Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Il Messaggero: Don Simoni, prifti hero që bëri të qajë Papën

Shko poshtë

Il Messaggero: Don Simoni, prifti hero që bëri të qajë Papën Empty Il Messaggero: Don Simoni, prifti hero që bëri të qajë Papën

Mesazh nga Agim Gashi Mon Sep 22, 2014 11:56 pm

Il Messaggero: Don Simoni, prifti hero që bëri të qajë Papën
Il Messaggero: Don Simoni, prifti hero që bëri të qajë Papën 10649543_10152391413834077_8056456938520657163_n

As 27 vitet në një kamp përqendrimi dhe puna e detyruar nuk arritën ta gjunjëzojnë. Një shkëmb. Një forcë e natyrës. Energjinë ia ka dhënë Zoti. Kështu duhet të jetë. Don Ernest Simoni, paraqitet kështu.
Prifti i moshuar shqiptar, që me historinë e tij ka bërë të lotojnë sytë e Papa Françeskut, për 18 vite ka thyer gurë në një minierë bakri në veri të Shqipërisë, dhe për dhjetë vite të tjerë, deri në fundin e regjimit të Enver Hoxhës, ka punuar në kanalet e ujërave të zeza, i zhytur deri në gjunjë mes pisllëkut të lëngshëm, mes erës së keqe dhe atmosferës mbytëse.


DËSHMIA


Mendonin se do ta gjunjëzonin, se do ta fitonin, të bindur se herët a vonë do të hiqte dorë nga liria e ndërgjegjes. Edhe sot e kësaj dite, sytë e Don Ernestit, që sapo ka mbushur 84 vjeç, shpojnë si shigjetë. Të shndritshëm.
Pavarësisht flokëve të bardhë, ka ditur të ruajë ndërkohë shpirtin kokëfortë, luftarak, tipik për ata që luftojnë për një kauzë të lartë. Kalitja është e madhe për ata që në jetë kanë vuajtur shumë.
Përballë Papa Franceskut, në katedralen e Tiranës, ka dhënë një dëshmi prekëse, duke u bërë kështu zëdhënësi i shumë heronjve, viktimave të pafajshme, martirëve të persekutuar.
Ata, ndryshe nga Don SImoni, nuk ia kanë dalë. Nga viti 1944 deri në 1990, në Shqipëri ka qenë një ferr i vërtetë. Pushkatime, burgosje, dhunë, abuzime, tortura, punë e detyruar.
“Në vitin 1952, qeveria në një lëvizje politike të kërkuar nga Moska u kërkoi priftërinjve që të zgjidhnin, mes Vatikanit, Papës dhe komunizmit. Eprorët tanë në seminar u pushkatuan të gjithë dhe unë u detyrova të përfundoj në fshehtësi studimet, duke qenë se isha ende seminarist”.
Në vitin 1963 u arrestua dhe u torturua. “Më dënuan me varje si armik, por Zoti deshi që të vazhdoja të jetoja, dhe kështu ndodhi”. Mes akuzave, edhe “krimi” se kishte kremtuar meshën për vrasjen e Kennedyt, i cili ishte vrarë një muaj para arrestimit të Don Simonit.
“Atë meshë e kremtova sipas udhëzimeve të Palit VI, që ua kish dhënë të gjithë priftërinjve të botës”. Më tej, dënimi ishte 18 vite burg dhe më pas, punë e detyruar.


KEPUCA E MOTER KALETES


Pas punës së detyruar, regjimi e dërgoi Don Ernest Simonin të kryente punë të detyruar në kanalet e ujërave të zeza. Sot ky shëtit Europën, me ftesa të dioqezav e të ndryshme, për të rrëfyer historinë e tij dhe për t’u bërë të kuptojnë të rinjve, se prej respektit për lirinë burojnë të gjithë të drejtat e tjera.
Dëshmisë së tij në katedrale iu bashkua edhe ajo e një tjetër figure simbol të rezistencës shqiptare, motër Kaleta, edhe ajo e detyruar gjatë regjimit, që të dëshmonte besimin në fshehtësi, duke pagëzuar jo vetëm fëmijët e fshatrave, por edhe të gjithë ata që paraqiteshin tek dera. Një herë kishte pagëzuar një fëmijë duke marrë ujë nga një kanal me këpucën e saj. Nuk kish tjetër send.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi