Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

ARIF MOLLIQI:NGA DITARI I BOKSHI BARUTIT

Shko poshtë

ARIF MOLLIQI:NGA DITARI I BOKSHI BARUTIT Empty ARIF MOLLIQI:NGA DITARI I BOKSHI BARUTIT

Mesazh nga Agim Gashi Mon Mar 02, 2015 2:27 pm

ARIF MOLLIQI:NGA DITARI I BOKSHI BARUTIT 10885306_959495260746859_7367317361082634547_n

ARIF MOLLIQI:NGA DITARI I BOKSHI BARUTIT


ARIF MOLLIQI:NGA DITARI I BOKSHI BARUTIT Lista-e-t%C3%AB-propozuarve-nga-OVL-U%C3%87K-p%C3%ABr-pranim-automatik-n%C3%AB-Universitet-280x250ARIF MOLLIQI:NGA DITARI I BOKSHI BARUTIT Vetee

V


Sot unë e shënova më kënaqësi në ditarin tim edhe një fitore. Pa ndonjë mundim të madhe arrita qe unë dhe i gjithë akraballëku i im (Bokshi, Topuzi, Brryli, Prenka e disa të tjerë...), të marrim statusin e Veteranit të Luftës...
Këtë status nuk e morëm rastësisht:


1.-Unë Bokshi, gjatë luftës, edhe para e pas saj, isha dhe jetova në Hamburg të Gjermanisë. Luftën e kam përjetuar vetëm përmes televizionit, protestave që organizonin herë të majtët e, herë të djathtët e lëvizjeve tona patriotike në mërgim. Poashtu kam marrë pjesë aktive në tubimet e tyre kur mblidhnin para herë për fondin “Vendlindja kuket”, e herë për qeverinë e babaxhan Bukoshit... por, për asnjërin nuk kam dhënë para...

2.-Topuzi, sado që në vitin 1998-1999 ishte vetëm 13 vjeç, më ndihmën e djalit të hallës së dajës së çikës së tezës, sot është veteran i luftës. Brryli ka lindur në Malmo të Suedisë në vitin 1986, dhe për herë të parë Kosovën e ka vizituar në vitin 2005. Fatkeqësisht Topuzi s´di të flas as shqip sa qe kur e flet fjalën; Ushtria Çlirimtare e Kosovës, njeriu plaset duke qeshë.

3.-Prenka, e gëzon statusin e veteranit të luftës dhe atë të invalidit të luftës fal zotësisë se tij prej kasapi që edhe mishin e qengjit e pjekë mirë... Duke i pëlqye ky mish qengji dhe bakshishi që e mori komandanti i UÇK-së, i lagjes “Tap-honet” nga Prenka, komandanti dëshmoj në idealin e tij se Prenka ishte në vijën e parë të te gjitha betejave që ai ka zhvilluar me ushtarët e tij ku edhe u plagos. Mirëpo, nga një dokument shumë origjinal vërtetohet se Prenka në vitin 1998, ka dal në pension të parakohshëm, sepse në vendin e punë si kasap në fabrikën e mishit në Gutasllo, ka lënduar dorën gjë që ia amputojnë (ia këpusin), dhe në gjendje të tillë ai gjatë viteve 1998 dhe 1999 e ka kaluar nëpër spitale dhe rehabilitim....

4.-Brryli, është shpall veteran lufte falë mbesës se tij që është e martuar më vëllanë e gruas së komandantit të Zonës operative 000... Murrizi gjatë viteve 1998-1999, ishte 70 vjeçar dhe në qershor të vitit 1998 me sugjerimin tonë ka marrë gjithë familjen dhe ka jetuar në Durrës. Edhe dy muaj pas përfundimit të luftës, ai mezi është kthye në Kosovë sepse kishte marrë të trembur nga krismat e armeve....

Mendoi se kemi arsye që familja e jonë të përkrah komisionin për verifikimin e veteranëve të luftës sepse, familja e jonë arriti të futet në radhët e atyre familjeve që kanë kontribuar më se shumti për çlirimin e Kosovës...

(Boksh Baruti më nënshtetësi dhe pasaportë Gjermane)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi