Me thirrjet “Meta Ik” ka nisur në orën 11.00 në sheshin Skënderbej, ashtu siç ishte planifikuar protesta e opozitës. Me qindra e mijëra qytetarë jo vetëm nga kryeqyteti por edhe nga rrethet i janë bashkuar thirrjes së opozitës në një marshim përgjatë bulevardit kryesor dëshmorët e Kombit për largimin e kryetarit të Kuvendit Ilir Meta. Protesta nisi me fjalën e djalit të Qazim Zelës, të vetëvarurit në burgun e Rrogozhinës, i cili ishte burgosur për faturat e energjisë elektrike.Para mijëra protestuesve ai deklaroi se pavarësisht që të atin e damkosën si vjedhës të energjisë ai nuk ishte i tillë. Pas tij e mori fjalën deputeti demokrat Arben Rstani dhe kreu i grupit parlamentar Edi Paloka.