Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Donika Gërvalla-Schwarz - Kadri Veseli – i paskrupullt si gjithnji

Shko poshtë

Donika Gërvalla-Schwarz - Kadri Veseli – i paskrupullt si gjithnji Empty Donika Gërvalla-Schwarz - Kadri Veseli – i paskrupullt si gjithnji

Mesazh nga Agim Gashi Tue Dec 09, 2014 1:29 am

Donika Gërvalla-Schwarz - Kadri Veseli – i paskrupullt si gjithnji 10356749_10202320156782249_4494890740808053553_n



Donika Gërvalla-Schwarz - Kadri Veseli – i paskrupullt si gjithnji

Parlamenti është zemra e demokracisë – në vendet kryesore evropiane dhe në Amerikë. Në demokracinë e Kosovës, zemra ka pushuar së rrahuri. Vetëm në shtetet si Rusia, Azerbaixhani apo Kina, parlamenti nuk është zemra e demokracisë, por një farsë. 
Dy kryetarët e grupit parlamentar LPDK , Grabovci dhe Beqiri, në debatin e sotëm në Kuvend thanë vetëm nga një fjali, dhe ajo ishte identike tek të dy. Pse atëherë dy kryetarë? Njëri mjafton, tjetri është i tepërt.
Beogradi si duket e ka nuhatur rezistencën në rritje brenda LDK-së, madje edhe brenda grupit të saj parlamentar, kundër qeverisë LPDK dhe nuk do të më çudiste sikur kolona e pestë e Vuçiçit dhe Daçiçit ta ngrejë çmimin në Kosovë edhe më shumë. Por nuk prish punë, jarani i tyre, kandidati për Ministër të Jashtëm – e mjera Kosovë ! – Hashim Thaçi do ta rregullojë edhe këtë punë me Beogradin. 
Edi Rama, mik i Thaçit, ka dërguar urimet e tij zyrtare për këtë teatër të padenjë – urimet Kryeministrit ende të pazgjedhur.
Dhe Ibrahim Rugova, i cili pas luftës falë fatit dhe ndihmës së Zotit i shpëtoi disa atentateve, nuk mund të mbrojë vetveten ndaj „nderimeve“ të paskrupullta pikërisht të Kadri Veselit.
Një e katërta e deputetëve të LDK-së, shumica nën 40 vjeç, ka vendosur të mos i bindet udhëheqjes së partisë dhe të mbajë qëndrim dinjitoz. Respekt! Ditët e ardhshme do të tregojnë se a do të mund të jetë ky filizi i shpresës, apo vetëm një akt njëditor. 
Pas kësaj tragjikomedie, Kosova duhet të pyesë veten: a mund të zhytemi edhe më thellë? Natyrisht që mundemi. Dhe ne do të vazhdojmë të zhytemi, nëse nuk fillojmë të notojmë kundër rrymës, e cila Kosovën po e çon drejt greminës.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi