Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nehat Shaqiri:Tahiraj: Thaçi njeriu më i fuqishëm politikisht. Këtë fuqi ia jep nëntoka e krimit e cila u legjitimua në Kuvend

Shko poshtë

Nehat Shaqiri:Tahiraj: Thaçi njeriu më i fuqishëm politikisht. Këtë fuqi ia jep nëntoka e krimit e cila u legjitimua në Kuvend Empty Nehat Shaqiri:Tahiraj: Thaçi njeriu më i fuqishëm politikisht. Këtë fuqi ia jep nëntoka e krimit e cila u legjitimua në Kuvend

Mesazh nga Agim Gashi Thu Dec 11, 2014 7:41 pm

Nehat Shaqiri:Tahiraj: Thaçi njeriu më i fuqishëm politikisht. Këtë fuqi ia jep nëntoka e krimit e cila u legjitimua në Kuvend


Nehat Shaqiri:Tahiraj: Thaçi njeriu më i fuqishëm politikisht. Këtë fuqi ia jep nëntoka e krimit e cila u legjitimua në Kuvend Largea_unnamed1418289274


Saim Tahiraj, veprimtari i hershëm i LDK-së në diasporë, bashkëluftëtarë dhe bashkorganizator i luftës në Kosovë me Sali Çekajn, thotë për gazetën “Bota sot” se, formimi i institucioneve të shtetit nga dy partitë më të mëdha dhe më të armiqësuara politikisht, ku akuzonin njëra tjetrën me akuzat më të rënda, ku LDK-ja akuzonte PDK-në për të gjitha vrasjet që ndodhen gjatë dhe pas luftës e ku u vranë shumë figura të rëndësishme të sajë, pastaj për krim të organizuar, hajni dhe kapje të shtetit, është një nder veprimet më të këqija dhe më vetëvrasëse që ka bërë ndonjëherë lidershipi i sajë më në krye Isa Mustafën.
“Ky veprim i papërgjegjshëm i Isa Mustafës dhe klanit të tij e tradhtoj votën e elektoratit të LDK-së në mënyrën më të poshtër të mundshme. Të gjitha premtimet e tij dhënë këtij elektorati i shkeli poshtërsisht pa ju skuqur fare fytyra e tij, por madje tani po del krenarë se gjëja ka fituar postin e kryeministrit me të cilën përpiqet për ti arsyetuar të gjitha dështimet dhe humbjet që i përjetoj që nga zgjedhjet lokale e gjerë më sot”, potencon ai.
Tahiraj pohon se, posti i kryeministrit për Isa Mustafën do të jetë një postë kukull, pa kurrfarë fuqie politike dhe ekzekutive.
“Kjo është për një arsye shumë të thjeshtë se afër tij si zëvendëskryeministër dhe shef të diplomacisë do ta ketë njeriun me të fuqishëm politikisht Hashim Thaçin. Këtë fuqi ja japë nëntoka e krimit e cila po vepron tani e njëzet vite më parë dhe e cila u legjitimua nga kuvendi i Kosovës dhe u vua në ballë të tij duke i votuar dy personat kryesorë që e udhëhoqën këtë nëntokë me dekada dhe të cilët mbajnë të gjitha përgjegjësit për vrasjet politike që ndodhën gjatë dhe pas luftës ku pjesa më e madhe e të vrarëve ishin udhëheqës politik dhe ushtarakë të institucioneve që kishte themeluar vetë LDK-ja”, thotë Tahiraj.
Ai shton se, fatkeqësia më e madhe është se këta dy shefa të organizatës më famëkeq të quajtur SHIK u votuan nga deputet të LDK-së dhe kështu përfundimisht legjitimuan këtë organizatë kriminale dhe nga ajo ditë do të udhëhiqen nga ajo.
“Isa Mustafa pavarësisht se është kryeministër dhe ka disa ministra nga radhët e LDK-së, por edhe ato poste të institucioneve tjera që do i merr, kurrën e kurrës nuk do mundë të i ndryshoj gjërat dhe të i luftoj të gjitha të këqijat që i ka sjellë kjo qeveri me nëntokën e sajë të quajtur SHIK, por do të ndodhë krejtësisht e kundërta aji dhe klani i tij tani e tutje do jenë pjesë e pandarë e kësaj kaste kriminale tani më të legjitimuan me votat e LDK-së dhe detyrimisht do i zbatojnë vetëm urdhrat e shefave të tyre e që janë në krye të të gjitha institucioneve më të rëndësishme të Kosovës”, deklaron ai.
Mes tjerash ti thotë se, kjo do të ndodhë edhe me AKI-në e cila moti është pushtuar nga nëntoka. Sipas tij, tani e tutje të gjitha institucionet më vitale të shtetit janë të pushtuara nga kjo organizatë kriminale në mënyrë legale, madje me votën e deputetëve të LDK-së dhe të dirigjuara nga Mustafa dhe kështu do të veprojnë në mënyrë shumë të koordinuara, shumë prefekte.
“Ata do ti mbyllin të gjitha krimet e të gjitha llojeve, duke i pastruar të gjitha gjurmët dhe kështu do i kemi në pushtet edhe për një kohë deri sa të dali ndonjë forcë e cila do e ketë guximin me u përballë me këtë forcë kriminale. Kjo luftë nuk do jetë aspak e lehtë, pasi që ma rrënjët i ka thellë në të gjitha poret e jetës në Kosovë”, thotë Saim Tahiraj.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi