Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nehat SHAQIRI:Pse nuk e vizitoi kryeministri Thaçi odën e Jasharajve?[/

Shko poshtë

Nehat SHAQIRI:Pse nuk e vizitoi kryeministri Thaçi odën e Jasharajve?[/ Empty Nehat SHAQIRI:Pse nuk e vizitoi kryeministri Thaçi odën e Jasharajve?[/

Mesazh nga Agim Gashi Sat Nov 30, 2013 12:01 am

Nehat SHAQIRI:Pse nuk e vizitoi kryeministri Thaçi odën e Jasharajve?
 
 
Nehat SHAQIRI:Pse nuk e vizitoi kryeministri Thaçi odën e Jasharajve?[/ Largea_hashim-thaqi1385757659
 
Kryeministri Hashim Thaçi dje gjatë festës së flamurit dhe ditës se Pavarësisë së Shipërisë ka bërë homazhe në kompleksin Memorial në Prekaz, por për dallim nga Kreu i LDK-së Isa Mustafa, Thaçi nuk ka shkuar fare në Odën e Jasharajve. Në fakt, Thaçi ka kohë që i ka ndalë vizitat në Odën e kësaj familjeje për shkak të raporteve gjithnjë e më të ftohta me këtë familje. Për këtë çështje për “Botën sot” kanë folur politikan dhe analistë, të cilët thonë se nëse dikujt i ndalohet hyrja në odën e Jasharajve, ai person me gjëra kombëtare nuk i ka punët mirë.
Ish deputeti i Parlamentit të Kosovës, Gani Geci thotë për “Botën sot” se ata që thirreshtin në emër të luftës së lavdishme dhe që thirreshin në emër të instituciioneve kishin marrëveshje me LPK-në kundër Presidentit Rugova dhe nuk mbështetën komandantin Adem Jashari.
“Hashim Thaçi dhe ata që janë thirr në emër të luftës së lavdishme, por edhe Isa Mustafa e Bujar Bukoshi i kanë borgj Familjes Jashari edhe presidentit të ndjer Ibrahim Rugova, dikur këta që thirreshin në emër të Institucioneve i ndalen Financimin presidentit Rugova, sepse kishin marrëveshje të msheft me LPK-në kundër Presidentit, dhe as Isa e Bukoshi e as LPK që thirrej në emër të UÇK-së nga Zvicërra nuk e financuan dhe nuk e mbështetën as Komandantin LegjendarAdem Jashari bile edhe ato pak financa që i kishte mbledh LDK-ja dhe i kishte dhën familjes Jashari në Gjermani këta të LP-së nuk i dërguan kurrë te Adem Jashari dhe Adem Jashari mbeti nënë mëshiren e fatit dhe fuqisë ushtarake të Serrbisë që më 05 mars 1998 u flijua për lirin e këtij vendi me gjithë familjen”, thotë Geci.
Ai thotë se pas vdekjes së Ademit, ata filluan të thirrën në emër të familjes së tij dhe u bërën milioner ku menjëherë pasi që u bërën milioner u vëra ministry i Mbrojtjës, Ahmet Krasniqi.
“Pas vdekjes ata të Zvicrrës fillun të thirren në emërin e kësaj familje Legjendare dhe bënë milionat në emër të liris bile milionave të tyre iu shtuan edhe milionat e tjerë që ua dha Isa Mustafa e Bujar Bukoshi dhe menjëherë pas marrjës së ktyre milionave u vëra ministri i Mbrojtjës, Ahmet Krasniqi dhe tash kur kanë fillua të dalin në shesh të vërtetat dhe nuk kanë nevojë më për këtë familje normal që nuk shkon ndërsa ata që tani po shkojnë nuk janë hiq më të mirë se ata që nuk po shkojnë në Kullën e Jasharajve, sepse dikur ishin Ministra financash dhe shumë let do e kishin më i ndihmua këtë familje. Unë mendojë se kryetarët e partive politike nuk kanë çka lypin ma te dëshmoret, sepse ato i përmendin vetëm kur ju duhen për më i mbush kutiat e votimit e më vonë me i mbush gjepat me pare të hajnive në emër të shtetit”, thekson Geci.
Kurse ish agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari thotë për “Botën sot” se koha e Hashim Thaçit ka përfunduar.
“Arsyt i dinë ata, por jo fort larg do ketë arsye as Drenicë mos me shkua. Por një e di mirë, atij që i mbyllën dyrtë e Jasharve nuk i ka punët mirë me shumë gjëra sidomos kombëare. Koha e Hashim Thaçit ka përfundur me qenë i menqur dhe i sinqert kish dhënë dorëheqje menjëherë dhe kurrë më në jetë nuk do mendoja për politikë, sepse Kosovës i ka sjell vetëm mjerim”, thotë Miftari.
Kurse analisti Hazir Gashi, thekson për “Botën sot” se kryeministi Thaçi nga luftëtarë u transformua në një neri që me çdo kusht mudohet ta mbaj pushtetin.
“Ne të gjithë jemi dëshmitarë të transformimit kameleon të Kryeministrit tonë nga një luftëtarë udhëheqës për liri dhe pavarësi, deri në njeriun që për arsye të njohura dhe të panjohura për qytetarët e Kosovës, me çdo kusht dëshiron dhe deri më tash ia ka arritë qëllimit të mban pushtetin në duart e tijë dhe klikës së dyshimtë me të cilën është lidhë dhe udhëheqë vendin pa pas ndonjë pengues të madh pos idealistëve të pa fuqi të Vetëvendosjes”, thotë Gashi.
Gashi pohon se kryeministri Thaçi e nënçmoi shtëpinë e Jasharajve. “Lojërat e pista të tijë dhe bashkpuntorëve të tijë, u dëshmuan pastër nga pamjet e xhiruara në aferën "pronto"! Edhe aty pos bashkpuntorëve të deridjeshëm ai nënçmoi edhe vlerën dhe fuqinë e shtëpisë heroike të Jasharëve! Dhe tash po të hante fjalët e tijë edhe pse kjo nuk do të më befasonte, do të ishte dëshmia e fundit se këtijë njeriu nuk i ka mbet më fare yndyrë në fytyrë! Kështu që nuk e kam marrë si befasi mosshkimin e tijë tek familja e Jasharëve me rastin e festës së Flamurit, por prognozoj që në rast të nevojës për zgjedhje apo situata të ngushta politike, atëherë me siguri që do tëpërulet dhe do të shkoj në Prekaz, sikur të mos ket ndodh gjë mes tijë dhe famijes së heroit legjandar "Adem Jashari", thotë Gashi.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi