Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Profil i “La Gazzetta dello Sport”: Shaqiri, muslimani që bëri të qajë Alex Ferguson

Shko poshtë

Profil i “La Gazzetta dello Sport”: Shaqiri, muslimani që bëri të qajë Alex Ferguson Empty Profil i “La Gazzetta dello Sport”: Shaqiri, muslimani që bëri të qajë Alex Ferguson

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jan 09, 2015 2:40 pm

Profil i “La Gazzetta dello Sport”: Shaqiri, muslimani që bëri të qajë Alex Ferguson
Profil i “La Gazzetta dello Sport”: Shaqiri, muslimani që bëri të qajë Alex Ferguson Largea_shaqa1420756206


Mbrojtësit italianë janë të paralajmëruar. Nëse mendojnë se mund ta spostojnë Shaqirin me një sup duke e konsideruar një “xhuxh” ta harrojnë. Xherdani nuk do të luajë nga vendi. Katërcepshi i tij është impresionant, edhe kofshët e stërvitura tregojnë për një atlet dhe lojtar me cilësi të mira pavarësisht 169 centimetrave. Ta lësh të niset në shpejtësi mund të jetë një tjetër gabim. Sepse mund ta përshëndesësh dhe mund të mos e shohësh më derisa të rihyjë nga e majta apo e djathta dhe të gjuajë me këmbën e tij të preferuar, të majtën. Blerja më e re e Inter, 23 vjeç rrezikon të spostojë shumë ekuilibra në Seria A. Me ardhjen e Guardiolës tek bavarezët ai mbeti paksa në hije, por kur ka hyrë në fushë ka bërë diferencën. Nuk ka qenë faji i Pep, por konkurrenca e brendshme ishte vërtet e fortë. Pati momentin më të mirë vetëm kur u dëmtuan Ribery e Robben.
Xherdan Shaqiri dërgoi Zvicrën më tej se faza e parë e grupeve ne Botëror me një tripletë personale ndaj Honduras, por origjina e tij nuk është nga alpinët. Ai vjen nga Kosova, me origjinë shqiptar. Arriti në Zvicër në vitin 1992 kur ishte vetëm 1 vjeç. Prindërit e tij u larguan nga Kosova me 4 fëmijë. Fillimi në Zvicër nuk ishte i lehtë. Bëhet fjalë për apartamente pa ngrohje dhe në këto raste fati që të biesh në legjendën metropolitane është i lartë. 4 vjeç ai nis të luajë futboll me Augst. 10 vjeç pranohet tek të rinjtë e Basel. 15 vjeç në kampionatin e të vegjëlve shpallet lojtari më i mirë i “Nike Cup Under 15”. 19 vjeç është pjesë e skuadrës së parë të Basel duke nisur të fitojë gjithçka në vend dhe të marrë pjesë në kombëtare.
Xherdan u bë fytyrë kryesore në Europë në një natë dhjetori të 2011, kur u transformua në “vrasësin” e Manchester United të Ferguson. Baseli i tij mund 2-1 “djajtë e kuq” duke i dërguar jashtë Champions. Ai pason në fillim për Streller, dhe më pas për Frei, dy asiste , dy gola. Dy muaj më pas u njoftua marrëveshja me Bayern. U shit për 12 milion euro. Në qershor arrin në Munich. Aty fiton gjithçka, por ngadalë ngadalë nga roli i “rezervës” arrin edhe më lart. Pas Botërorit të jetuar si protagonist ai morri edhe një nofkë: “Messi i alpeve”.
“Peshkaqeni” (një tjetër nofkë e tij) me “Pleshtin” nuk mund të krahasohen. Roli i tij natyral është ai i anësorit të djathtë, por mund të shkojë edhe në krahun tjetër. I vogël ka bërë edhe tercinin, por formacioni aty mund ta kushtëzojë. Me karakteristikat që ka mund të jetë i dobishëm për Inter që rrezikon të jetë i pabalancuar. Ka të dhëna teknike të mira që e çojnë të bëjë driblime dhe një lloj loje interesante. Në përgjithësi është një lojtar i kompletuar dhe mbi të gjitha, (dhe që është e rrallë në Seria A) kërkon të jetojë momentin më të mirë në karrierën e tij.
Jashtë fushe është i njohur për format e trupit të tij. Shumë persona shtrojnë pyetjen: Si mund të kem një trup si Shaqiri. Në Kosovë, shkon 2 herë në vit ku thotë se ka lënë “50% të zemrës së tij”. Është mysliman, por edhe simbol i integrimit. Feston fundin e Ramazanit, por edhe Krishtlindjet. Tani tej Inter po presin dhurata. Në fushë./Lapsi.al përktheu nga Gazzetta dello Sport/
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi