Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Demir Krasniqi: Pishtarët e parë të shkollave shqipe në komunën e Kamenicës

Shko poshtë

Demir Krasniqi: Pishtarët e parë të shkollave shqipe në komunën e Kamenicës Empty Demir Krasniqi: Pishtarët e parë të shkollave shqipe në komunën e Kamenicës

Mesazh nga Agim Gashi Sat May 16, 2009 10:18 am

Demir Krasniqi: Pishtarët e parë të shkollave shqipe në komunën e Kamenicës U1_Demir_Krasniqi


Pishtarët e parë të shkollave shqipe në komunën e Kamenicës
Më ndihmo, moj çifteli,
Ta këndoj një rapsodi,
Do t’ këndoj për do pishtarë –
Yje drite – mësues të parë,
Që ia hapen shkollat shqipes
Në komunë të Kamenicës.


Në vitin dyzet e një,
Erdh n’ Hogosh një djalë i ri,
Hapi shkollë e solli shkronja –
Ishte mësuesi Fadil Hoxha .


Në vitin dyzet e dy ,
Rreze drite solli për sy,
Vigjilent , syrin si pisha,
Mësues i parë , Ferid Berisha.
N’ Koretin, shkollën fillore,
Ku s’ kish libra, as fletore ,
I pa epur, s’ kishte shoq ,
Hapi shkollën në Strezoc .


Në vitin dyzet e pesë
N’ Rogoçicë , një djalë me besë,
Hapi shkollë , solli ideja
Të shkollohen t’ rinj e t’ reja .
Të lulëzojë dituria –
Mësues i parë Xhevat Alia.


Shumë armiqve zemra u kupi –
Kur erdh mësuesi Tefik Jakupi ,
N’ Desivojcë, n’ atë grykë malore
Hapi shkollë të parë fillore .


Ndue Zef Markaj, pishtar me sedër ,
Mësues i parë n’ Karaçevë t’ Epër ,
N’ dyzet e pestën , n’ atë kohë mizore,
Ai e hapi shkollën fillore.


Mësues i dashur, Babush Tali –
Diturisë , rininë ia fali,
N’ Hodonoc, mësues i parë,
Solli dritë për fëmijët shqiptarë.


Ishte viti dyzet e gjashtë ,
Topanica, shkollë kanë dashtë !
Këtë ide shumë e përkrahu -
Mësuesi Shaib Avdullahu;
Hapi shkollë të parë fillore,
Libra, lapsa e fletore .


Në vitin dyzet e shtatë –
U hap shkolla n’ Busavatë,
U gëzua nëna, u gëzua baba ,
Mësues i parë Tefik Kallaba .


N’ Kopërnicë , nën ato kodra –
Mësues i parë, qe Murat Shkodra,
Ishte viti dyzet e shtatë –
Shkolla shqipe lëshoi shtat .


Dyzet e shtatëshi , vit i lulëzimit,
Për shumë çerdhe të arsimit,
U hap shkolla n’ Kranidell –
Fazli Mavriqi , mësues me themel .


Po atë vit, si në shumë treva –
Me shkollë shqipe, u bë Krileva !
Ëndrrën – zhgandërr kush e bani ,
Mësues i parë Rrahman Sinani.


Ngjitej maleve rreth një përroskës ,
Në luginën e Lisockës ,
Fehmi Jakupi, ai pishtar ,
N’ shkollë t’ Lisockës , mësues i parë.


N’ Muçivërc, Shaban Zylfiu ,
Shkollës shqipe, i pari i priu .
Në Poliçkë, Bejtullah Muja,
Nuk e thyente stuhia , as rrëmuja !


N’ shkollën shqipe në Sedllar -
Bajram Spahiu mësuesi i parë .
Shkolla e parë, n’ Shipashnicë t’ Epër -
Metush Krasniqi, mësues me vepër .


Po në vitin dyzet e shtatë,
Shkollat shqipe shpat me shpat,
Shkrepnin dritë e lëshonin shtat,
Sillnin dije, sillnin fat!


N’ atë Malësi të Kamenicës ,
Erdhi mësuesi prej Drenicës,
Në Tugjec, për shumë shkollarë,
Ukë Plakiqi , mësues i parë.


Shkolla e parë n’ Karaçevë t’ Ulet ,
Para sfidave nuk përulet ,
U hap n’ vitin dyzet e tetë –
Ahmet Kqiku, mësues i vërtetë .


Mehmet Masurica, me gjithë urtinë,
Mësues i parë shkon në Meshinë ,
N’ shkollë të Gëmicës, n’ atë faqe shpati –
Mësues i parë Hazir Kastrati .


N’ Velegllavë, fëmijët kush i kënaqi –
Mësuesi i parë ai Rexhep Thaçi .
Shkollës s’ Sfircës, kush i priu –
Mësuesi i parë Ismail Musliu .
N’ Gjyrishec, n’ atë djep kreshniku,
Mësues i parë Hajdin Sadiku .


Në vitin dyzet e nëntë –
Varfëri, gjendje e rëndë...
Në Dazhnicë, dije kush shfaqi –
Mësues i parë Muharrem Thaçi .


Në vitin pesëdhjetë e një –
Vazhdon lufta për dituri ...
Në Zajçec, n’ atë maje shpati –
Mësues i parë Rexhep Kastrati.


Ishte viti pesëdhjetë e katër -
Me vullnet e me shumë hatër ,
Ahmet Kqiku në shkollë t’ Laçiqit,
N’ Kremenatë, Musli Maliqi .


Në vitin pesëdhjetë e pesë ,
U hap shkolla me plotë shpresë,
Në Dajkoc, dituri shkriu
Mësues i parë Musa Spahiu.


Gjashtëdhjetë e njëshi kur ia mbërriu ,
Shkolla shqipe krahët i shtriu ,
N’ Gragjenik, n’ ato bokërrina -
Mësues i parë Remzi Morina .


Në vitin gjashtëdhjetë e tre –
N’ Kamenicë, një frymë e re ...
U hap shkolla për shqiptarë -
Muharrem Kallaba, mësues i parë !


Por kur erdhi gjashtëdhjetë e teta –
Ndodhën ngjarje të vërteta ...
N’ shkollë t’ Tërrstenës , n’ ato kodra,
Mësues i parë qe Halil Shkodra .
Në Petrit erdh dijemiri -
Mësues i parë Vehbi Demiri.


Në vitin gjashtëdhjetë e nëntë,
Hapen shkolla në çdo anë .
N’ Feriçevë , shkollës i priu -
Mësuesi Bajram Kryeziu .


Kur erdh viti shtatëdhjetë e nëntë –
Shkolla kishte në çdo vend .
Mësues i parë, n’ Shpashnicë t’ Ulët -
Nuhi Leka, kurrë s’ përulet !


Gjilan, më 06.05.2009. Demir KRASNIQI
Bazuar nga të dhënat e Xhavit Kryeziut.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi