërë për t’ua bërë “Sigurinë sa më të Lartë”. Po ashtu u tha se Shteti Juridik do të kujdesët për ta kthyer nga “Syrgjyni”, poetin e këtyre radhëve i cili nëpër poezitë e tij ka lënë gjithfarë testamentesh. Por shihet se “Shpirti Idil” i këtij poeti nuk do ti del pa u kthyer te “Bregu i Madh”, jo për nostalgji, as për të shkruar poezi, por për ti sistemuar nëpër fshatin e tij ato peligrine të shkreta që do të marrin statusin e “Gjysmë të Vejave të Kosovës”?!...


Pamja e pare:
 
Vite më parë, në cilësinë e gazetarit asistova në një ceremoni kulturore në Misionin Katolik Shqiptar, ku pas lutjes në formë meshe që do të mbahej, ishte planifikuar edhe një program kulturor e artistik që sillte simbolikën e vendlindjes në një dhé të largët. Shoqëruesi im ishte katolik, ai më kishte ftuar dhe më respektonte shumë, aty këtu ndërhynte për ndonjë rast liturgjik, për të mi sqaruar nocionet a kuptimet e atyre fjalëve për të cilat ai dyshonte se nuk i dija. Disa herë, (bile të paktën nja dhjetë herë), u shpreh për misionarin: “Popi Ynë”, “Ky Pop”, “Është Pop”, Pop dhe vetëm Pop. E luta mikun të mos tallej, të paktën për shkak të prezencës sime, pasi ata që besonin unë i respektoja. Jo nuk tallem, mu drejtua me nervozizëm, e them të vërtetën duke drejtuar gishtin nga misionari, tha se ky është “Pop, bile i Madh”, shprehu dufin e tij përsëri. Pastaj e luta të ma shpjegonte alegorinë e kësaj shprehje, pasi edhe ashtu koka mu kishte bërë dhallë. Nuk ke pse i thua serb, mjafton ti thuash “Pop”, pasi të gjitha elementet e njeriut që sikurse “soji i barbarëve dolli e aheng që ngritin mbi varre”, i gjen në këtë shprehje ironike?!...
 
Pamja e dytë:
 
Një “muzhik” (fshatari i kooperativave ruse), si zvarranik që ishte veç sa nuk u çmend deri sa u probacivat (serb. probacivanje), përkatësisht deri sa aderoi në LDK, pasi qartë shiheshin ambiciet e një karrieristi të sëmur i cili sikurse “soji i barbarëve që dolli e aheng ngritin mbi varre”, turr e vrap u kthye në Kosovë për ta ndihmuar “POPIN e LDK-së”, i cili edhe në ditë vere nuk i hiqte “Xhepat nga duart”. Mënyrat dhe format nuk ishin në pyetje, sepse tashmë ishin të mësuar se pa sakrificë nuk arrihet qëllimi, se “POPI i Tyre”, kësaj radhe duhej të ngadhënjente?! Siç u pa edhe nga sekuencat filmime në Lajmet e Mbrëmjes, pelegrinët kishin bërë sakrificë të madhe duke u përshkuar tejpërtej me thika e shtiza, vetëm e vetëm që “POPI i LDK-së”, ti fuste në Oborr dhe në hatrin e Tij.
 
Pamja e tretë:
 
Pasi të gjitha planetët ia kishin kthyer shpinën Kosovës, e diela e 8 qershorit 2014, nuk sillte fat! Natyrisht, në këtë ditë për “POPIN e LDK-së”, nuk sillte fat as Planeti i Tij, pasi siç dihet, përveç tokës dhe pasurisë “POPAT Politik” i kanë uzurpuar edhe planetët?! Pavarësisht se e nesërmja e zbardhi këtë vend me dritë e shpresë, me yje e planete drejt Kosove, shkëlqimi u errësua sidomos kur u kuptua se me “mallkim e aheng mbi varre” dhe me pabesi e tradhti klasike nuk mundi të tallej më tutje me popullin e Kosovës. Atë popull, sistemi planetar e kishte drejtuar drejt kutive të tjera?!... Madje as elektorati i “POPIT”, nuk u mashtrua më?! Ata nuk u frikësohen mallkimeve të tij, pasi ata më parë, para se të shkonte tek Zotat, i kishte “Bekuar Misionari i Tyre - Shejti R.?!” Ata, as nuk besonin se me “Xhepa në duar” fitohet Komuna, pasi në këtë ditë vere s’ka pasur nevojë të futen “Duart në xhepa”, për ta fituar Kosovën?!...
 
Epilogu:
 
Tani “POPI i LDK-së”, është në ofensivë, me këdo e për këdo, me duar të lara e palara, me shkollë e pa të, vetëm e vetëm për ta “RYQËZUAR”, si duhet LDK-në. Ai më sa Popi Jeremije kurrë nuk kërkoi falje, as nuk zbythet dhe nuk do të tërhiqet. Ai s’ka pse, pasi ka detyra të mëdha për ta “Kryqëzuar edhe filozofinë e “Shejtit R?!”. Ai nuk merr kurrfarë përgjegjësie për shkatërrim, pasi hala PARTIA nuk u shkatërrua?! Dhe dihet fare mirë se Ai misionin e shkatërrimit nuk e ka quar deri në fund?! Prandaj, Ai kurrë s’ka kërkuar falje?! Se falja për krime e tradhti, për prerje Bese e pabesi, me thika e shtiza pas shpine sikur të ishte dora e Popit Jeremije, është sakrificë, është kryqëzim. Vërtetë e tha vet, “s’kam kohë për zbythje sepse kam përpara detyra më të mëdha”. Prandaj,“POPI i LDK-së” si “KOMUNIST i Vërtetë”, nuk zbythet kollaj, vet jo se jo, dhe as nuk do të kërkojë kurrë falje pa kërkuar për mëkatet Hirësia e Tij, Popi Jremije. Së pari Ai duhet ti kërkoj falje Kosovës, e pastaj “POPI i LDK-së”, do ti kërkoj falje Diasporës, elektoratit dhe tërë Kosovës. Sigurisht deri atëherë “POPI i LDK-së” do ta kryen me sukses misionin e Tij, e pastaj edhe ai mund të mrizoj atje në “Breg të Madh”, rrethuar me parmakë të trashë?!...
 
St. Gallen, 11 qershor 2014.

Shefqet Dibran
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi