Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lepaja: Protestat janë me motive të drejta, por të panevojshme!

Shko poshtë

Lepaja: Protestat janë me motive të drejta, por të panevojshme! Empty Lepaja: Protestat janë me motive të drejta, por të panevojshme!

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jan 23, 2015 11:26 pm

Lepaja: Protestat janë me motive të drejta, por të panevojshme!


Lepaja: Protestat janë me motive të drejta, por të panevojshme! Largea_leppp1422042450


Analisti Fadil Lepaja, duke iu referuar ministrit Aleksandar Jabllanoviq, thotë se nuk ia vlen humbja e kohës me deklaratat e një personi të papërgjegjshëm, të papjekur dhe të frustruar, i cili nuk ka asgjë t’u ofrojë qytetarëve të këtij vendi përpos urrejtjes dhe konfliktit.
Sipas tij, protestat e nesërme janë të ligjshme, me motive të drejta, por të panevojshme!
“Nuk duhet të lejojmë që çdo këndes parapolitik të mundet të provokojë protesta të pafundta. Një deklaratë e një njeriu qëllimkeq dhe arrogant, dhe populli fillon me i blloku proceset e rëndësishme për vendin. Nuk mendoj se duhet të ndikohemi nga këto”, ka shkruar Lepaja në profilin e tij në Facebook.


Sipas tij, Qeveria e Kosovës duhet të ngrijë të gjitha vizitat kolektive nga Serbia, me autobusë të përcjellë me dhjetëra policë, të cilat qytetarët e Kosovës i ndjejnë si provokacion.
“Fatkeqësisht, askush prej shtetit serb s'ka kërkuar publikisht ndjesë për krimet e makinerisë paraushtarake dhe ushtarake serbe në Kosovë. Ata duan të provokojnë e jo të bashkëpunojnë me qeverinë e Kosovës për të zgjidhur problemet. Qeveria e Kosovës dhe ajo e Serbisë duhet qe të punojnë bashkë që të zbardhet fati i të gjithë qytetarëve të Kosovës, të zhdukur gjatë luftës, dhe në vend se të bllokojnë duhet të bëjnë garë se cili do të bëjë më shumë në këtë drejtim”, thekson Lepaja.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi