Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

AGIM GASHI-DY KANGË QË E MERITOJNË KËNGËN!

Shko poshtë

AGIM GASHI-DY KANGË QË E MERITOJNË KËNGËN! Empty AGIM GASHI-DY KANGË QË E MERITOJNË KËNGËN!

Mesazh nga Agim Gashi Tue Feb 24, 2015 12:31 am

AGIM GASHI-DY KANGË QË E MERITOJNË KËNGËN! 10941030_10152731806339077_1252746124140016423_n




AGIM GASHI-DY KANGË QË E MERITOJNË KËNGËN!



KANGË PËR FERID AGANIN


Kqyr Ferid Aganin, 
Trimin çka po ban, 
N´maje të minares
Hypi thrret ezan.


Po e thrret ezanin
T´smutit mi qit fare, 
Veç a i mushen trimit, 
Xhepat plot me pare.

Pare merr për veti
Pare kah Turqia, 
Do për vlla Petrovskin, 
Nga Maqedonia.

Mos i kqyrni burrat
Në safin e pare,
Se shneten e popullit,
Ta qesin n´Pazar.

Fusha e Kosovës
Fushë mori virane, 
Qysh Ty ministria 
T´bani kasaphane.

T´bani kasaphane
E ta prishi gjakun, 
Vjen Ferid Agani
Me Sulltan Muratin.

Shqiptar të Kosovës, 
Kur të thrret ezani, 
Runi zemrat, runi, 
Na Ferid Agani.

13.10.2014
Düren


KANGË PËR GËZIM KELMENDIN-

Sa shumë dhi e cjep dolen prej këtij vendi
Mjekrr cjap Kosove ky Gezim Kelmendi
Kush kujton se asht´ nip sternip i Nores,
I ka dale cjapi, Kosoves prej dores.

Trupi në Kosovë, koken në Turqi
E pret Erdogani për taravi.
Gëzim mjekrcjapi kuku farë mbiemri,
Nuk dika kush ishte Nora e Kelmendit.

Me ia harru emnin vepren me ia sha,
Shkon puthet me turqit si me i pas vlla.
Nora e Kelmendit si një heroine,
I luftoi turqit e luftoi shaminë.

Ikni ju shqiptare prej Gzim munafikut,
E koriti Noren, hije t´zezë k´tij fisit,
Çohet munafiku si berllog prej dheut,
Me Sulltan Muratin m'i ra Skenderbeut.

Kush del shqiptar e fetar e burrë
Me Gëzim Kelmendin nuk falet ma kurrë.
Se mohus të kombit nuk duron xhamia,
Hapni zemrat motra, mos qitni shamia.

14.10.2014
Düren
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

AGIM GASHI-DY KANGË QË E MERITOJNË KËNGËN! Empty Re: AGIM GASHI-DY KANGË QË E MERITOJNË KËNGËN!

Mesazh nga Agim Gashi Thu Nov 05, 2015 11:19 pm

AGIM GASHI-DY KANGË QË E MERITOJNË KËNGËN! U1_GezimKelmendi
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi