Shefqet Dibrani:THIRRJE PËR DEPUTETËT E LDK-së
Faqja 1 e 1
Shefqet Dibrani:THIRRJE PËR DEPUTETËT E LDK-së
Shefqet Dibrani:THIRRJE PËR DEPUTETËT E LDK-së
FRENOJENI ISA MUSTAFËN TË MOS E DEGRADOJ LDK-në
Të nderuar deputete dhe deputet,
Kosova është në krizë të madhe sepse LDK-ja është në krizë, dhe kjo krizë nuk do të kalohet, e as Kosova nuk do të përparoj pa u reformuar rrënjësisht LDK-ja. Krizën e thellë në LDK dhe humbjen katastrofale të saj e ka krijuar dr. Isa Mustafa i cili po sillet si një despot me LDK-në, me ju dhe me fatin e Kosovës.
Dr. Isa Mustafa, nuk e pa të udhës të bëjë reforma në parti ashtu siç pat premtuar dhe nuk u ndenji besnik as premtimeve publike që i dini juve ma mirë se kushdo tjetër.
Kryetari i LDK-së dr. Isa Mustafa, nuk bashkëpunoi me personalitetet e shquara që e kanë themeluar dhe i kanë dhënë emër LDK-së. Ai u soll me ta sikurse të ishte vet Serbia. Në vend se t’ia shtrinte dorën e bashkëpunimit dr. Fatmir Sejdiut dhe ta kalonte ngërçin poshtërues ndaj tij, ai e luftoi atë dhe bashkë me të edhe ata intelektual që ishin dikur më afër tij. Isa Mustafa, në vend se të bënte koalicion formal me akad. Nexhat Dacin, e injoroi atë deri në shkallë marrëzie. Isa Mustafa në vend se të bënte koalicion formal edhe me “Listën Dr. Rugova”, ai e futi në listë e LDK-së bijën e Presidentit Teuta I. Rugova, por nuk e tha një fjalë të vetme, qoftë sa për të shpreh keqardhje për burgosjen e Ukë Rugovës, të shprehte indinjatën e tij dhe të partisë për bastisjen e Shtëpisë së Presidentit dhe të protestonte për marrjen e materialit arkivor. As keqardhje, as deklaratë humane dhe as politike, por Ai u mjaftua me futjen në listë të bijës së Rugovës sa për t’u hedhur hi syve të elektoratit.
Isa Mustafa nuk e pa të udhës t’i ftonte disa nga themeluesit e LDK-së siç ishin historiani Jusuf Buxhovi dhe profesori universitar dr. Rexhep Gjergji, i cili ishte në kohë të caktuara Ministër i Punëve të Brendshme as Anton Kolajn që ishte në atë kohë i caktuar për Ministër i Mbrojtjes, por i luftoi atëherë kur i luftonte Serbia dhe i injoroi edhe tashti. Isa Mustafa nuk e pa të udhës ti ftonte as intelektualët dr. Zejnullah Rrahmanin, Mr. Gani Mehmetajn, dr. Azem Hajdarin, dr. Naser Rugovën, dr. Frashër Demajn, akad. Salih Gashin, as familjen e famshme të Drenicës siç janë vëllezërit Gecaj e shumë e shumë të tjerë anë e kënd Kosovës. Isa Mustafa nuk e pa të udhës ti ftonte as veprimtarët e Degëve të LDK-së në Diasporë siç ishte Donikë Gërvalla, Qazim Bajgoraliu, Agim Rexha, Hajdar Sadrija e Nazmi Peci, ose ti kishte pran tij në tribuna gjatë fushatës, veteranët e LDK-së për diasporë mr. Shaip Latifin dhe Hafiz Gagicën, që janë dy nga themeluesit e degëve të LDK-së, në Zvicër dhe Gjermani, por ai u mjaftua me figura të dyshimta dhe që nuk përfaqësonin asgjë për diasporën, përkundrazi ata irritojnë veprimtarët e devotshëm dhe anëtarësinë e gjerë.
Isa Mustafa nuk e pa të udhës të lidh koalicion me njerëzit e LDK-së, por tani do lidh koalicion me figura të dyshimta dhe që janë atakuar drejtpërdrejt edhe nga vet kryetarët e Degëve të LDK-së në Kosovë, për krim, haraç e kontrabandë, ose me ato personalitete që e kanë urryer vazhdimisht personalitetin e dr. Ibrahim Rugovës.
Ngërçi politik nuk zgjidhet me koalicione të panatyrshme por me reforma të mirëfillta, së pari brenda partisë e pastaj në institucionet shtetërore. Për degradimin e vlerave të LDK-së dhe për humbjen katastrofale në zgjedhjet e 8 qershorit 2014, dr. Isa Mustafa dhe i tërë stafi i tij, përkatësisht ¾ e kryesisë aktuale është dashur të jepin dorëheqje. Por Isa Mustafa ka për qëllim ta realizoj skenarin e tij kobzi për LDK-në dhe Kosovën, andaj ai nuk jep dorëheqje, por sillet me papërgjegjësi të madhe, madje si një despot që ka synim të shkatërroj gjithçka demokratike që ka për rreth tij, vetëm e vetëm që të triumfojë koncepti komunist nga i cili ai nuk mund të shkëputet kurrë.
Andaj zonja dhe zotërinj deputete dhe deputet të LDK-së, ju që keni vizion demokracinë dhe mbështetni frymën rugoviane, duhet të mobilizoheni për t'ia ndalur turrin shkatërrimit të LDK-sëdhe do t’ia pamundësoni dr. Isa Mustafës lojën politike që ka nisur në dëm të LDK-së dhe Kosovës. Vetëm ju të nderuara deputete dhe deputet keni mundësi ta bllokoni zgjedhjen e Isa Mustafës në funksione shtetërore dhe politike dhe vetëm ju mund ta detyroni atë të jap përgjegjësi partiake për humbjen e radhës që bëri ai dhe LDK-ja.
Ta zëmë, a nuk flet mjaftë lista e kandidatëve të propozuar në kabinetin qeverisës e cila bënë edhe një degradim të demokracisë dhe humb peshën e të qenit në LDK. Për ministra janë propozuar kuadro që nuk kanë as stazhin fillestar në funksione partiake. Shtrohet pyetja pse duhet me ua dhuruar njerëzve të tjerë postin e ministrave, kur në LDK ka sa të duash personalitete që bartin aktivitetin e saj këtu e 25 vjet me radhë. Kjo praktikë e dëmshme nuk duhet toleruar dhe as duhet lejuar të ndodhë, prandaj po e përsërisë se JU dhe vetëm JU mund ta detyroni kryetarin e LDK-së dr. Isa Mustafën, bashkë me stafin përgjegjës të japin dorëheqje dhe me këtë t’u hapet udhë edhe reformave në parti të cilat në asnjë mënyrë nuk duhet ti udhëheqin njerëzit e dështuar, por duhet ta krijoni një komision jashtë kësaj kryesie, madje edhe jashtë Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së.
Gjithsesi duhet të gjendet një personalitet që ka autoritet dhe kredibilitet politik i cili ka mundësi dhe ndikim ti përafroj dhe ti bashkojë të gjitha grupet dhe fraksionet e dala dhe të pakënaqura brenda LDK-së. Unë mendoj se LDK-ja kësaj radhe duhet të mendoj mirë dhe të përcaktohet për kuadro të dëshmuara dhe akademike siç janë ta zëmë shkrimtari dhe historiani i dëshmuar Jusuf Buxhovi ose profesori universitar dr. Rexhep Gjergji, të cilët për vite të tëra kanë pasur rolin e sekretarit të LDK-së në Kosovë ose për bashkëpunim me degët siç ka qenë ky i fundit. Vetëm një intelektual i rangut të tyre mund t’i sfidoj prapështitë dhe do ta shpëtoj LDK-në nga humnera.
Të nderuara deputete dhe të nderuar deputet, rasti historik për ta zgjidh ngërçin politik dhe për t’u hap udhë reformave në LDK, është në duart tuaja. Shfrytëzojeni këtë rast historik e shpëtojeni LDK-në dhe Kosovën!
E përsërisë se Ju nuk duhet të jepni dorëheqje dhe as të largoheni nga LDK-ja, s’keni nevojë ta shitni mandatin e deputetit e as ta tradhtoni LDK-në dhe idealin tuaj. Ju duhet haptas të mbroni pikëpamjen tuaj rugoviane, duke ia bërë me dije kryetarit të LDK-së, dr. Isa Mustafës se ai nuk mund të bëjë çfarë të dojë as me LDK-në dhe as me Kosovën!
Rasti historik është në duart tuaja ashtu sikurse fati i Kosovës!
Zoti ju bekoftë juve!
Zoti e bekoftë LDK-në!
Zoti e bekoftë Kosovën!
Zvicër, 1 korrik 2014.
Me respekt!
Shefqet Dibrani,
veprimtar i LDK-së që nga themelimi,
autor i 16 librave dhe analist i zhvillimeve politike në LDK.
____________________
Shefqet Dibrani
Schweiz (Zvicër)
E.Mail: shefqet.dibrani@bluewin.ch
E.Mail: shefqet.dibrani@hotmail.com
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Shefqet Dibrani: Reformat në LDK (8)
» Shefqet Dibrani: Reformat në LDK (10)
» Shefqet Dibrani: Reformat në LDK (11)
» Shefqet Dibrani: Reformat në LDK (12)
» Shefqet Dibrani: Reformat në LDK (13)
» Shefqet Dibrani: Reformat në LDK (10)
» Shefqet Dibrani: Reformat në LDK (11)
» Shefqet Dibrani: Reformat në LDK (12)
» Shefqet Dibrani: Reformat në LDK (13)
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi