Në 19 Ministri, sa janë aktualisht në Qeverinë e Kosovës, janë të punësuar edhe 39 zëvendësministra. Shumica e tyre kurrë nuk kanë bërë asnjë punë, madje disa nga ta nuk i njeh askush. Mirëpo, edhe përkundër kësaj, ata kanë marrë paga të majme nga buxheti i shtetit, sipas deklarimit të pasurisë pagat e tyre sillën nga 1.200 deri në 1.800 euro. Express ka llogaritur mesataren e këtyre pagave me 1.500 euro. Nga kjo llogaritje ka dalë se brenda një muaji këta persona marrin nga buxheti i shtetit mbi 58 mijë euro. Kurse, brenda një viti del se këta zëvendësministra kanë marrë prej arkës së shtetit mbi 700 mijë euro. Njohës të ekonomisë thonë se numri kaq i madh është veç ngarkesë për buxhetin. Sipas tyre, përveç pagave ata kanë shpenzuar edhe derivate e telefona pa kontroll.