Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Donika Gërvalla-Schwarz:Ky cirk duhet të marrë fund menjëher

Shko poshtë

Donika Gërvalla-Schwarz:Ky cirk duhet të marrë fund menjëher Empty Donika Gërvalla-Schwarz:Ky cirk duhet të marrë fund menjëher

Mesazh nga Agim Gashi Fri Aug 22, 2014 3:26 pm

Donika Gërvalla-Schwarz:Ky cirk duhet të marrë fund menjëher 10356749_10202320156782249_4494890740808053553_n
Donika Gërvalla-Schwarz:Ky cirk duhet të marrë fund menjëher


Donika Gërvalla-Schwarz:Ky cirk duhet të marrë fund menjëher Yc5l1


Vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk është i papritur për askënd. As për Isa Mustafën dhe LDK-në, as për Hashim Thaçin dhe PDK-në e tij. 
Ky cirk duhet të marrë fund menjëherë. Lidhja Demokratike e Kosovës ka nevojë për ndryshime rrënjësore për t'i dalë zot fatit të vendit.
Me Isa Mustafën, LDK tani e tutje, vetëm mund të humbasë. Kryesia e tanishme e LDK-së e ka humbur autoritetin si tek anëtarët e LDK-së, ashtu edhe tek pjesa më e madhe e votuesve. Në këtë gjendje, në të cilën e kanë sjellë drejtuesit e tanishëm, LDK-së i ka mbetur të zgjedhë vetëm mes dy të këqijave: të shkojë me Thaçin dhe PDK-në drejt humnerës, ose të vazhdojë rrugën drejt ndarjes dhe shkatërrimit me Haradinajn dhe Limajn. 
Degët, nëndegët dhe aktivet e LDK-së anembanë vendit duhet të takohen urgjentisht dhe të debatojnë rreth kësaj krize dhe rrugëdaljes prej saj, në vend që të ngrenë duart lart dhe të presin nga Prishtina zgjidhje që nuk po vijnë. 
Kush bisedon me njerëzit e thjeshtë në Kosovë, dhe këtë privilegj e pata përsëri para pak ditësh, e ka të qartë që me këtë kurs Lidhja Demokratike e Kosovës në zgjedhjet e ardhshme do të humbasë përsëri të paktën gjysmën e votuesve të saj. Është detyrë e të gjithë anëtarëve të LDK-së ta evitojnë këtë në të mirë të Kosovës.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi