Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sokol Dobruna: Pyetne Ramush Haradinajn a ka votuar ai për emërimin tim Kryetar i Gjykatës Ushtarake të UÇK-së!

Shko poshtë

Sokol Dobruna: Pyetne Ramush Haradinajn a ka votuar ai për emërimin tim Kryetar i Gjykatës Ushtarake të UÇK-së! Empty Sokol Dobruna: Pyetne Ramush Haradinajn a ka votuar ai për emërimin tim Kryetar i Gjykatës Ushtarake të UÇK-së!

Mesazh nga Agim Gashi Fri Feb 27, 2015 6:28 pm

Sokol Dobruna: Pyetne Ramush Haradinajn a ka votuar ai për emërimin tim Kryetar i Gjykatës Ushtarake të UÇK-së! Sokol-dobruan



Sokol Dobruna: Pyetne Ramush Haradinajn a ka votuar ai për emërimin tim Kryetar i Gjykatës Ushtarake të UÇK-së!  [size=40]    [/size]

Në periudhën prej 7 shtator deri më 16 dhjetor 1998 kam qenë zëvendëskomandant për moral i Ramush Haradinajt në ZO të Dukagjinit – Ramushi e ka ditur që unë po shkoj në Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së- Mua më ka zgjedhur Shtabi i përgjithshëm i UÇK-së për kryetar të Gjykatës ushtarake – Pyetne Ramushin a ka votuar për emërimin tim në krey të Gjykatës Ushtarake  në mbledhje të Shtabit…
 
Bisedoi Bajrush Morina
Bota press 27 shkurt

 
Sokol Dobruna është aktualizuar edhe një herë në opinion jo vetëm si emër por edhe si person  juridik i cili në fillim të vitit 1999 ka marrë një vendim kriminal për ditën e sotme: vendimin për pushkatimin e Blerim Kuçit, ish-komandant Brigade gjatë kohës së luftës nën uniformë të UÇK-së, bashkëluftëtarë dhe bashkëpunëtor i i ngushtë i Ukë Bytyçit, biznesmen, sekretar i përgjithshëm i LDK-së, ministër i Brendshëm nga LDK-ja në bashkëqeverisje me AAK-në, ish-kryetar i komunës së Suharekës si kandidat i AAK-së, zyrtar i lartë i AAK-së etj. etj.
Sokol Dobruna dhe Blerim Kuçi gjatë kohës së luftës janë përballur me njëri-tjetrin në rrethana tepër të rënda. I pari me vendim të shkruar për pushkatim, i dyti i dënuar me dënimin më të rëndë, i mbajtur në arrest nga njësia speciale e UÇK-së, bashkë me disa bashkëluftëtarë të tjerë, në mesin e tyr edhe Ukë Bytyçi!
Por, në qoftëse në fillim të vitit 1999 Sokol Dobruna e Blerim Kuçi kanë qenë, i pari kryetar i Gjykatës Ushtarake të UÇK-së, e i dyti i akuzuar dhe i dënuar më vendimin me të rëndë nga ky person dhe nga kjo Gjykatë, që të dy, edhe Sokol Dobruna edhe Blerim Kuçi kanë pasur dje dhe kanë sot një shef të përbashkët: Ramush Haradinajn!
Sokol Dobruan ka qenë zëvendëskomandant për moral i Shtabit Operativ të Zonës së Dukagjinit!
Bkerim Kuçi sot ëshë sekretar organizativ i AAK-së!
Ramush Haradinaj ka qenë komandat i ZO të Dukagjinit!
Ramush Haradinaj është kryetar i AAK-së.
Në një intervistë ekskluzive për Bota press, Dobruna rikujton edhe njëherë momente të kohës së luftës me të cilat deklarata, i demanton përpjekjet e AAK-së për të “hedhur gurin e për të fshehur dorën” dhe belbëzimet e Blerim Kuçit duke e quajtur “lopë të plakur” ish-zëvendëskomandantin e ZO të Dukagjinit!
Rikujtojmë se AAK përmes një deklarate për opinion “… shpreh shqetësim për insinuatat anakronike, të dëmshme dhe plotësisht të pavërteta për një personalitet kombëtar, siç është Blerim Kuçi. Aleanca vlerëson se nxitja e debateve të tilla, e sponsorizuar nga njerëz që duan t’i largojnë mëkatet nga vetja, është fyese dhe e dëmshme.“Aleanca është e befasuar se si mund të ndodh në vazhdimësi që, njerëzit që dikur i kanë shërbyer vendit, ta fusin veten në situata të tilla. Aleanca i rikujton gjithë opinionit publik, kudo, që familja Kuçi me gjenerata i ka shërbyer vendit dhe kombit dhe njëjtë ka vepruar edhe Blerim Kuçi, si një patriot dhe luftëtar i lirisë. Aleanca mburret që në radhët e veta ka një njeri të tillë”, thuhet në komunikatën e AAK-së.
Por këtë shqetësim të AAK-së e ka demantuar vetë Sokol Dobruna. Me “dy fjalë”  ai ka treguar gjithë prejardhjen “lëmshin” e quajtur “Blerim Kuçi”

 
Bota press; Zot Dobruna cili ka qenë pozicioni i juaj në ZO të Dukagjinit?
 
S.Dobruan: Unë prej  7 shtatorit të vitit 1998 e deri më 16 dhjetor të po këtij viti kam qenë Zëvendëskomandant për moral në ZO të Dukagjinit.
 
Bota press: Komandant i kësaj zone ka qenë Ramush Haradinaj…?
 
S.Dobruna: Po unë kam qenë zëvendëskomandant i Ramushit…
 
Bota press: A ka qenë në dijeni Ramush Haradinaj për avansimin tuaj në krye të Gjykatës Ushtarake të UÇK-së?


S.Dobruna: Shihni, unë në SHP të UÇK-së kam shkuar si shef i Shërbimit Juridik në Shtab…Më pas jam zgjedhur kryetar i Gjykatës Ushtarake të UÇK-së?
 
Bota press”…Pra Ramush Haradinaj ka qenë në dijeni për avansimin tuaj në SHP të UÇK-së?
 
S.Dobruna: Po ka qenë në dijeni. Bile më ka thënë “Baca Kolë mos më le se kam nevojë për ty shumë në këtë kohë!’ Unë i kam thënë se po shkoj që të shtoj unitetin ushtarak të UÇK-së. Ramushi është pajtuar.
 
Bota press: Ju jeni zgjedhur kryetar i Gjykatës Ushtarake më vendim të SHP të UÇK-së. Anëtar i SHP të UÇK-së ka qenë edhe Ramush Haradinaj. A jeni në dijeni se a ka votuar Haradinaj për zgjedhjen tuaj në krye të kësaj Gjykate?


Dobruna: Nuk e di saktësisht se kanë kaluar 16 vjet nga ajo kohë. Me siguri po, por për më mirë pyetne Ramushin ju tregon.
 
Bota press; A e keni biseduar me Ramush Haradinajn çështjen e Blerim Kuçit?
 
S.Dobruna: Po e kam biseduar!
 
Bota pess: Cili ka qenë mendimi i Haradinajt për Blerim Kuçin në këto biseda?
 
Dobruna: Eh tash ka kaluar një kohë e gjatë, nuk më kujtohet…nuk mund të them detaje të tilla. Por e di se e kam biseduar me Ramushin këtë çështje…
 
Bota press: Do të thotë ju keni qenë në kontakt me Ramush Haradinajn në kohën sa keni qenë kryetar i Gjykatës Ushtarake të UÇK-së?
 
S.Dobruna: Po kam qenë…
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi