Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Intervistë me Gjyljeta Mushkolajn: Ai që dëshmon se e ka shumicën mandatohet për krijimin e Qeverisë

Shko poshtë

Intervistë me Gjyljeta Mushkolajn: Ai që dëshmon se e ka shumicën mandatohet për krijimin e Qeverisë Empty Intervistë me Gjyljeta Mushkolajn: Ai që dëshmon se e ka shumicën mandatohet për krijimin e Qeverisë

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jun 14, 2014 1:44 pm

Intervistë me Gjyljeta Mushkolajn: Ai që dëshmon se e ka shumicën mandatohet për krijimin e Qeverisë
Intervistë me Gjyljeta Mushkolajn: Ai që dëshmon se e ka shumicën mandatohet për krijimin e Qeverisë 656x37342732gjyljeta-mushkolaj-per-portal_3048

Presidentja e mandaton partinë që e ka mbështetjen e pakushtëzuar të shumicës së deputetëve. Partia e parë fituese është gjithmonë në pozitë më të favorshme që të arrijë të gjejë mbështetjen e shumicës së deputetëve në Kuvend. Nëse dështon kandidati i parë, atëherë me rastin e caktimit të kandidatit tjetër, Presidentja e propozon mandatarin e Qeverisë që i garanton mbështetjen e shumicës së deputetëve në Kuvend. Ish-gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese, Gjyljeta Mushkolaj, flet për Express

.
Express: Kemi pasur shumë interpretime sa i përket asaj se kush duhet të mandatohet për themelimin e Qeverisë së ardhshme. Sipas jush, si e parasheh Kushtetuta këtë çështje?
Gj. Mushkollaj: Kushtetuta e parasheh që vetëm ai kandidat, i propozuar nga partia ose koalicioni që dëshmon se e ka mbështetjen e pakushtëzuar të shumicës së deputetëve në Kuvend, do të mandatohet nga Presidentja për formimin e Qeverisë (Kushtetuta, Neni 84.14). Në këtë drejtim, Presidentja, si institucion që e “garanton funksionimin kushtetues të institucioneve”, duhet të konsultohet me atë parti politike ose koalicionin që e ka mbështetjen e shumicës së deputetëve në Kuvend, për të vërtetuar se a është ajo mbështetje e fituar e shumicës së deputetëve në Kuvend, e pakushtëzuar nga ndonjë kërkesë e mundshme kundërkushtetuese.

Express: Partitë kanë paralajmëruar se do ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese veprimin e Presidentes kur ajo të vendos të nominojë mandatarin për formimin e Qeverisë. Si e shihni ju këtë çështje?
Gj. Mushkollaj: 
Nuk e besoj që nëse Presidentja e cakton mandatarin për formimin e Qeverisë, në bazë të propozimit të partisë politike ose të

koalicionit, që përbën shumicën e deputetëve në Kuvend, në bazë të kompetencave kushtetuese të saj, ndonjë parti politike do të ketë bazë për t'iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese. Sidoqoftë, edhe nëse ndodhë ndonjë gjë e tillë, Gjykata Kushtetuese do t’i heq dilemat rreth kësaj çështjeje dhe në të ardhmen do të merremi me dilema të tjera. Në demokraci, ka gjithmonë dilema dhe kjo e bën jetën tonë politike më të shëndoshë.

Express: Sipas Kushtetutës, çka duhet të bëjë Presidentja: t’ia jap mandatin partisë së parë fituese apo koalicionit paszgjedhor?

Gj. Mushkollaj: Presidentes i takon e drejta dhe detyra që të garantojë funksionimin kushtetues të institucioneve tona dhe nuk ka asnjë mundësi tjetër përveçse ta caktojë kandidatin për Kryeministër me propozim të partisë politike ose të koalicionit që e ka mbështetjen e pakusht të shumicës së deputetëve të Kuvendit. Partia e parë fituese është gjithmonë në pozitë më të favorshme që të arrijë të gjejë mbështetjen e shumicës së deputetëve në Kuvend. Fundja, “deputetët e Kuvendit janë përfaqësues të popullit dhe nuk i nënshtrohen asnjë mandati detyrues, nga askush (neni 70.1)”. Jeta politike është garë si për numra (edhepse unë e urrej që deputetët të trajtohen si numra), ashtu edhe për influencë ideologjike dhe realizim të politikave programore. Dhe, gara e vërtetë fillon në momentin e certifikimit të rezultatit zgjedhor, moment ky kur edhe kandidatët për deputet e fillojnë mandatin e vet (neni 70.2).

Express: Kushtetuta thotë se mandatin e merr partia ose koalicioni më i madh, dhe parasheh edhe rastin e dytë nëse dështon i pari. Kujt duhet t’i jepet mandati për herën e dytë për formimin e Qeverisë? Partisë së parë apo koalicionit që i ka numrat?

Gj. Mushkollaj: Kushtetuta e parasheh mundësinë që qeveria e propozuar nga kandidati për kryeministër të mos e fitojë shumicën në Kuvend, përkundër faktit që Presidentja ka pasur garanca nga partia ose koalicioni i mbështetur nga shumica e deputetëve në Kuvend. Arsye mund të ketë shumë, e që mund të jenë pasojë e pakënaqësive rreth sjelljes së vet kandidatit për Kryeministër gjatë negocimit të përbërjes së qeverisë, ose për arsye të përbërjes së qeverisë. Mund të ketë edhe arsye të tjera. Është proces ky tejet i ndërlikuar, delikat dhe sensitiv i akomodimit të interesave të nduarnduarshme politike, e ndonjëherë edhe personale të deputetëve. Nëse shumica e deputetëve mbështetës është e brishtë, atëherë gjasat për dështim janë më të mëdha. Në këtë rast, Presidentja e rifillon procesin e emërimit të një kandidati tjetër për kryeministër, me të njëjtën procedurë. Përsëri duhet që të kujdeset që me rastin e caktimit të kandidatit tjetër, të ketë propozimin e partisë politike, ose të koalicionit që i garanton mbështetjen e shumicës së deputetëve në Kuvend. Në këtë rast, mund të jetë partia ose koalicioni i njëjtë, apo një parti, ose koalicion tjetër që e ka, ose e fiton mbështetjen e shumicës së deputetëve në Kuvend. Kandidati duhet të jetë tjetër, dhe ai, ose ajo, do të ketë kujdes që me rastin e përzgjedhjes së përbërjes së qeverisë të jetë më i/e suksesshëm në këtë proces tjetër negociator, ti akomodojë egot dhe kapricet e deputetëve në mënyrë që të miratohet nga Kuvendi përbërja e re e qeverisë. Nuk duhet harruar në këtë rast se deputetët Kuvendit janë përfaqësues të popullit dhe është mandat i tyre që të përfaqësojnë interesat e popullit, e jo interesat personale.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi