Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nga Selimllari te Bleona, ja femrat me të cilat kaluan natën e fitores futbollistët (Foto)

Shko poshtë

Nga Selimllari te Bleona, ja femrat me të cilat kaluan natën e fitores futbollistët (Foto) Empty Nga Selimllari te Bleona, ja femrat me të cilat kaluan natën e fitores futbollistët (Foto)

Mesazh nga Agim Gashi Sun Apr 05, 2015 1:56 pm

Nga Selimllari te Bleona, ja femrat me të cilat kaluan natën e fitores futbollistët (Foto)


Nga Selimllari te Bleona, ja femrat me të cilat kaluan natën e fitores futbollistët (Foto) Largea_bleona-cana1428223242




Nga Selimllari te Bleona, ja femrat me të cilat kaluan natën e fitores futbollistët (Foto) Fetsa%20fitores1
Panorama Plus”, suplementi i se shtunes ne gazeten “Panorama” zbardh detaje nga festa e djemve te Kombetares pas fitores se ndeshjes me Armenine. Cilat ishin femrat e njohura e te bukura te ekranit perkrah futbollisteve ne ate nate feste.
Pasi sheh fotot, nuk të mbetet gjë tjetër vetëm të huazosh shprehjen e komentatorit Shakohoxha, të modifikuar natyrisht: “O Zot, shpëtoji nga femrat lojtarët e Kombëtares sonë të futbollit!”.
Eh sa bukur është të jesh fitues, të gjithë të duan, para fiton dhe mbi të gjitha rrethohesh nga femra të bukura. Kështu ka ndodhur me ekipin tonë kombëtar të futbollit të dielën në darkë, pas mbarimit të ndeshjes Shqipëri-Armeni, i cili u mbyll me rezultatin 2-1.
Fitoren ekipi ynë e ka festuar te “Crazy Calvin”, lokali i natës, i cili menaxhohet nga këngëtarja e mirënjohur Aurela Gaçe. Atë natë djemtë kanë festuar deri në mëngjes.
Ajo që të binte në sy, është se ata nuk janë kursyer në konsumimin e alkoolit dhe duhanit, natyrisht jo të gjithë.
Në tavolinën e Armando Dukës, kryetarit të FSHF, janë ulur krahas Nard Kokës, edhe Bleona Qereti dhe Valbona Selimllari. Vajzat bukuroshe kanë dashur të festojnë bashkë me to dhe të marirn të plotë mes tyre emocionin e fitores.
Nuk kanë mbetur më pas të tjera vajza bukuroshe, që janë edhe pjesë e programeve sportive. Kështu, pranë sportistëve janë shfaqur ish-velina Vjola Spiro, që sot është pjesë e programeve të sportit, si dhe Ilda Bejleri, edhe ajo moderatore sportive.
Ka pasur shumë emra të tjerë të njohur, si dhe janë parë mjaft aktorë të “Portokalli”-së, të cilët me siguri që fitoren e ekipit tonë do e bëjnë pjesë të “Portokalli”-së, që do transmetohet nesër në darkë.
Nuk ka munguar në këtë festë të jashtëzakonshme as komentatori legjendar, Dritan Shakohoxha, i cili i lutej Zotit në transmetim direkt që ekipi ynë të fitonte, ndërkohë që djemtë e kishin mbaruar më parë punën me lutjet në një xhami.
Por në këtë festë nuk ka munguar as vëllai i Kryeministrit Edi Rama, Olsi, i cili ka jetuar për shumë vite në Amerikë. Me sa duket, Olsi është një tifoz i Kombëtares, sepse siç e dimë ai ishte pjesë e atij delegacioni të vogël në ndeshjen e Beogradit, që u shoqërua me incidente.


Dhe vjen një moment që Rama dhe Berisha bëhen bashkë


Por kjo ndodh vetëm në futboll, jo në politikë. Në darkën e festës së fitores së Shqipërisë me Armeninë. Olsi Rama, vëllai i Kryeministrit Edi Rama, është fotografuar nga paparazzi ynë në shoqërinë e portierit të Kombëtares, Etrit Berisha. Ndërsa në jetën e përditshmë ne as do kemi ndonjëherë mundësinë të shohim në këtë pozicion, të përqafuar, Berishën me Ramën e politikës.
Nga Selimllari te Bleona, ja femrat me të cilat kaluan natën e fitores futbollistët (Foto) Fetsa%20fitores2

Nga Selimllari te Bleona, ja femrat me të cilat kaluan natën e fitores futbollistët (Foto) Fetsa%20fitores3Nga Selimllari te Bleona, ja femrat me të cilat kaluan natën e fitores futbollistët (Foto) Fetsa%20fitores4Nga Selimllari te Bleona, ja femrat me të cilat kaluan natën e fitores futbollistët (Foto) Fetsa%20fitores5Nga Selimllari te Bleona, ja femrat me të cilat kaluan natën e fitores futbollistët (Foto) Fetsa%20fitores6Nga Selimllari te Bleona, ja femrat me të cilat kaluan natën e fitores futbollistët (Foto) Fetsa%20fitores7
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi